-
VIDEO
Nisja e punimeve te Teatri Kombëtare, Berisha: Në shkelje të vendimit të ‘Kushtetues’! Veliaj po provokon përplasje të qytetarëve
Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur punimet për Teatrin e Ri kombëtar, në kundërshtim me vendim të gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Rama dhe Berisha po provokon qytetarët.
“Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë. Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë. Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë. Ndaj dhe unë, paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin që të mos bëhet mashë. Hiq dorë nga ai projekt. Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt. Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses”, tha Rama.
-
VIDEO
Sot votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Berisha kundër Dvoranit: T'i bëjmë letër DASH dhe Biden, ai s'është kampion drejtësie! Kim pasion, për xhelatët e komunizmit
Sot në Kuvend, do të votohet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, ku i dyti në renditje si kandidat është edhe Ardian Dvorani. Kjo ka bërë që Sali Berisha t’i rikthehet akuzave për Ardian Dvoranin.
-
VIDEO
Ndryshimi i strategjisë së Berishës/ Baçi: Kryefjalë do jenë edhe protestat! Klosi: Lidhet me dështmin e 6 dhjetorit, kishte shumë pak njerëz
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se pavarësisht se ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se në vitin e ardhshëm kryefjalë do jenë organizimet në fushatë elektorale, do të kishte edhe protesta për shkak se problematikat sipas tij janë të shumta.
-
VIDEO
Kreu i Omonias deklaroi se në Himarë kishte 20 mijë grekë, Baçi: Deklaratë e pranueshme në prag fushate për t’u dukur më i fuqishëm përballë rivalit
Deputeti demokrat, Luan Baçi tha se deklarata e bërë nga kreu i Omonias, Fredi Beleri ku thoshte se në Himarë ishin 20 mijë grekë, ishte një deklaratë e bërë në prag fushate për të trembur kundërshtarin politik.
I ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, Baçi tha se nuk ishte vënë në siklet nga deklarata e Fredi Belerit i cili pritet të jetë kandidati i PBDNj-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku partia që pritet të përfaqësojë do të ketë një marrëveshje me PD-në e Berishës.
Sipas tij, ajo çfarë tha Beleri është e pranueshme sepse theksoi se nuk kishte informacion të saktë dhe shtoi se e gjitha mund të ketë qenë një retorikë për t’u dukur më i fuqishëm përballë kandidatit të mazhorancës.
-
VIDEO
Nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, opozita pengon punimet! Kalaja kërcënon punëtorin: Zbrit poshtë se do të të tërheq zvarrë
Kanë nisur punimet për ndërtimin e ri të Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e sotme disa fadroma kanë mbërritur në zonën e teatrit për të nisur punimet, ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministria e Kulturës se do të nisnin para përfundimit të këtij viti.
-
VIDEO
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve: Organizohuni në seksione, është çelësi për fitore në zgjedhje! Betejën tjetër e kemi me Ramën
Rithemelimi i drejtuar nga ish kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje të Këshillit Kombëtar ku u diskutua për mënyrën e organizimit në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Përçarja brenda PD duket se do të përcillet sërish në zgjedhjet lokale, ku Rithemelimi do dalë me kandidatët e zgjedhur nga ‘Primaret’ e mbajtura në bashkitë e vendit.
-
VIDEO
Përçarja në PD, Korreshi në Report Tv: Berisha dhe Alibeaj nuk pyesin për bashkim, duhet të dalim me një kandidat në zgjedhjet lokale
Të përçarë në dy pjesë zgjedhjet lokale po afrojnë, por brenda PD-së ka nga ata deputetë që ende thonë se duhet të dalin me një kandidat të vetëm. Një prej tyre është edhe demokrati Saimir Korreshi, i cili thotë se nëse dalin me dy kandidatë do të humbin dhe kjo do të çojë në rrënimin e partisë.
-
VIDEO
Berisha: Në vitin që vjen të organizohemi fuqishëm! Zgjedhjet do i fitojmë por kemi edhe një tjetër betejë me Ramën
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se ardhja në vitin e ri kërkohej një angazhim më i madh politik dhe se kryefjala duhej të ishte organizimi i seksioneve.
-
VIDEO
Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK, Berisha: Kim u përfshi, por beteja e vërtetë ishte mes klaneve mafioze socialiste
Ish kryeministri, Sali Berisha tha se zgjedhja e kreut të SPAK, Altin Dumani ishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. Sipas tij, në proces pati edhe ndërhyrje nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, por Berisha shtoi se beteja e vërtetë ishte mes grpimeve brenda partisë socialiste.
-
VIDEO
Siguria kibernetike në institucione, shtohen ekspertët! Autoriteti kalon në varësi të kryeministrit! Alibeaj: Ndërhyrje e qeverisë në institucionet e pavarura
Këshilli i Ministrave kërkon të përforcojë sigurinë kibernetike në të gjitha sistemet e informacionit të qeverisjes qendrore dhe institucioneve të pavarura, të cilat mundësohen nga produktet Microsoft. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike kalon në varësi të kryeministrit që për opozitën është ndërhyrje në institucionet e pavarura. Projektligji parashikon deri në 800 mijë lekë shtesë mbi pagën për nëpunësit e Autoritetit dhe shtim të numrit të ekspertëve
-
VIDEO
Pallati te 'Myslym Keta', Veliaj: 6 familje të reja kanë nënshkruar kontratën e qirasë! Akuzat për ndërtimet në Tiranë, gjoba nga politikanët që jetojnë në kulla
Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot, se edhe 6 familje të tjera në pallatin në rr. “Myslym Keta” kanë firmosur marrjen e bonusin të qirasë, për të përfituar banesat e reja në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.
-
VIDEO
Rama tregon ‘lidhjen’ e shpikësin e dronit bajraktar: Mesa duket i kam sjellë shumë fat
Kryeministri Edi Rama sërish është ndalur në batuta gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve Bajraktar. Rama tha se i ka sjellë shumë fat shpikësit të dronëve bajraktar, pasi ka qenë dëshmitar në dasmën e vëllait të tij.