-
VIDEO
‘Tik tak-et e fundit të PD’, debate në Report Tv, Valteri: Do shkojë Luli nesër si Çeço! Shitblerjen e votës e shpiku PL, kush do e votonte atë kokëtul? Avokati: Basha nuk firmos
Mes këtij sfondi të nxehtë, edhe opinionistët apo ata që janë gjendur më pranë situatës në PD dhe PL së fundmi, janë ndarë në dy kampe.Halit Valteri mendon se Partia Demokratike zyrtare, jo vetëm që nuk do bëjë ‘kapriço’ për dokumentacionin që do duhet të paraqesë në KQZ, por madje do bëjë ç’është e mundur për të qenë në zgjedhje
-
VIDEO
Gazetari përplaset me përfaqësuesen e Rithemelimit: Jeni fashista keni uzurpuar selinë e PD-së! Kalaja: Ne s’po gënjejmë, i vetmi që mashtron është Basha
Me debate të ashpra është shoqëruar diskutimi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, mes përfaqësueses së Rithemelimit Adriana Kalaja dhe gazetarit Reldar Deda sa i përket luftës brenda dy kampeve të Partisë Demokratike
-
VIDEO
Berisha merr në mbrojtje sërish Ahmetajn: Le të kontrollojë sënduqet e gruas së tij, por Rama nuk shpëton nga afera e djegësve
Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje ish-ministrin Arben Ahmetaj, pas kontrollit që BKH kreu në vilat e partneres dhe ish-gruas së tij. Sipas tij, le të kontrollohen sënduqet gruas së ish-ministrit, por Edi Rama nuk i shpëton dot nga afera e djegsave të inceneratorëve.
‘Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!’- tha Berisha.
-
VIDEO
Yuri Kim takim me Ilir Metën, ja si e komenton Berisha
Sali Berisha gjatë konferencës për mediat me gazetarët, teksa po sulmonte ambasadoren amerikane Yuri Kim, u pyet në lidhje me takimin e aleatit të tij Ilir Meta pikërisht pak ditë më parë me diplomaten amerikane.
Berisha: Demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Ajo që thoni ju nuk ka sot demokratë të vërtetë. Nuk ka sot qytetarë shqiptar që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Edi Ramës i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës edhe me ngrihem e guvernatores Yuri Kim. Ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën McGonigal. Ka folur për çdo gjë! Ky është një super skandal.
Gazetarja: Yuri Kim u ul me Metën?
Berisha: Në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal Ilir Meta!
Gazetarja: Flas për ambasadoren!
Berisha: Ku i shpreh këtu! Unë po ua shpreh ju dhe të gjithë shqiptarëve! Transparenca dhe qëndrimi para ligjit është një detyrim për cilindo. Koalicioni do të jetë një koalicion përfundimtar. PD e drejton koalicionin s’ka diskutim.
-
VIDEO
Pse nuk jepni dorëheqjen? Berisha: Këtë donte Yuri Kim dhe McGonigal por dështuan bashkë me Ramën
Sali Berisha tha sot se Yuri Kim dhe McGonigal donin që ai të jepte dorëheqjen por sipas tij dështuan pasi PD do t’i fitojë zgjedhjet.
“Këtë mendonte binomi Rama-Yuri Kim dhe McGonigal. Por unë ju thashë që dështuan dhe që do marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë Partia Demokratike. Do të marrin përgjigjen e merituar të gjitha përpjekjet anti demokratike, anti kushtetuese dhe anti shqiptare”, thotë Berisha.
-
VIDEO
Deklarata e Celibashit, Berisha: E dëgjuat si tha ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’
Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe deklaratën dje të komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
“Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk. A e dëgjuat Celibashin që ju tha dje se ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’. Perceptimi im është fitorja është e opozitës dhe ne do të vazhdojmë të jemi vetëm në këtë rrugë. Dhe sigurisht për të dështuar projekti i ‘McGonigal-it me fustan’ për të shkatërruar opozitën”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha refuzon ftesën e Alibeajt: Me pengjet e Ramës nuk negociojmë kurrë
Në konferencën e sotme për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe deklaratën dje të komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
“Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk. A e dëgjuat Celibashin që ju tha dje se ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’. Perceptimi im është fitorja është e opozitës dhe ne do të vazhdojmë të jemi vetëm në këtë rrugë. Dhe sigurisht për të dështuar projekti i ‘McGonigal-it me fustan’ për të shkatërruar opozitën”, tha Berisha.
-
VIDEO
KQZ e la Berishën jashtë zgjedhjeve, Meta takim me ish-kryeministrin në selinë e PD
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Pas Metës, Spahia takim me Berishën në selinë blu
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Sphia është kandidati i Berishës për zgjedhjet vendore. Ky takim i Spahiës me Berishën, vjen pas takimit që ky i fundit pati me Ilir Metën.
-
VIDEO
Ilir Meta pas takimit me Berishën: Çdo kandidat i “Primareve’ është edhe i yni! Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës
Pas takimi pak më shumë se 30 minutash me Sali Berishën, Ilir Meta përsëriti edhe një herë mbështetjen e partisë së tij për kandidatët e Sali Berishës për kryebashkiakë.
-
VIDEO
Përse nuk zgjohet Luli? (9 mars 2023)
Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi i ftuar në studion e emisionit 'Real Story' me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se zgjidhja e vetme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, është që Basha të rikthehet si kryetar i partisë dhe të drejtojë fushatën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 9 mars