-
VIDEO
Policia kontrolle për makinat e blinduara në Kodër-Kashar, shoqërohen Ramazan dhe Rexhep Rraja, nipi e djali deputetit të PS! Babai i tij akuza drejtorit të Policisë Kriminale
Policia e Shtetit po kryen kontrolle për makinat e blinduara në Tiranë, konkretisht në zonën e Kodër-Kashar. Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës.
-
VIDEO
Berisha sërish akuza për Portin e Durrësit: Rama po e shndërron në Dubain e tij! I është vërsulur pasurive publike
Edhe në mbledhjen e tij të kryesisë, ish kryeministri Sali Berisha hodhi një sërë akuzash për projektin e Portit të Durrësit.
-
VIDEO
Balla: Berisha duhet të sqarojë me UDB-në
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka hedhur akuza në drejtim të Sali Berishës, duke thënë se duhet të sqarojë pozicionin e tij me UDB-në.
-
VIDEO
Avokati i Popullit/ PS dakord me propozimin e Alibeajt: 2 kandidaturat e PD-së të pranueshme
Partia Socialiste është shprehur dakord 2 kandidaturat e propozuara nga opozita për Avokatin e Popullit, që janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla tha se këto 2 emra janë të pranueshme edhe për mazhorancën.
-
VIDEO
Shehi: Pse Dubai? A nuk gjejmë dot investitor perëndimor? S’ka garanci politike
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë kundër një investimi nga Dubai, duke thënë se nuk ka asnjë garanci.
“Ku do bëhet porti i ri? Sa kushton? Sa vjet do që të bëhet? Kur i bije të nis porti i ri? Kush do ta bëjë? A është hapur ndonjë garë? Impakti që ka në Durrës? Kjo zona me 50 000-60 000 banorë do ketë ca probleme? Ju thoni me mburrje që do krijohen 12 000 vende pune, janë për shqiptarët? Se ajo zona atje punëson pakistanez…etj? Se këtu fitim e quajmë dhe kontributi pensioneve. Këto mund të jenë 10 000 pakistanez dhe vijnë këtu, dhe kjo nuk është impakt pozitivë për shoqërinë shqiptare?
Kemi miq suedezë, austriak, jo Dubaj, duhet ta bëjmë Trieste Durrësin, pse duhet ta bëjmë Dubain? Pse s’i gjet një investitor perëndimor, që le të fitonite pak më pak Shqipëria, përfundojmë të investitor që nuk japin garanci politike, atje mund të nis dhe lufta”, tha Shehi.
-
VIDEO
Akuzat për Portin e Durrësit, Meta: Kemi dokumente! Është kafshatë e madhe ajo do u ngeci në fyt
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi si një ndër aferat më të thella dhe kriminale projektin e portit të Durrësit. Meta tha se për këtë aferë, për të cilin përgjegjës është vetëm Edi Rama disponon fakte ndërsa shtoi se me bindje se është kafshatë shumë e madhe dhe do u ngec në fyt duke paralajmëruar kështu pasoja.
“Pa asnjë diskutim, kështu thatë për inceneratorët ju kur nxora letra. Është Rama aty dhe aty do përgjigjet Rama. Zhvillimet do jenë shumë të shpejta dhe këtë e tregon nxitimi i Ramës. Edhe për një pallat jep shpjegim e jo për portin e Durrësit. Është kafshatë e madhe do u ngeci në fyt.”- tha Meta.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Meta: Në krye të aferës është Edi Rama, shkelës i kushtetues! Rrezikohet të mbetemi pa port mallrash
Ish kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se në krye të së ashtuquajturës afera e portit të Durrësit përgjegjës është Edi Rama.
“Pas asnjë diskutim në krye të kësaj afere është Edi Rama. Sepse është ai shkelës i kushtetutës dhe ligjeve dhe është mashtruesi i opinionit publik për të fshehur këtë projekt mafioz. Kjo është e qartë dhe fakte të tjera do dalin në vazhdim. Ai është mësuar që në çdo projekt fut pjesë nga opozita por përgjegjësia është tij, firma dhe mashtrimet janë të tij. Kjo është përgjegjësi penale e padiskutueshme sepse bëhet fjalë për pronën më të rëndësishme të Shqipërisë. Jemi bashkuar iniciativës së deputeteve dhe partisë demokratike për të ngritur padi në Kushtetuese. Pra, për ndërtuesit që sjell Edi Rama dhe i favorizon në mënyrë të paligjshëm, ndërsa për ndërtuesit e tjerë në Durrës kemi ato kushte që tregojnë pabarazi. Padyshim ne do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e këtij projekti mafioz. Rrezikon që Shqipëria për një kohë shumë të gjatë të mbetet pa port mallrash. “- tha Meta.
-
VIDEO
Presidenti i Azerbajxhanitjep lajmin e mirë: Do dyfishohet kapaciteti i TAP, gazi në Europë do kalojë përmes Shqipërisë
Azerbajxhani është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë sa i përket infrastrukturës për gazin. Kështu deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ndërsa theksoi se TAP do dyfishojë kapacitetet.
-
VIDEO
Ministrja e Shtetit: Çdo javë kemi 1 milion sulme kibernetike, i rezistojmë! Tabaku: Siguria kombëtare u cënua! Kreu i DISK: Nuk janë prekur informacionet e klasifikuara
Sulmet Kibernetike u rikthyen në fokus të debateve në Komisionin e Integrimit. Ministrja Spiropali deklaroi se Shqipëria vijon të përballet me rreth 1 milionë sulme në javë, të cilave sistemet tona I rezistojnë. Ndërkohë Komisioni kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për Informacionin e klasifikuar që pritet t’i hapë rrugë deklasifikimit të pjesshëm të informacionit
-
VIDEO
Rama: Investimet në bonot e thesarit kanë zero risk për qytetarët! Ibrahimaj: Po e marrim këtë nismë për të përfituar publiku
Kryeministri dhe ministrja e Financave u shprehën se investimet në bonot e thesarit dhe në obligacione janë një metodë e vlefshme njëherësh dhe e dobishme për të gjthë qytetarët që investojnë. Që do të thotë, duke marrë shkasë nga kriza ekonomike dhe vazhda e normës së interesit sjell edhe rritjen e vlerës në titujt qeveritarë apo e thënë ndryshe letrat me vlerë, nga të cilat mund të ketë përfitime të frytshme.
-
VIDEO
Rama: Kam kërkuar liberalizim vizash për ‘çunat e Londrës’, qeveria britanike në drejtim të kundërt me këtë! Sulmi i Braverman, i kalkuluar
Teksa vijon debati për shqiptarët në Britani, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka kërkuar liberalizim vizash për ata që i quan ‘cunat e Londrës’, por qeveria britanike është në drejtim të kundërt me këtë.
Ndërsa për deklaratat e ministres britanike Suella Braverman, Rama thotë se falja do të kishte zgjidhur shumë gjëra, por fakti që nuk erdhi tregon se sulmi ishte i kalkuluar.
“Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por dihet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur si rezultat i Brexit dhe të tjera dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe përsëritur, por faktikisht ata janë në një drejtim të kundërt me këtë. Kështu që çfarë të them më shumë se kaq, ndërkohë që falja do kishte zgjidhur shumë gjëra. Fakti që falja nuk erdhi tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar, nuk ka qenë një nga ato shprehjet që dalin pa dashje”, tha Rama.
-
VIDEO
Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i 'non gratave' dhe spiunëve! Ka një tjetër parti përveç PD që ka marrë para ruse! Fjala ime del gjithmonë
Kryeminsitri Edi Rama iu është riktheyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit. Kryeministri Rama tha se ka fakte që PD është financuar me para ruse për të rrëzuar qeverinë dhe tani që nuk dinë çfarë thonë hedhin akuza me serbë, të cilat shtoi Rama janë prodhime të një tërbimi të madh non gratash dhe spiunësh, për investimit më të madhe të huaj në rajon.