-
VIDEO
Shqipëria blen tre dronë ‘Bayraktar’ nga Turqia, Rama: Nuk jetojmë në kohë të sigurta
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ tha se dronët do të jenë dobirpurëse për të mirën e ligjit në vend. Sipas kreut të qeverisë nuk po jetojmë në kohë të sigurta, duke ju referuar luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
Marrëveshja për dronët ‘Bayraktar’, Rama: Kompania do trajnojë 30 persona, qendra e kontrollit do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën e Kuçovës
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen mes Turqisë për blerjen e dronëve bajraktar. Rama tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa tha s e këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia
Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për blerjen e flotës së Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit. Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falenderoi, kompaninë Bayraktar për mbështetjen
-
VIDEO
Deputeti i PD: Shoferi im bëri parakalim të gabuar dhe iu mor patenta, por ne kishim hall!
Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj ka deklaruar se shoferit të tij i është marrë patenta pasi ka bërë një parakalim të gabuar, e këtë shkelje e ka justifikuar se kishte hallë. Mirëpo kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi tha se qëllimi është ky, që Kodi të jetë i barabartë për të gjithë.
Deputeti i PD, Ramadan Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë u Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, por lidhur me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve. Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja...I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme kjo! Unë dhe në këtë moment besoj e shpresoj të mos jetë veprim politikë. Është absurde. Nuk duhet të keqkuptohen. Kur ti paraqet një hall apo problem familjar... Kur na ndodh ne, çfarë ndodh me qytetarët, nëse nuk saktësohen disa detaje… Duhet të qartësojmë ndarjet, mos t’i lëmë gjërat evazive, që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve.
Arben Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Të sigurojmë jetën të parën. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda.
-
VIDEO
Gara për anëtarë të Kushtetueses, debate tek ‘ligjet’! PD: Një kandidat s’kaloi kriteret e pastërtisë e pasurisë! Bushka: KED e pavarur nga Kuvendi
Seanca e seancës dëgjimore me tre kandidatë për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, u përfshi nga debatet kur opozita në Komisionin e Ligjeve tha se njëri prej tyre nuk e ka kaluar filtrin e Autoriteteit të Dosjeve dhe ka pronleme me pasurinë
-
VIDEO
Përçarja në PD, Salianji në Kontrast: S’ka vullnet për bashkim, Basha e do vulën për krijuar një parti më vete! Rithemelimi s’bëri përpjekje
Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë në Report Tv se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.
-
VIDEO
Shtëpitë e rindërtuara jepen duke paguar kredi të butë? Rama: Lajm i rremë, janë falas
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një media, e cila shkruan se shtëpitë e rindërtuara do merren por qytetarët duhet të paguajnë një kredi të butë. Rama shkruan se kjo nuk është e vërtetë, pasi shtëpitë e rindërtimit janë tërësisht falas, por media i ka nxjerrë jashtë kontekstit fjalët e tij me ironi gjatë takimit në Baldushk.
-
VIDEO
Prishja e pallatit te ‘Myslym Keta’, Rama: Ishte ngrehinë e rrezikshme, të gjithë familjeve iu jepet bonusi i qirasë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për pallatin e shembur ditën e sotme në rrugën ‘Myslym Keta’.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale, Pampuri: PD do të prezantojë në javët në vijim kandidatët! S'i njohim ato të Sali Berishës
Në javët në vijim Partia Demokratike do të prezantojë zyrtarisht kandidatët e së djathtës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj 2023. Duke mos njohur kandidatët e Sali Berishës, deputetja demokrate Orjola Pampuri tha në emisionin ‘Studion Live’ se të bësh zhurmë nuk do të thotë se je shumicë
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama: Çdo familje që është prekur nga tërmeti ka marrë bonus qiraje, akuzat nuk janë të vërtetat! Ka nga ato familje që kanë preferuar vetë që rrinë në çadër
Nga Baldushku, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka nga ato familje që skanë marrë bonus qiraje. Rama tha se çdo familje që i është dëmtuar nga tërmeti trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Kreu i qeverisë tha se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.
-
VIDEO
Përmbyllet procesi i rindërtimit në Baldushk, Rama: 28 familjet e fundit marrin shtëpitë e reja falas, festojnë Vitin e Ri në pronën e tyre
Procesi i rindërtimit është përmbyllur plotësisht në zonën e Baldushkut në Tiranë. 28 familjet e fundit kanë marrë sot banesat e reja në Baldushk, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’: Bashkia në Vaun e Dejës po përdor skemën ekonomike për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit
‘Rithemelimi’ ka vijuar akuzat për Bashkinë e Vaut të Dejës. Kësaj here me anë të zëdhënëses së tyre, Floriana Garo, ‘Rithemelimi; akuzon se kjo Bashki po përdor skemën ekonomike si një mjet për “blerë” votën e qytetarëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.