-
VIDEO
Presidenti Begaj, bisedë telefonike me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misione jashtë vendit: Vlerësim për përkushtimin e sakrificën
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit në kuadër të NATO-së, BE-së dhe OKB-së.
-
VIDEO
Veliaj uron Vitin e Ri në familjen që përfitoi nga rindërtimi në lagjen e re '5 Maji': Kemi sistemuar çdo kurorë, të gjithë dolën më të fituar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në familjen e Arun dhe Arta Avdiut, përfitues nga programi i rindërtimit të një shtëpie 3+1 në lagjen e re “5 Maji”. Me urimin për një vit të mbarë për çdo familje shqiptare, Veliaj u shpreh gjatë kësaj vizite në familjen Avdiu se e gjithë lagjja do të urbanizohet në mënyrë që banorët e rinj të saj të kenë të gjitha shërbimet.
-
VIDEO
Viti i Ri 2023, urimi i Begajt: Vit sa më të mbarë! Të gjithë të punojmë për ta bërë këtë vend më të mirë
Në një deklaratë të gjatë, presidenti i vendit, Bajram Begaj ka bërë një urim të gjatë për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen. Në urimin e tij, kreu i shteti shpreson për një vit sa më të mbarë, e ku kryefjalë të jetë dashuria dhe jo lufta me njëri-tjetrin. Begaj nuk i ka kursyer edhe mesazhet politike për luftën në Ukrainë, tensionet në veri të Kosovës, ku thekson se Shqipëria është krah saj, si edhe zgjedhjet vendore të 2023.
-
VIDEO
Nga protesta e dhunshme e 8 janarit te 6 dhjetori i Berishës, viti i vështirë i PD-së! Në zgjedhje të ndarë, dy kapet ende larg bashkimit
Në 1 vit Partia Demokratike njohu zhvillime të shumta politike, duke nisur nga 8 janari që përplasi fizikisht demokratët, e duke përfunduar më një drekë festive të përbashkët, që gjithsesi nuk i zbuti gjakrat mes demokratëve.
-
VIDEO
Alibeaj: Berisha e Rama, dy vjetërsira politike që po mbajnë peng opozitën! S’bëjmë kompromise, do ta mundim këtë regjim duke i larguar të dy
Disa orë pasi Berisha, në konferencën e fundvitit hodhi dyshime mbi marrëveshje të Alibeajt me PS, ky i fundit reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur drejtuesin e Rithemelimit vjetërsirë e tranzicionit, që bashkë me Ramën mban peng opozitën.
-
VIDEO
Vendoret 2023, Kuko: Më 14 maj PS tejkalon veten në 2015-n (47 bashki)! Gazetari Saliu: Në situatën ku ndodhet për opozitën sukses do ishte edhe 25 bashki
Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë për të trokitur 2023-shi, bilancet për vitin që po lëmë pas dhe sfidat e 365 ditëve të ardhshme po shpalosen. Në politikën shqiptare sigurisht që 2023 do të shënjohet nga zgjedhjet vendore të 14 majit, një sfidë e cila pritet të jetë shumë e ndezur, duke pasur parasysh edhe antagonizmin e fortë politik.
-
VIDEO
Vota e emigrantëve, Kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore në 2023-in! Celibashi: KQZ gati! Krashi: Realizohet në vitin 2025
Brenda vitit 2023 kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore që i japin përfundimisht mundësi emigrantëve shqiptarë të votojnë. Votimi elektronik, në përfaqësitë diplomatike dhe me postë janë opsionet që ligjvënësit kanë në tryezë për të zgjedhur, ndërsa ka optimizëm se ky proces do të jetë i mundur në 2025.
-
VIDEO
Berisha ia 'dedikon' konferencën e fundvitit Yuri Kimit: Guvernatorja, e përfshirë në korrupsion, mashtroi qeverinë e saj për mua, manipuloi historinë
Sali Berisha në konferencën e fundit për këtë vit për gazetarët e cilësoi, vitin 2022 si vitin e opozitës shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA-së, pas shpalljes ‘non grata’, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv duke mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.
-
VIDEO
Korreshi zbardh detaje nga dreka e demokratëve: Thyerje akulli! Grupi i Berishës kishte shtypur butonin ‘mute’! Folëm për Luftën e Dytë Botërore, jo për bashkimin
Mbledhja e demokratëve në një tryezë për festat e fundvitit me ftesë të Xhelal Mziut ka qenë ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli në një intervistë për Report Tv duke thënë se ishte thyerje akulli pasi u duk sikur deputetët kishin harruar çdo gjë kishin thënë për njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Berisha merr në mbrojtje Bardhin: Shpërthimi i Ramës ndaj tij, i padenjë! S’kemi përjashtuar askënd nga godina e selisë blu
Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazmend Bardhin pas përplasjes që pati në seancën e fundit plenare për vitin 2022 me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për media, Berisha tha se pati reagim të padenjë ndërsa akuzat për pazar me qeverinë lidhur me avokatin e Popullit dhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ia adreson vetëm Enkelejd Alibeajt.
-
VIDEO
Berisha: Ka një opozitë që Rama e përdor si vegël, e parëndësishme! Respektoj ata që mbajnë qëndrime parimore
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndarjen e PD duke thënë se nuk e ka përdorur asnjëherë për interesin personal. Sa i përket bashkimit të opozitës, thotë se Rama po përdor disa deputetë sic bënte me Bashën.
-
VIDEO
Pakoja e Madhe e Qeverisë për inflacionin, Berisha: Pilulë elektorale, pse nuk jep rrogën dhe pensionin e 13-të? Ata duan të vjedhin
Një pilulë elektorale e ka konsideruar ish-Kryeministri Sali Berisha paketën e Qeverisë anti inflacion që pritet të shpërndahet në ditët e para të janarit.