-
VIDEO
Pse të përjashtuan? Nikolla- Vokshit: Nuk të fus unë dot në grup, kur grupi nuk të do
Seanca ka vijuar sërish me përplasje, kësaj here mes Albana Vokshit dhe Lindita Nikolla. Kjo e fundit, është shprehur se Vokshi është përjashtuar nga grupit para 1 viti.
-
VIDEO
Noka nuk lëshon foltoren e Kuvendit, paralajmëron Nikollën: Do shkosh e para në ndjekje penale nëse nuk na jep vendimin ku përjashtohemi nga grupi i PD
Deputeti demokrat, Flamur Noka nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit, duke i kërkuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla që t’i jepte vendimin ku ishte vendosur përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Në të kundërt, Noka tha se do të bënte denoncim ndaj Nikollës.
-
VIDEO
Përplasje në Kuvend, Bylykbashi-Nikollës: Doni të shpërbëni opozitën! Spaho: Jam deputet i PD-së, jo i Alibeajt
Në Kuvend ka pasur përplasje ndërmjet deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe kryetares së Kuvendit, kjo për shkak se ato nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Sipas Bylykbashit vendimi është antikushtetues.
-
VIDEO
VIDEO nga sherri brenda PD-së në Kuvend! Deputetët e Berishës: Pse na keni hequr nga grupi? Alibeaj: Mos ma bëj dorën ashtu o legen! Nikolla përjashton Nokën
Pas 1 viti, konkretisht 11 janar, deputetët e Sali Berishës janë kujtuar se janë përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike me urdhër të Lulzim Bashës, duke prodhuar në kuvend një situatë të paprecedentë. Seanca e sotme parlamentare nisi mes sherr, por kësaj here jo mes opozitës dhe mazhorancës, por brenda vetë deputetëve të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Kuvend/ Alibeaj: Në Konferencën e Kryetarëve nuk kemi rënë dakord për këtë rend dite, pse ky nxitim për të kaluar gjithë këto projektligje?
Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nuk kanë rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për rendin e ditës që do të zhvillohet sot dhe nesër në Kuvend. Alibeaj tha se nuk kanë rënë dakord pasi ka një numër të lartë projektligjesh që pritet të kalojnë dhe sipas tij deputetët duhet të njihen me të gjitha projektligjet. Alibeaj theksoi se nuk janë dakord me rendin e ditës pasi PS po kërkon t’i kalojë projektligjet me një shpejtësi që nuk shpjegohet.
-
VIDEO
Kuvend/ Dhurata Çupi kërkon interpelancë urgjente me ministren e Kulturës: Të vijë të raportojë për shkatërrimin e Urës së Zogut
Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar në Kuvend interpelancë urgjente me ministren e Kulturës, Elva Margariti për shkatërrimin e Urës së Zogut. Çupi tha se ministrja duhet të vijë në Kuvend për të raportuar se çfarë po bën qeveria për mirëmbajtjen e urës.
-
VIDEO
Noka përplaset me Nikollën: Pse nuk më përfshini si pjesë të grupit parlamentar të PD-së! Kryetarja e Kuvendit: Është vendimmarrje e partisë suaj
Deputeti Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, të cilës i ka kërkuar llogari se pse emri i tij nuk është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Noka i cili është rreshtuar në radhët e Rithemelimit, tha se ai ka bërë kërkesë në KQZ dhe se në përgjigjen që i ka ardhur ishte se ai është pjesë e PD-së. Mirëpo në përgjigjen e saj Lindita Nikolla tha se kjo nuk është çështje ligjor që i takon asaj, por është rast kur një deputet përjashtohet nga grupi parlamentar nga vetë partia e tij.
-
VIDEO
Bylykbashi: Dvorani s’mund të jetë pjesë e ‘Kushtetueses’! Balla: Shërbëtor i ‘non gratës’, laj gojën kur t’i zësh emrin ‘kampionit të drejtësisë’
Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit. Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se si ai nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por përgjigjen e mori nga kreu i grupit të PS. Taulant Balla i tha se duhet të lajë gojën kur të përmendë Dvoranin, për të cilin tha se është kampion i drejtësisë.
-
VIDEO
Deputetët demokratë përplasje të ashpra në Kuvend! Baçi me tone të larta Alibeajt: I shërben Ramës
Deputetët demokratë janë përplasur me tone të forta në Kuvend. Përplasja ka ardhur mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Luan Baci ky i fundit mbështetës i Sali Berishës. Përplasja nisi për shkak se disa deputetë ato që janë pranë Sali Berishës janë jashtë grupit parlamentar të PD-së. Tensionet mes tyre për pak sa nuk agravuan në përplasje fizike. Luan Baçi akuzoi Alibeajn se i shpërben Ramës. Situatën mes tyre e qetësoi deputetja Dhurata Çupi.
-
VIDEO
SHBA/ Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve do të publikojë dokumentet e taksave të ish-presidentit Trump
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjesërisht të redaktuara të taksave të ish-Presidentit Donald Trump, u tha gazetarëve të martën anëtari më i lartë republikan i komisionit, Kevin Brady.
-
VIDEO
Kuvendi mbyll sesionin, seancë maratonë për dy ditë...nga vota për Avokatin e Popullit, te kryetari i Autoritetit të Dosjeve
Të enjten Kuvendi do të mbajë seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Për të shqyrtuar të gjitha çështjet e planifikuara në kalendarin e punimeve, seanca përmbyllëse do të nisë sot në orën 15:00, dhe do të zgjasë dy ditë rresht.
-
VIDEO
PD e Berishës kërkesë për ngritje Komisioni Hetimor: Të verfikohen shpenzimet e udhëtimeve me charter të Edi Ramës
Partia Demokratike e Sali Berishës ka depozituar një kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është depozituar nga 36 deputetë