-
VIDEO
‘Loja’ me përjashtimet, Alibeaj vendim pasi Salianji nisi mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij si kreu i grupit!
Përjashtimet e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, kanë ngjallur zemërim ndaj Alibeajt edhe në radhët e deputetëve që e mbështesin atë. Ferdinand Xhaferraj e quan maskaradë që dobëson opozitën. Ashpër reaguan edhe deputetët e kampit tjetër, që e quajnë të turpshëm vendimin. Paralel me këtë zhvillim, edhe deputeti Ervin Salianji, ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e Alibeajt si kryetar grupi.
-
VIDEO
PD e Berishës: Kryebashkiaku i Matit e ka kthyer bashkinë në shërbim të familjarëve, më 14 maj i japim përgjigjen e merituar
Partia Demokratike e Sali Berishës ka denoncuar kryebashkiakun e Matit, Agron Mala duke e akuzuar atë se ka vënë bashkinë në dispozicion të familjarëve të tij dhe po e përdor për interesa personale.
-
VIDEO
Ndihma juridike për qytetarët në nevojë, Manja: Do hapim zyra të reja edhe në vendet ku do mbyllen gjykatat që preken nga harta e re gjyqësore
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave. Manja u shpreh se edhe gjatë këtij viti ko ndihmë do jetë e pranishme por do hapen sportele të reja edhe në godinat e gjykatave të shkallës së parë që do mbyllen pas hartës së re gjyqësore në mënyrë që të asistohen falas.
“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas.”- tha Manja.
-
VIDEO
Çuçi njofton krijimin e kompanisë publike: Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti
“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim.”, tha ai.
-
VIDEO
Përjashtimi i 4 deputetëve nga PD, Xhaferraj: Maskaradë që dëmton opozitën, e mora vesh nga mediat
Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj e ka cilësuar si maskaradë nga aspekti demokratik përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.
‘Janë kolegë të respektuar që u rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam njohur nëpërmjet medias dhe flet shumë për dimensionin demokratik që ka pasur procesi i vendimmarrjes. Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. 4 deputetët janë të respektuar. Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptare. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet.’- u shpreh Xhaferraj.
-
VIDEO
Çuçi: Ristrukturim të policisë kriminale në të gjithë vendin, sektorë të posaçëm në luftë me llojet më të rënda të krimeve
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023. Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar.
-
VIDEO
Zuri vendin e Rushajt, Petrit Doda regjistrohet në Kuvend si deputet i pavarur: Palët të reflektojnë për bashkimin e PD-së
Petrit Doda, që zëvendësoi Alfred Rushajn ne Kuvend do të regjistrohet si deputet i Pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD. Ky i fundit konfirmoi se vendimin e ka marrë pasi është konsultuar me figura të ndryshme të PD dhe të politikës
-
VIDEO
Bilanci i 2022 dhe prishtimëritë e këtij viti, Manja dhe Çuçi në konferencë
Ministri i Drejtësisë dhe ai i Brendshëm po zhvillojnë një konference për bilancin vjetor të 2022 dhe pritshmërit e këtij viti
-
VIDEO
Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Diskutuam për anëtarësimin në BE, e vetmja mënyrë për të ndalur emigracionin! Mospjesëmarrja e ‘Besës', papjekuri politike
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai tha se çështja kryesore e bisedës, kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.
-
VIDEO
Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlametar i PD, Kadilli: Alibeaj ka të njëjtën sëmundje si Basha dhe Bardhi! Merr vendime proceduriale, jo politike
Ish kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli e konsideron si një një akt procedurial vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Agron Shehu dhe Belind Këlliçi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Bojkotuan takimin e thirrur nga Rama, deputeti i ‘Lëvizjes Besa’: Nuk takohemi me njëri tjetrin në Shkup, pse duhet të ndodhë në Tiranë? I shërben vetëm BDI-së
Deputeti i Levizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Fadil Zendeli ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk do të jetë e pranishme në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama në Tiranë që do të mbahet ditën e sotme.
-
VIDEO
Suedia me Presidencën e BE, ambasadorja në Tiranë për Report Tv: Integrimi i Ballkanit, prioritet! Shqipëria në rrugën e duhur
Duke e cilësuar integrimin e Shqipërisë si një prioritet, ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Hastad siguroi se rrugëtimi i vendit tonë drejt BE-së është çështje kohe. Me marrjen e Presidencës së BE, ambasadorja e Suedisë thotë se tani është koha e veprimit dhe se Bashkimi Evropian do ta shohë Ballkanin Perëndimor në 'familjen' e saj.