-
VIDEO
Tiranë/ Rama mbledh sot partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, refuzon Lëvizja 'Besa'! Nga integrimi te gjuha shqipe, çfarë pritet nga takimi
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të martë përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Në takim priten të diskutohen çështje të rëndësishme duke nisur që nga integrimi e deri të gjuha shqipe. Ftesën e kryeministrit Edi Rama e ka refuzuar Bilal Kasami nga lëvizja Besa.
-
VIDEO
60 minuta në SPAK për Gërdecin, Mediu: Jam i pafajshëm! M’u prezantua e njëjta akuzë si 2009, s’ka asnjë provë shtesë, e motivuar politikisht
Fatmir Mediu flet pas marrjes në SPAK.
“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë”, tha Mediu.
-
VIDEO
Nën akuzën për shpërdorim detyre, Mediu: Nëse gjejnë një kontakt timin përtej detyrës si ministër mbaj përgjegjësi maksimale
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i vënën nën akuzë për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit tha se nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, pasi demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare. Mediu tha se nuk ka pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin.
-
VIDEO
Gati apartamentet për 150 familje në lagjen e re ‘5 Maji’, Veliaj: Së shpejti hedhim shortin
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ishte sot në kantier, për të parë ecurinë e punimeve, jo vetëm për godinat e banimit, por edhe të infrastrukturës përreth dhe institucioneve publike që po ndërtohen paralelisht aty, tha se së shpejti hidhet shorti për 150 familjet e radhës që do të marrin shtëpitë e tyre
-
VIDEO
Mediu nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit, Meta: S’kam koment, tentativë për të spostuar vëmendjen nga afera inceneratorëve
Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv nuk pranoi që të komentonte vënien nën akuzë për shpërdorim detyre nga SPAK të Fatmir Mediut. Sipas Metës këto pyetje kërkojnë që të na spostojnë vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
-
VIDEO
8 miliardë për inflacionin, Meta: Nuk është pako e madhe por hile e vogël! Emergjenca më e madhe në vend ‘të ndalojmë shpopullimin’
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe një herë e ka quajtur shumë pak pakon e madhe të qeverisë për rritjen e çmimeve. “Nuk është pako e madhe por hile e vogël që nuk e hanë shqiptarët. Ajo nuk është as 1/10 e asaj që shteti ka përfituar në buxhet nga rritja e çmimeve. Në këtë vend është gjithçka emergjente por emergjente është detyra e çdo qytetari për të ndaluar shpopullimin”, tha Meta.
-
VIDEO
Nën akuzë për 'Gërdecin', Fatmir Mediu mbërrin në SPAK për t’u njohur me akuzën
Nën akuzë për 'Gërdecin', Fatmir Mediu mbërrin në SPAK për t’u njohur me akuzën
-
VIDEO
Largimi i Agron Çelës nga PL, Meta: Po ndihmon në procesin e pastrimit të opozitës
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se largimi i deputeti Agron Çela nga LSI tek Partia Socialiste është thjeshtë një proces i pastrimit të opozitës.
-
VIDEO
Meta si Berisha: Nëse gjykata i jep PD-në Alibejat konfirmohet se kemi shtet mafioz, më drejtuesin kreun e Meduzës Ramën! Do iu kthehet në boomerang
Ilir Meta komentoi në Report Tv, çështjen e kontrollit të PD-së, pasi ende nuk ka një vendim, ku tha se nëse Gjykata vendos në favor të Enkelejd Alibeajt tregon se vendimet merren nga kreu i Meduzës, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama me gjuhën që përdor Berisha.
“Çështja më e parëndësishme. Pasi kandidatë janë publikë dhe të mbështetur anë e mbanë Shqipërisë. Nëse gjykata konfirmon që Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreu i meduzës do jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe ata që i shërbejnë atij dhe për vetë sistemin gjyqësor që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, tha Meta në Report Tv.
-
VIDEO
Ilir Meta në Report Tv: Opozita takohet çdo ditë, jemi të gjithë bashkë për të realizuar ndryshimin! T’i japim fund shpopullimit dhe korrupsionit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në lidhjen me Report Tv se opozita është në bashkëpunim e sipër dhe gati të rrëzojë Ramën sipas tij.
“Takohemi në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm me drejtues të opozitës. Me drejtues dhe përfaqësues të grupeve të interesit por edhe me qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Pritet një uragan drejt kutive të votimit, për të shënuar ndryshimet që do t’i japin fund shpopullit dhe korrupsionit rilindës që e kanë bërë vendin tonë më të varfrin në rajon. Uragani do të vijë çdo ditë përmes protestave dhe pa asnjë diskutim përmes votimit. Detyrë e cco qytetari që të ndalojë shpopullimin dhe të realizojë ndryshimin më 14 maj por pse jo edhe më para nëse do të jetë nevoja.
I pyetur për protestat, Meta tha se ato kanë qenë të vazhdueshme.
“Ju nuk keni qenë i vëmendshëm për protestat, që kanë qenë të vazhdueshme, konkrete por edhe faktike. Siç ka qenë ajo protestë e veçantë në skenën e krimit më makabër të korrupsionit siç ishte ajo në Sharrë. Pastaj edhe të gjitha protestat e tjera”, tha Meta në Report Tv.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Meta për Report Tv: 14 maji do shënojë një ndryshim të madh
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Report Tv flet për zgjedhjet vendore. Meta thotë se 14 maji do të shënojë një ndryshim të madh.
-
VIDEO
Pastruesja vodhi shtëpinë e zyrtares, PD e Berishës: Nxorën zbuluar një pjesë të korrupsionit qeveritar! Klosi, dora e Ahmetajt e Ramës
Super skandal e quan Partia Demokratike e Sali Berishës vjedhjen e të paktën 120 mijë eurove në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi nga pastruesja e saj. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Floriana Garo nënvizon se e gjithë kjo nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj por “Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama”.