-
VIDEO
Debate te Ekonomia/ Spaho i ndërpret fjalën deputetit socialist: Të vijë ministrja! Braçe: Ik p*rdhu! S’vjen ta shash ti
Teksa diskutojnë projektin e portit të Durrësit, pati një përplasje mes Erion Braçes dhe Edmond Spahos në Komisionin e Ekonomisë.
Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.
Spaho: Të vijë ministrja.
Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për cfarë të vijë? Që ta shash ti?
Spaho: Ka përgjegjësi penale.
Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.
Spaho: Nuk ka kurajo.
Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.
Shalsi: Nuk ka as interes.
Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.
-
VIDEO
Shehi: Ç’është kjo ngutje për Portin e Durrësit? Kjo më bën të dyshoj, na erdhën 99 faqe kontratë pardje, kush nga ju i ka lexuar?
Opozitari Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.
“A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vika mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu”, tha Dashamir Shehi.
-
VIDEO
Gara për Tiranën, debati në '5 Pyetjet'/ Investimi apo korrupsioni i shekullit
Gara për drejtimin e bashkisë së Tiranës ishte në fokus të diskutimit ndërmjet Endri Shabanit nga Nisma Thurje dhe Ilir Alimehmetit nga Rithemelimi i Sali Berishës, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv.
-
VIDEO
Gara për Tiranën, debati në '5 Pyetjet'/ Shabani: Kjo klasë politike e ka zhytur vendin në mjerim, do të refuzohet! Alimehmeti: PD të bashkohet për 14 majin
Gara për drejtimin e bashkisë së Tiranës ishte në fokus të diskutimit ndërmjet Endri Shabanit nga Nisma Thurje dhe Ilir Alimehmetit nga Rithemelimi i Sali Berishës, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv
-
VIDEO
Protesta e opozitës, Kadilli: Qytetarët s’besojnë se ndryshimi është Berisha, Meta dhe Basha! Nuk kanë asnjë propozim, të zgjidhet një lidership i ri
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli tha se nëse duhet të bëhet politike duhet që të qytetarëve tu jepen propozime. Për Kadillin, duhet një propozim konkret për qytetarët pasi Berisha, Meta dhe Basha nuk janë oferta e ndryshimit
-
VIDEO
Akuzat për Portin e Durrësit, Lorenc Vangjeli: Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën
Për analistin Lorenc Vangjelin, ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është i besueshëm edhe kur thotë të vërtetën. Komentin Vangjeli e bëri gjatë emisionit ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa dha një përgjigje për reagimin e tij për akuzat e Sali Berishës se Basha dhe Rama kanë 40% të aksioneve.
-
VIDEO
Sot mbledhja e dy qeverive, Report Tv zbardh 21 marrëveshjet që do nënshkruhen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Ditën e sotme mbahet në Shkup mbledhja mes qeverisë së dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka zbardhur marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot mes dy qeverive.
-
VIDEO
PD e bashkuar për të fituar Elbasanin? Boçi shpall kandidaturën: Betejën e kam me Ramën! Jam kandidat i vetëm, kam edhe dakordësinë e grupit të Alibeajt
PD duket se është bashkuar për të fituar bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet vendore 2023. Deputeti Luçiano Boçi ka shpallur kandidaturën, për të cilën kanë dhënë dakordësinë edhe deputetët e grupit të Alibeajt.
-
VIDEO
Vasili akuza qeverisë: Vjedhja me koncesionet vazhdon, kontrollojnë vetëm 65 kontrata nga 228 në total! SPAK dhe KLSH të hetojnë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për vjedhje që sipas tij janë kryer nëpërmjet koncesioneve të dhëna vazhdimisht.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Alibeaj: U dha pa garë, kompania e regjistruar në offshore! Marrëveshja në shkelje të Kushtetutës
Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkeljed Alibeaj në një deklaratë për mediat ka denoncuar sërish projektin për Portin e ri të Durrësit. Pasi marrëveshja u fut me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, Alibeaj thotë se më pas qeveria i ka vënë në dispozicion një pjesë të marrëveshjes, ndërsa pas leximit të tyre thotë se kjo marrëveshje është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
-
VIDEO
Rama: Procesi i Berlinit është lokomotiva që tërhoqi vagonët, por Ballkani Hapur do të mbetet! S’besoj se do duam të na mbajnë gjithnjë dorë për dore të tjerët
Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit në raport me Ballkanin e Hapur. Rama u shpreh se sidoqoftë, Procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm ashtu sikurse është Ballkani i Hapur. Rama u shpreh me siguri se emancipimi i vendeve të rajonit do të mundësojë që mos të mbetemi për t’ marrë dorë për dore nga të tjerët.
-
VIDEO
Kovaçevski: Askush nuk duhet të frikësohet nga ‘Open Ballkan’! Është ide origjinale
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se askush nuk duhet që të trembet nga Ballkani i Hapur. Ai tha se kjo ëhstë një ide origjinale, i cili i vjen në ndihmë qytetarët.