-
VIDEO
Mbështetja buxhetore për shkollat shqipe në diasporë, studiuesja Bejko: Marrëveshja ende në letër! Abetarja e përbashkët me Kosovën, arritje
Kosova dhe Shqipëria ende s’kanë një buxhet të përbashkët për shkollat e mësimit shqip jashtë vendit. Adriana Bejko, e cila mban titullin “Ambasadore e Kombit” për “Report Tv” tha se marrëveshja është nënshkruar 8 vite më parë, por ende s’ka gjetur zbatim.
-
VIDEO
Rama: Do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, nuk privohemi se jemi të vegjël! Ndërkombëtarët do ta kuptojnë
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues për Diasporën, kreu i qeverisë tha se ndërkombëtarët do ta kuptojnë se është e rëndësishëm.
-
VIDEO
Rama: Shqiptarët nuk kanë krijuar tregun e drogës dhe krimit! Do e thyejmë barrikadën e paragjykimit
Kryeministri Edi Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade.
-
VIDEO
Rama: Amnistia fiskale, e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në diasporë! Bëjnë nga 2-3 punë, janë të jashtëzakonshëm
Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish rëndësinë e amnistisë fiskale duke thënë se është e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në diasporë pasi bëjnë nga 2-3 punë.
-
VIDEO
Sot Dita Kombëtare e Diasporës, Rama: Përulje për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë! Mirënjohje edhe për të tjerët që janë kthyer në atdhe
18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe dita ndërkombëtare e Migracionit. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë ditë duke ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Atdhe.
-
VIDEO
Rama zbulon zgjidhjen e mjekut të QSUT-së për luhatjen e tensionit: I thashë u plaka!
Ndërsa u ka dorëzuar çertifikata mirënjohje mjekëve dhe infermierëve, kryeministri Edi Rama zbuloi një vizitë që kishte bërë pas shqetësimeve nga tensioni.
-
VIDEO
Rama: Do shtrihet në terren autonomia spitalore! Mjekët dhe infermierët që kanë performancë më të mirë do të paguhen më shumë
Kryeministri, Edi Rama tha se po planifikohej shtrirja në terren e autonomisë spitalore si objektiv i përhershëm i qeverisë së tij. Ai tha se ishte krijuar një bazë e mirë për këtë objektiv, ndërsa shtoi se do të kishte edhe një sistem të ri të pagave të mjekëve dhe infermierëve ku ata që do të kishin performancë më të mirë do të paguheshin më shumë.
-
VIDEO
Rama falenderon mjekët dhe infermierët: Në përfundim të këtij mandati pagat tuaja do rriten deri në 100% në raport me sa ishin në fillim
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se objektivi i mandatit të qeverisë, ishte rritja e pagave për mjekët dhe infermierët me 100% krahasuar me shumën që merrnin para qeverisjes së PS.
-
VIDEO
Belind Këlliçi: Banorët e pallatit në rr. 'Myslym Keta' nuk janë kundër shembjes, por kërkojnë t'u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë
Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një deklaratë për shtyp, nga selia blu ka thënë se banorët nuk janë kundër shembjes s pallatit në rrugën 'Myslym Keta', por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqes me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.
-
VIDEO
Veliaj jep lajmin e mirë për banorët e Njësisë 7: Do transformojmë Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’! Asnjë punë nuk e lëmë përgjysmë
Në takimin me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Etilda Gjonaj, ndau disa lajme të mira për komunitetin, ku renditi investimet madhore që do të bëhen në këtë zonë, duke nisur me transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në një hapësirë të denjë për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë.
-
VIDEO
Veliaj në Njësisë 7: Duam të kemi 10 mijë të rinj kodues në Tiranë
Në bashkëbisedimin e radhës, këtë herë me të rinjtë e Njësisë 7 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vetëm përmes bashkimit në një skuadër, mund t’ia dalim mbanë në shërbim të komunitetit
-
VIDEO
Alibeaj takim në Mirditë: PD do të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhjet vendore, jo vetëm këtu, por në gjithë Shqipërinë
Partia Demokratike do të dalë me kandidat për kryebashkiak dhe këshilltar në të gjitha bashkitë e vendit ne zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit 2023. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi me strukturat në Mirditë