-
VIDEO
Rama për protestën e opozitës: Unë kam në mendje revolucionin digjital, jo atë për të cilin bëjnë thirrje ata
I pyetur për protestën e opozitës të mbajtur në 11 shkurt dhe thirrjet e opozitës për revolucion, kryeëministri Edi Rama tha se nuk dëshironte të fliste për këtë çështje ndërsa ishte në konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë.
-
VIDEO
Rama për marrëveshjet me Bavarinë: Nuk janë si ato që firmosin partitë këtu! Folëm edhe për bursa për studentët shqiptarë në universitetet bavareze
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të mbajtur me kryeministrin e Bavarisë, tha se në takim u fol edhe për bursat që Bavaria mund të ofrojë për studentët shqiptarë të cilët duan të studiojnë në universitetet bavareze. Ai tha se Shqipëria do të përqendrohet në firmosjen e marrëveshjeve për lidhjen me universitetet mes dy vendeve
-
VIDEO
Kryeministri i Bavarisë: Do hapim një zyrë kontakti në Tiranë për këdo që do të vijë të punojë te ne! Firmosëm disa marrëveshje
Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder është shprehur se do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e BE-së, e ndërsa tha se do të punojnë së bashku në disa drejtime. Ai tha se do të hapet një zyrë kontakti me qëllim që të rritet bashkëpunimi për ata që duan të vijnë për punë në Gjermani.
-
VIDEO
'Shefat e policisë dreka e darka me kriminelë', Meta para protestuesve: Rama tmerrohet nga fjala e lirë (Ndërpret fjalën për të dëgjuar Berishën nga Kuvendi)
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kuvendit. Ai tha se deputetët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur, përfaqësojnë 750 mijë vota të marra në zgjedhjet e 25 prillit.
-
VIDEO
Berisha mbante fjalën në Kuvend, protestuesit jashtë e brohorasin me dy gishtat lart
Gjatë momentit që ish kryeministri Sali Berisha mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, protestuesit jashtë institucionit e kanë brohoritur duke ngritur edhe dy gishtat lart.
-
VIDEO
Luçiano Boçi jashtë kuvendit u bën thirrje protestuesve: T’i thërrmojmë këto porta! Revolucioni ynë demokratik do ta arrijë qëllimin
Ndërkohë që jashtë kuvendit ka patur përplasje të protestueve me forcat e policisë, deputeti i PD, Luçiano Boçi bëri thirrje që protestuesit të thërrmojnë portat e institucionit në kuadër të revolucionit. Ai tha se në protestë i ka nxjerrë dashuria për vendin dhe jo urrejtja.
-
VIDEO
Balla pas përfundimit të seancës plenare: Nesër i drejtohemi sekretariatit që të merren masat për deputetët që penguan punimet në Kuvend
Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla përsëritit deklaratën e tij duke thënë se protesta dhe sjellja e opozitës brenda në Kuvend është një skenar pas nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin. Ai tha se të nesërmen PS do t’i drejtohet sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për të marrë masa sa i takon sjelljes së deputetëve të opozitës në seancën e sotme.
-
VIDEO
Noka i binte bilbilit, Balla: Skenar i përgatitur prej disa javësh si presion ndaj SPAK kundër hetimeve për Gërdecin (Nikolla ndërpret seancën plenare)
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se situata e krijuar në Kuvend është një skenar dhe presion i opozitës kundër hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin. Gjatë kohës që ai foli, deputeti Flamur Noka i binte bilbilit në krah të tij. Ndërsa Balla propozoi mbylljen e seancës për shkak të kushteve të krijuara.
-
VIDEO
Të enjten sërish protestë? Berisha: Pa diskutim!
Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë sërish protestë. Pyetjes se a do të vazhdojnë protestat ai tha ‘Pa diskutim’. Berisha i është bashkuar qytetarëve që janë ngritur në protestë jashtë ambienteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se parlamenti shqiptar u dominua nga fantazma e McGonigal.
-
VIDEO
Berisha kërcënon: Protestuesit gati të futen në sallën e Kuvendit, janë heronj
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar se protestuesit e tij do të futen në sallën e Kuvendit kur ta shohin të arsyeshme.
“Jam shumë i kënaqur dhe janë heronj të vërtetë dhe janë gati të futen në sallë në momentin kur do ta shikojnë oportune”, tha Berisha.
-
VIDEO
Noka i bie bilbilit, Spiropali: Mblidh mendjen doktor, nuk bëhet revolucion me këta
Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar protestat e Sali Berishës. Teksa po fliste në Kuvend, Flamur Noka i binte bilbilit, Spiropali ironizoi Berishën duke thënë se duhet të mbledhë mendjen dhe se nuk bëhet revolucion me këta njerëz.
-
VIDEO
FOTOLAJM/ Noka nuk lë Gogun që të flasë në Kuvend, i fryn në vesh me bilbil dhe i heq mikrofonin! Përjashtohet nga seanca
Toni Gogu ka nisur që të mbajë fjalën e tij në Kuvend, Flamur Noka i fryn bilbilit në vesh.
“Burra të fustruara nga drejtësia që po marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Gogu.
Pas kësaj, është marrë vendimi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet, por ai nuk ka lënë slallën.