-
VIDEO
8 deputetë u përjashtuan nga Kuvendi, Berisha: Urdhri u dha nga Edi Rama! Kërkohet konflikt i hapur me përfaqësuesit e 750 mijë votuesve
Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetë të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike, tha se me përjashtimin e tyre nga seancat plenare të Kuvendit, po kërkohej konflikt i hapur.
-
VIDEO
Berisha me deputetët e tij shkon në Kuvend, Garda ndalon në hyrje 8 të përjashtuarit! Ka tensione
Sali Berisha është futur në Kuvend, mirëpo deputetët e tij mbështetës që janë përjashtuar në seancën e kaluar nuk janë lejuar që të futen nga Garda. Bëhet fjalë për 8 deputetë të opozitës, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë.
-
VIDEO
Do të marrë pjesë në seancë plenare, Berisha dhe protestuesit e mbledhur para selisë së PD nisen drejt Kuvendit
Ish kryeministri, Sali Berisha së bashku me një grup protestuesisht u nisën nga selia e partisë Demokratike drejt Kuvendit ku njëkohësisht me seancën plenare, do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar. Kujtojmë se Berisha do të marrë pjesë në seancë plenare ashtu siç e ka deklaruar më herët.
-
VIDEO
U përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, Boçi: 8 deputetët e opozitës do futen në sallë, vendimi u mor në shkelje të rregullores
Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha në mbledhjen e grupit të PD-së se 8 deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi sot do të marrin pjesë në seancë. Ai tha se vendimi për të përjashtuar 8 deputetët ishte jashtë çdo rregulli dhe nuk u respektua rregullorja e Kuvendit dhe për këtë arsye asnjë nga deputetët s’ka përse t’a respektojë ‘dënimin’ dhe do futen në sallë.
-
VIDEO
Takim me Ramën, kryeministri i Bavarisë mbërrin në Kryeministri
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder ka mbërritur në kryeministri. Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë edhe një konferencë për shtyp. Nga ana tjetër, opozita do jetë përballë Kuvendit në protestë.
-
VIDEO
Perla e Flamur Nokës: Revolucioni mund të zgjasë edhe 10 vite
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ditën e shtunë një protestë në të cilën morën pjesë rreth 10 mijë veta, ndonëse ai pati premtuar me krenari se në shesh do të derdheshin 100 mijë vetë për të sjellë revolucionin e për të rrëzuar Edi Ramën.
-
VIDEO
Berisha nga selia blu: Të bashkohemi të gjithë sot para Kuvendit e të vazhdojmë revolucionin
Sali Berisha nga selia blu ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur prej tij sot para Kuvendit. Berisha u ndal sërish tek arrestimi i ish-zyrtarit të Lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin tha se Rama e ka paguar si vrasës me pagesë kundër opozitës në Shqipëri
-
VIDEO
Balla ironizon protestën e thirrur nga Berisha para Parlamentit: Sot janë të tretat e revolucionit se si eci të shtunën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka ironizuar thirrjen e Berishës për protestë para parlamentit ditën e sotme në një kohë kur do të jetë edhe seanca plenare.
“Shqipëria ka ca tradita. Pas dështimit të protestës revolucion të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste bëhen edhe të tretat. Sot janë të tretat. Nuk di pse duhet protestuar para kuvendit meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani do të rrëzojmë edhe Raishtagun”, tha Balla.
-
VIDEO
Sot Kuvend, Berisha paralajmëron 'revolucionin' e dytë! Protesta dhe parlamenti në orën 17:00, Rama s'do jetë prezent, takim me ndërkombëtarët në të njëjtën orë
Seanca plenare e orës 17:00 edhe pse nuk ka parashikuar debate apo diskutime të rëndësishme në rendin e ditës, pritet të jetë e nxehtë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në seancë plenare pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë.
-
VIDEO
Çështja “Babalja”, shtyhet sërish gjyqi për deputetin e PD Ervin Salianji
Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Babalja” në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm
-
VIDEO
Berisha mburret me ‘revolucionin’ e djeshëm: Ishte sukses! Skeptikët të etur për gjak! Parlamenti do ketë protesta në çdo seancë
Përpjekjet për revolucionin që nuk arritën ta bënin të shtunën, demokratët do t’i vijojnë të hënën në kohën kur zhvillohet seanca plenare. Sali Berisha thotë se ata që nuk besojnë në aksionin opozitar, ose janë naivë, ose të etur për gjak.
-
VIDEO
Ironitë e socialistëve për protestën, Berisha: Revolucioni demokratik ishte sukses, skeptikët janë naivë dhe të etur për gjak
Ish kryeministri Sali Berisha ashtu siç pritej, e ka cilësuar protestën e tij si sukses ndërsa për ata që e dyshojnë thotë se janë të etur për gjak. Berisha thotë se prej protestës së tij, të gjithë kundërshtarët e tij politik, u fshehën ndërsa ripërsërit gjithnjë e më tepër termin kontradiktor, ‘revolucion paqësor’.