-
VIDEO
Dumani në krye të SPAK, Patozi: Më mirë të monitorojë Kim se politika jonë! Situata e PD? Keqardhje sesi është katandisur
Zgjedhja e Altin Dumanit si kreu i SPAK nuk ka sjellë vetëm interpretime për pritshmëritë e tij në Prokurorinë e Posaçme, vëmendje mori edhe prezenca e ambasadores së SHBA Yuri Kim në KLP. Astrit Patozi i cili u shpreh me fjalë të tjera, edhe pse nuk ishte fort dakord me praninë e kryediplomates, se ishte “zgjedhja” më e mirë e mundshme
-
VIDEO
SPAK,zgjidhet kryetari i ri Altin Dumani. A merr fund perplasja Rama- Kim?
Altin Dumani do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, por çfarë nënkuptoi prania e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë proces. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Deputeti demokrat Dash Sula tha për gazetaren Anduela Ndreu se prania e ambasadores ishte e domosdoshme në mënyrë që procesi të mos ndikohej nga presioni i politikë
-
VIDEO
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Kim bëri të mundur proces cilësor! Dyrmishi: Bëri arbitrin
Të ftuarit në Studio Live në Report Tv e kanë parë pozitivisht zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e SPAK-ut. Të intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, juristja Brizida Gjikondi dhe eksperti i sigurisë Ajran Dyrmishi u shprehën se prezenca e Kim ishte e nevojshme, qoftë edhe si arbitër.
-
VIDEO
Berisha: Rama dhe Kim, betejë e turpshme për kreun e SPAK! Shkresën me shënim 'për Shkëlzenin', e di me emër dhe mbiemër kush e ka falsifikuar
Deklaratat e Edi Ramës dhe Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Sali Berisha i cilëson si betejë të turpshme në një tragjikomedi të paimagjinueshme. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se ambasadorja amerikane nuk njeh kufi pasi sipas tij mbron në minumim dështimin e reformës në drejtësi.
-
VIDEO
Berisha: Ambasadorja mban peng me dosje Ramën! Kim nuk njeh kufi, mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri
Sali Berisha pretendon se ambasadorja Yuri Kim ka peng dosjen e inceneratorëve me Edi Ramën.
“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë. Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.
Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama.
Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Rama konsideron Bendon spiun të amerikanëve, nuk e lë të kthehet në zyrë pas trajnimit në SHBA
Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama nuk lejon kreun e SHISH, Helidon Bendo të shkojë në zyrë, pasi e konsideron spiun të amerikanëve. Berisha bën thirrje që të ketë transparencë pasi Bendo drejton institucion kushtetues.
“Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.
Shefi i shërbimit informativ kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve. Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama.
Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë.
Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe”, tha Berisha.
-
VIDEO
Porti i ri i Durrësit, Alabbar në 'Real Story': Për 2 muaj vinçat e parë gati për punë, 50 mijë vende të reja pune! Partnerë offshore?! Vetëm unë jam investitori
Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story” në Report tv, investitori Mohamed El Alabbar, zbulon se përreth 2 muaj do të nisin punimet e para për t’i dhënë jetë projektit të portit turistik të Durrësit. “Arkitekti” i Dubait thotë se ky projekt do të rrisë me 4.5% Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa skeptikëve dhe presionit politik përgjigjen ia jep me besimin që qytetarët shprehën sapo nisën shitjet e para të apartamenteve.
-
VIDEO
Keqardhje për Berishën, akt politik e mesazh njerzo
TIRANË- Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë, për ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, është një tregues se Gjermania, por edhe vende të tjera europiane mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Spiropali tha se kjo tregon qartë që Ballkani i Haur nuk është një “konkurrencë” që i bëhet Procesit të Berlinit, por që është një vazhdimësi e saj, e që kanë në njëjtin qëllim.
-
VIDEO
Dënimi me 8.8 vite burg i ish-truprojës së Tahirit, PD e Berishës: Tallje e drejtësisë, vartësi dënohet tre herë më shumë se shefi i tij
Rithemelimi e ka konsideruar si një tallje me drejtësinë vendimin e GJKKO-së për dënimin me 8.8 vite burg të Hekuran Markut, truprojës së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
-
VIDEO
Kryeministri, Edi Rama: Krenar që pranverën e ardhshme mirëpresim në Tiranë samitin e Procesit të Berlinit!
Kryeministri, Edi Rama u shpreh i lumtur që në pranverën e vitit të ardhshëm Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.
Gjatë darkës me ambasadorët, kreu i ekzekutivit tha se do të bëhej maksimumi për të lënë një mbresë pozitive ashtu si në rastin e samitit të përbashkët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në 6 dhjetor.
“Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresë pozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë”-u shpreh Rama.
-
VIDEO
Berisha mbledh fituesit e primareve për zgjedhjet vendore 2023, u jep porositë e para: Ju kaluat një betejë për të hyrë në luftë
Ish kryeministri Berisha u dha sot porositë e para kandidatëve të tij për kryebashkiakë. Duke e quajtur PS një shpellë rryshfeti dhe krimi, Berisha shigjetoi të parin kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. Në takim nuk munguan as kandidatët për kryetar Bashkie të Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
Rama me përfaqësuesit diplomatik: Shqetësuese tensionet në veri të Kosovës! Kërkesa e Serbisë për vendosjen e 1 mijë trupave, shashkë e retorikës politike
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me përfaqësuesit diplomatik gjatë mbrëmjes së shkuar. Në fokus të fjalimit të tij ishte edhe situata në Kosovë.