-
VIDEO
Kuvend/ Tabaku: Duhet të nxjerrim të vërtetën e këtij skandali të rëndë! McGonigal po hetohet në SHBA, SPAK të marrë shembull
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se fakti që kryeministri sot nuk dha llogari siç duhet për McGonigal është tregues se drejtësia në Shqipëri lë për të dëshiruar. Tabaku thotë se kjo është arsyeja se pse vendi ynë renditet ndër më të korruptuarit në Evropë.
-
VIDEO
Gjiknuri: S’latë gjë pa shpikur edhe përkthimet i interpretoni! E keni ngritur aq shumë Ramën me shpifjet tuaja sa e keni ‘gogol’
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka qenë një ndër emrat e përmendur nga Berisha si të përfshirët kryesor në aferën e agjentit të FBI-së në SHBA. Gjiknuri tha se këto janë shpifje, nga njerëz që nuk ka regjisor që i merr përsipër.
-
VIDEO
Spiropali: Akuzat e Ilir dhe Saliut janë marrëzira, ka ‘faturë’ një Non Grata të tretë! Berisha lë sallën! Ministrja: Të fala Lulit
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar ish kryeministrin Berisha dhe ish kreun e shtetit, ilir Meta por edhe opozitën e përçarë për retorikën e tyre për akuzat ndaj Edi Ramës.
-
VIDEO
Berisha: Nesër protesta madhështore! Nuk ndërhyj në vendimin e gjykatës! S'ka gjyqtar që pranon palë
Pasi doli nga seanca plenare, Sali Berisha vijon të theksojë se protesta e nesërme do të jetë madhështore ndërsa sipas tij nuk ka aspak të bëjë me vendimin e gjykatës për fatin e vulës së PD. Berisha shtoi se vendimin e nesërm nuk mund ta paragjykojë ndërsa thotë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për të shpallur atë që s’është palë.
-
VIDEO
Berisha flet jashtë Kuvendit: Themelore ngritja e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’! Rama mundohet ta mbulojë me retorikë boshe
Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga salla e Kuvendit. Ai tha se Rama foli në Kuvend sikur nuk ndodhi asgjë për atë që e konsideroi ‘super skandali i shekullit’. Ai tha se krijimi i komisionit hetimor për hetimin e lidhjeve të Ramës me McGonigal është themelor.
“Ky njeri nuk ndien përgjegjësinë më miminale ndaj qytetarëve shqiptarë për autorësinë që ka në super skandalin e këtij shekulli ku së bashku me McGonigalin dhe oligarkun rus, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë më të përçmuar dhe të urryer. Nuk mori përsipër, foli sikur nuk ka ndodhur asgjë. Bëri leximin e aktakuzës duke thënë se vendimi i gjykatës amerikane nuk është i vërtetë. Ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo bisedë çdo telefonatë që ky dhe ministrat e tij kanë bërë. Kjo është një çështje që ky mendon se do ta mbyllë me këtë retorikë boshe. Por krijimi i komisionit hetimor është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale. Duhet hetuar gjerësisht veprimtaria e tyre në Tiranë.
Ka një lidhje tjëtër, të pamohueshme, Deripaska. Në vitin 2018 është sanksionuar nga SHBA-të por në Tiranë gjer në vitin 2022 ka marrë pagesa të rregullta për të gjitha kompanitë e tij që shtrihen në 4 anët e vendit. Dhe janë pagesa nga ente shtetërore”-tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha ministrave të qeverisë: Jeni të gjithë nën hetim nga drejtësia e SHBA! Rama foli si një kufomë e pakallur
Ish kryeministri, Sali Berisha tha se përveç kryeministrit Edi Rama, të gjithë ministrat e qeverisë, janë nën hetim nga drejtësia e SHBA për çështjen McGonigal.
Berisha tha se vendimi i gjykatës në SHBA thotë që të gjithë personat me të cilët Rama ka shkëmbyer mesazhe apo telefonata janë nën hetim nga SHBA.
-
VIDEO
Balla: Prokuroria të hetojë 21 janarin! Opozita të mos bëjë budallëqe si në zgjedhjet e tjera, më 14 maj i pret rezultati që se ka parë kurrë më parë
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend duke thënë se opozita po lë seancën plenare se duhet të mbledhë protestues për nesër. Po ashtu, Balla nuk la pa përmendur një audio-përgjim që u publikua dje për ’21 janarin’ duke i bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.
Një koment e kishte edhe për zgjedhjet e 14 majit duke thënë me bindje se opozita do përballet me një rezultat që nuk është parë kurrë.
-
VIDEO
Balla nxori audio përgjimin për 21 janarin, Salianji: Talleni me gjakun e viktimave të asaj ngjarjeje! Rama lexoi ç’i kishin shkruar të tjerët dhe iku
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për replikë pasi Balla nxori në Kuvend audiopëgjimin e publikuar dje. Salianji akuzoi mazhorancën se janë të korruptuar dhe se janë tallur me gjakun e viktimave të asaj ngjarjeje të rëndë. Sa i takon fjalimit të Ramës, Salianji e cilësoi si hartim të dobët dhe të përgatitur në formë të tillë që vetëm të lexonte dhe mos të dilte nga “skaleta”.
-
VIDEO
Rama u largua nga seanca, Bardhi: Foli 45 minuta, nuk tha asgjë dhe iku! Heshti duke u sjellë si një i pandehur, të dorëhiqet dhe të hetohet
Pasi kryeministri Edi Rama u largua nga seanca, deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se gjatë fjalës së tij për 45 minuta nuk dha asnjë përgjigjie. Ai tha se nuk u shpjegua përse Rama kishte pasur një marrëdhënie kaq të ngushtë me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal me të cilin pranoi se kishte darkuar plot 14 herë.
Deputeti tha se Rama ishte sjellë si i pandehur duke heshtur për akuzat ndaj tij, duke shtuar se kryeministri është përfshirë në një prej aferave më të rënda në 30 vitet e fundit.
-
VIDEO
Boçi: Ndërpriteni seancën, s’ka sens të bëhet pa kryeministrin! Erdhi foli këtu me hartim gjimnazi, është debat jo monolog
Deputeti i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka kërkuar të ndërpritet seanca pas largimit të Ramës nga seanca. Boçi thotë se kjo nuk është seancë por hartim i shkollës së mesme.
-
VIDEO
Rama në Kuvend: Këtu ndahen rrugët tona, vijoni me marshimet tuaja! Kali i bardhë, e vetmja qënie që meriton respektin tim në revolucionin tuaj
“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia, ju në rrugët tuaja të rrëzimeve, tërheqjeve zvarrë, marshimeve, baltosjes sime dhe kujtdo rreth meje dhe më keq akoma të Shqipërisë, narkoshtet, regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, bisht pas bishti deri te bishti i kaltër të lirisë. Ai kalë është e vetmja qenia që meriton respektin tim në gërshtetin e bishtave të revolucionit tuaj të radhës. Ju presim më 14 maj për të na mundur sic na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.
-
VIDEO
Ironia e kryeministrit: Pika pika kush e ka qeverisur Shqipërinë! Dolët ju nga Lana e thoni që Amerikën e paloska Rama bashkë me Gonin nga Tropoja e Dori Duçkën
Kreu i qeverisë ka ironizuar të gjitha deklaratat e bëra vazhdimisht në media nga opozita se Edi Rama ka paguar ish agjentin e FBI në bashkëpunim me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.