-
VIDEO
Ministrja e Jashtme rreshton objektivat për 2023: Me Greqinë do të vijojë puna teknike për negociatat për çështjen e ‘Detit’ për pyetjet që do çojmë në Hagë
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat ka rreshtuar edhe synimet që kjo ministri do të përmbushë për 2023. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Sipas ministres arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.
-
VIDEO
‘Kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA’, Xhaçka komenton deklaratën: Qëllimi ishte t’ju jepnim fund trillimeve
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e bërë publike në mediat për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së, pak javë më parë.
Gazetari: Çfarë punë ka ministria e Jashtme me zgjedhjen e ambasadorëve që bën një shtet tjetër?
‘Shteti shqiptar është shteti pritës dhe nuk ka asnjë punë me çshtjet që bën shtetit tjetër. Por kemi një rol për dhënien e dakordësisë sa herë ndodh akreditimi i ambasadorëve. Në kushtet kur ambasadorja amerikane për shkak të trillimeve, në gjykuam se po i vinim kapak në kushtet për shumë kërkesa për informacion, apo rrodhi në media në thamë ju lutem ti vëmë kapak thashethemeve pasi nuk ka asgjë për tu shënuar. Mund të mos e kishim bërë, pro qëllimi ka qenë ky dhe vetëm ky. Marrëdhënia me SHBA nuk ka qenë ndonjëherë më e thellë dhe domethënëse sa ç’është sot. Jam i bindur se edhe ambasadori/ja i ri do të shpallet i korruptuar nga Foltorja, por jam bindur se do punoj me përkushtim për këtë vend.’- tha Xhaçka.
-
VIDEO
Politika, çfarë pritet nga 2023 dhe risia e re në arkiv
Grupi i Sali Berishës ka zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit, por nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeajt nuk i ka zyrtarizuar ende. Shanset për të dalë me një kandidat të përbashkët janë të vogla, por analisti Sami Neza thotë në Report Tv se opozita po del e bashkuar në këto zgjedhje.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Neza: Alibeaj do nxjerrë kandidatë të sponsorizuar nga Rama! Indrit Vokshi: S’ka Pazar, do kemi kandidatura në 61 bashki
Grupi i Sali Berishës ka zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit, por nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeajt nuk i ka zyrtarizuar ende. Shanset për të dalë me një kandidat të përbashkët janë të vogla, por analisti Sami Neza thotë në Report Tv se opozita po del e bashkuar në këto zgjedhje.
-
VIDEO
Rama tha ‘do bëjmë tërmet’, PD e Berishës: 14 maji do ta zërë poshtë! Ja 15 lëkundjet që u ka hedhur në shpinë shqiptarëve
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në mbledhje me ministrat se “në 2023 do bëjnë tërmet”, anëtari i kryesisë së PD Eno Bozdo përmendi disa shifra për të treguar ka bërë ndër vite kreu i qeverisë.
-
VIDEO
Rreth 4 orë mbledhje, përfundon takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve
Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve ka përfunduar. Takimi zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në vilën 30 në Tiranë. Në takim ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e qarqeve, përveç Taulant Ballës.
-
VIDEO
Deputeti Çela kalon nga PL në PS, Meta: S’merrem me merkaton e Rilindjes! Rritja e Partisë së Lirisë do jetë kudo spektakolare
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur të mos e komentojë kalimin e deputetit Agron Çela nga PL te Partia Socialiste.
-
VIDEO
Takimet e Ramës me ministrat, Meta: E bën për t’u dukur sikur punon! Di vetëm të mashtrojë e t’u fusë thikën shqiptarëve
Takimet e kreut të qeverisë me ministrat, krerët e institucioneve dhe krerët e qarqeve, Meta i cilëson si veprime të kryeministrit për t’u dukur sikur punon. Sipas tij, Rama di vetëm të mashtrojë e të vjedhë.
-
VIDEO
E gjithë opozita bashkë në zgjedhje? Meta për Report Tv: Ka ndonjë që është peng i Ramës, ata se gjejnë dot rrugën drejt bashkimit
Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta opozita ka kërkuar bashkim të të gjithë grupeve të interesit në funksion të 14 majit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku nëse ka nxitur Berishën për të bashkuar PD-në për maksimalizimin e votave, Meta tha se ka ndonjë peng të Ramës në opozitë që do ta ketë të vështirë rrugën drejt bashkimit, ( duke iu referuar grupit të PD-së së Alibeajt)
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Meta: E dimë që Rama nuk pranon garë të barabartë! Më 14 maj do të marrë mesazhin e fortë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama nuk do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit, por është i bindur se do të arrijnë të mposhtin PS.
-
VIDEO
Meta: Viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit, do t’i japim fund kapjes së shtetit
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se 2023 do të jetë viti i ndryshimit.
“Viti ku kemi hyrë është shumë i rëndësishëm. Do të jetë viti i ndryshimit që të mos jetë viti i falimentimit të ekonomisë sonë dhe ekonomive familjare. Të mos jetë viti i varfërimit dhe i shpopullimit. Ndaj ne jemi të bindur se së bashkë me qytetarët do të bëjmë të mundut ç’kapjen e shtetit dhe nisjen e një ndryshimi të madh.
-
VIDEO
Meta kritika për ‘Pakon e Madhe’: Pilulë mashtruese elektorale! Rama kaloi 100 milionë euro në llogaritë e oligarkëve më 27 dhjetor
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur konferencën për shtyp për vitin 2023 duke komentuar ‘Pakon e Madhe’ të qeverisë duke thënë se është minimale. Sipas tij, janë shpërdoruar 1 miliard euro të taksave shqiptare ndërsa borxhi publik ka arritur mbi 107%. Po ashtu hedh akuza ndaj Ramës se ka hedhur 100 milionë euro në llogaritë e disa oligarkëve më 27 dhjetor.