-
VIDEO
Meta: Në PD nuk ka luftë civile, por pengmarrje të vulës nga Rama! Kandidatët e opozitës ‘e kanë yllin’ në ballë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se brenda PD nuk mund të konsiderohet “luftë civile”, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës.
“Nuk ka luftë civile, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës. Nuk shikoj situatë kritike për opozitën, 14 maji do i japë fuqi ndryshimit dhe opozitarizmit, jemi në një pushtet lokal të kontrolluar nga një parti. Asgjë nuk e justifikon këtë pengmarrje nga shteti i Edi Ramës, as nuk e pengon dot shpërthimin e opozitarimit dhe ndryshimin që po vjen dhe do të vijë. PD e ka zgjidhur në Tiranë, ka Belind Këllicin, në Elbasan ka Luciano Bocin dhe Igli Caran në Durrës. E kanë logon në ballë, janë kristal. Kandidati i opozitës janë këto. Shkodra ka mbaruar punë në 6 mars”, tha Meta.
-
VIDEO
Dumani në krye të SPAK/ Lesi: Viti i prangave në nivele të larta, Mediu ‘peshk i vogël krahasuar me të tjerët! (12 janar 2023)
Analisti, Nikoll Lesi deklaroi se me Dumanin në krye të SPAK, gjatë këtij viti mund të kishte arrestime në nivele të larta të politikanëve që kanë dominuar skenën politike shqiptarëve gjatë 30 viteve të fundit. I ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin, Denis Minga në Report TV, Lesi tha se Mediu do të ishte ‘peshk i vogël’ krahasuar me arrestimet që pritet të realizohen.
-
VIDEO
14 maji, ndahet përfundimisht kush drejton KZAZ-të! Kush garon me logon e PD? Celibashi: Vlerësojmë gjithçka në bazë të regjistrit të gjykatës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së së Alibeajt dhe asaj te Rithemeluar, kryeokomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi, Alibeaj: Jam drejtues i PD pas largimit të Bashës
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj thiotë se ai është drejtuesi i Partisë Demokratike.
Nga një aktivitet ku ka marrë pjesë me rastin e themelimit të degës së PD Sarandë, ku është takuar me një grup mbështetësish të grupimit brenda PD, Alibeaj është shprehur se ai është përfaqësuesi i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.
“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Është hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale.’- tha Alibeaj.
Mes te tjerave ai shtoj se është dakord qe demokratet te shkojnë bashke ne zgjedhje
-
VIDEO
‘Luftë shkarkimesh’ në PD, ‘ndërhyn’ Meta, 4 deputetët e përjashtuar 'reflektuan', duan të zgjedhin Salianjin! Ishte me Bashën më 8 janar 2022
Për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD është një prej manovrave të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij. Madje, edhe me pak ironi, Meta tha se të katërt kanë reflektuar sepse kërkojnë që të vendosin Salianjin në krye të grupit parlamentar.
-
VIDEO
14 maji, ndahet përfundimisht kush drejton KZAZ-të! Kush garon me logon e PD? Celibashi: Vlerësojmë gjithçka në bazë të regjistrit të gjykatës
Partia Socialiste do të ketë kryetarin në të gjitha KZAZ-të me numër çift, në atë me numër tek do të drejtojë Partia Demokratike. Ky ka qenë rezultati i shortit i hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
VIDEO
Meta në konferencë për mediat: Qeveria ka arkëtuar 520 mln $ nga rritja e çmimeve dhe nuk i ka ulur, pse merr hua?
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media është shprehur se qeveria kërkon hua edhe pse ka një rritje çmimesh dhe nuk i ka ulur ato
-
VIDEO
Firma për shkarkimin e Alibeajt? Tabaku: S'më ka thirrur askush, s'e mendoja që PD të vinte në këtë ditë! Sot opozita, besueshmëri më të ulët se Qeveria
Lajmin e publikuar në media se në grupin parlamentar të PD ka një nismë për mbledhje firmash për shkarkimin e Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e sheh si një pikë të ulët që nuk e ka pritur se partia që përfaqëson do të arrinte deri këto.
-
VIDEO
Spiunët jashtë politikës? Tabaku: PD propozoi paketë ligjore për pastërtinë e figurave! Mazhoranca ka hallin e I.M
Ndryshimet ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë u diskutua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Tabaku tha se propozuan paketë për pastërtinë e figurave ndërsa PS ka hall me një individ të veçantë duke iu referuar Ilir Metës.
-
VIDEO
Tabaku: Kërkova të evitohen seancat plenare që zgjasin, Kuvendi s’mund të kthehet noter për qeverinë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një deklaratë për gazetarët nga kryesia e Kuvendit tha se ka kërkuar që seanca plenare që zgjasin në Kuvend të evitohen dhe mos të kthehen në noteri për qeverinë.
-
VIDEO
Spiunët jashtë politikës? Balla: PD po pengon nismën, nuk duhet të kemi më I.M të zgjedhur në bashkia po Kuvend
Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po vonon miratimi i ndryshimeve ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë për shkak se Partia Demokratike nuk po tregon gatishmërinë që i takon.
-
VIDEO
Balla: Do ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore! Zgjedhja e Avokatit të Popullit do jetë proces i hapur, opozita nuk e shfrytëzoi kohën e nevojshme
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë me dije se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore. Sa i përket zgjedhjes së avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime por nuk e shfrytëzoi. Për këtë arsye e cilësoi proces të hapur dhe ftoi të interesuarit që të bëhen pjesë.