-
VIDEO
Inceneratorët/ Meta: Në vend të prangosin ato që kanë dokumentet, kapin vibratorët e shokëve
Ilir Meta nga Kuçova tha se miliona euro nuk po shkojnë për shqiptarët, por po vidhen nga kryeministri Edi Rama.
“10 mln euro në vit shkon për inceneratorët në Tiranë dhe nga aty shkon te ofshorët te Rilindja atje, dhe pastaj fillojnë hetimet dhe në vend të kapin ata që kanë letra, po kapin vibratorët e shokëve, ndërkohë që 430 mln euro vidhen dhe shpërdorohen në vend të kthehen në çerdhe dhe kopshte”, tha Meta, referuar një lajmi të publikuar në portale se në një nga vilat e Arben Ahmetajt janë gjetur 3 vibratorë.
-
VIDEO
Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në krye të Kadastrës drejtuesen e re Dallëndyshe Bici, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-drejtuesi Artan Lame. Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre
-
VIDEO
60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, Berisha: Sot ai është më i gjallë se kurrë
'Sot ne jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë të kombit tonë. Njeriut që me guximin e tij, ia doli të kontribuojë më shumë se kushdo tjetër, në përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërrimin e sistemeve, ndërrimin e epokave në Shqipëri. Ditën që e përcollëm në banesën e fundit, nuk vajtuam dhe brohoritëm: Azem, ti je gjallë! Ne jemi sot këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se sot je më i gjallë se kurrë.
-
VIDEO
Lista e PL për kandidatët për Këshillin Bashkiak, Xhixho-Caka: Parlamenti i qytetit do të jetë i hapur për zërin e qytetarëve të Tiranës
Partia e Lirisë disa ditë më parë miratoi listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Lista e cila udhëhiqet nga Silva Caka, Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi BLushi dhe Ana Hazizaj e cila vjen nga forumi rinor ka në përbërje të saj sipas PL profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do të jenë përfaqësues të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.
-
VIDEO
Celibashi: Vendimin për regjistrimin e PD-së e marrim nesër ose pasnesër! Bashës i mbaron afati në orën mesnatë
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashit tha se vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike do ta marrin nesër ose pasnesër, ndërsa afati që Lulzim Basha të dorëzojë kërkesën e me firmën e tij përfundon në orën 12 të mesnatës.
-
VIDEO
Regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve, Celibashi: Nuk ka lidhje me regjistrimin por me administrimin e procesit
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.
“Dua të rikonfirmoj edhe një herë se vendimmarrja e KQZ dhe çfarë ndodh në KQZ është në përputhje me principin që ne aplikojmë sikurse është transparenca e plotë. Ajo vendimmarrje është e imponuar nga rrethanat, lidhet me procedurat që duhet të kryejnë KZAZ-të në bashkitë që kanë një KZAZ që lidhet me regjistrimin e komisioneve nismëtare për kandidatët e pavarur. Vendimet që lidhen me emërimin apo shkarkimin e anëtarëve të KZAZ-ve nuk bëhen gjithmonë në mbledhje publike. Bëhet publikisht vetëm emërimi fillestar.
Edhe në rastin në fjalë, ne i kishim emëruar më parë një pjesë të anëtarëve të KZAZ-ve,. Emërimi është bërë dje në minutën e fundit sepse është dashur të merrnin detyrën më së shumti sekretarët që kanë një rëndësi të veçantë për menaxhimin e procesit. Këtu nuk ka asnjë qëndrim tjetër tej atij që sapo e thashë.
Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ-së personat që është paraqitur nga personi që është legjitim në komunikimin me KQZ-së. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka gjithë legjitimin. Edhe Selia e PD ka legjitimin dhe ndaj ne atje dërgojmë shkresat. Se kush rri në Selinë e PD-së kjo nuk është çështja jonë. Për të mos pasur keqkuptim është e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër dhe më së shumti për regjistrimin e një Partie politike në zgjedhje. Ne e bëjmë këtë sepse kështu duhet bërë, kështu e kërkon ligji”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Sot skadon afati, PD zyrtarisht letër Celibashit: Basha ka dhënë dorëheqjen, dokumentacionin e kemi të plotë! Çështja pritet të përfundojë në KAS
Partia Demokratike me shumë mundësi nuk do të regjistrohet nga Ilirjan Celibashi për 14 majin. 48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për PD që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje.
-
VIDEO
PD në kërkim të kryetarit... ngec në KQZ dhe hetimi ndaj Ahmetaj (10 mars 2023)
Hetimi pasuror ndaj ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollet në banesën e bashkëjetueses së tij, Eriola Hoxha kanë hapur debate të shumta mbi fatin e zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Hetimi ndaj Ahmetajt, gazetari Doçi: BKH po verifikon 6 vila që i përkasin atij! Kume: Ka ndikime nga jashtë! Karaj: Të përqendrohen tek lidhja me Zoton
Hetimi pasuror ndaj ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollet në banesën e bashkëjetueses së tij, Eriola Hoxha kanë hapur debate të shumta mbi fatin e zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
PD rrezikon të mos regjistrohet nesër! 2 orë e 30 minuta takim me deputetët, grupi i Alibeajt nuk ndryshon qëndrim për vendimin e KQZ: Basha ka ikur
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk do të ndryshojë qëndrim përsa i takon kërkesës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha për të bërë regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Berisha në Kavajë akuzon Ramën: Ka kryer genocid ndaj shqiptarëve! Vendimi për të shembur ndërtesat me vjetërsi 50 vjeçare, akt mafioz
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për genocid ndaj shqiptarëve. Në një fjalim para simpatizantëve demokratë në Kavajë, Berisha tha se Rama ka shkelur nenin 3 të Koventës së të Drejtave të Njeriut të miratuar nga OKB, duke krijuar kushtet për largimin e qytetarëve nga vendi ku jetojnë.
-
VIDEO
Alibeaj pas mbledhjes me deputetët: PD do të ndjekë të gjitha procedurat, do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ.