-
VIDEO
A ju pengon opozita për rrugën drejt BE? Kovaçevksi: Asgjë s’do jetë shkas që ne të bëjmë hapa pas! Do ja dalim, bashkë me Shqipërinë
A po e pengon situata e tensionuar e politikës së brendshme e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në BE, njëlloj siç tentoi me mospajtimin e propozimit francez? Kjo ka qenë pyetja e drejtuar në konferencën për shtyp të dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Kovaçevski u shpreh se askush, e asgjë nuk do të mundet të kthejë pas rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt unionit. Kovaçevski nënvizoi se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut udha për bashkimin evropian nuk do jetë e lehtë, por shpërblimi pas kësaj sfide do të jetë i madh.
-
VIDEO
Zhupa çon në Kushtetuese koncensionin e Butrintit: Kemi ardhur me 36 firma, mes tyre edhe PL-ja! Do depozitojmë padinë
Deputetja e PD Ina Zhupa ka bërë me dije se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi që shfuqizon vendimin e koncesionit të Butrintit dhe është firmosur nga 36 deputetë, mes tyre edhe nga Partia e Lirisë. Zhupa theksoi se kjo padi lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike dhe se padia është ngritur nga 4 avokatë.
-
VIDEO
Rama nga Shkupi: Të vendosur që të martohemi me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, Europën e bashkuar
Pas takimit mes dy qeverive, Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut kanë dalë në konferencë për mediat. Me batutë Rama theksoi se dy vendet janë në një fazë ku me hir ose me pahir do të martohen dy vendet me të dashurën të përbashkët, Europën e bashkuar.
“Sot ne jemi në një fazë tjetër, në një fazë, e cila do të jetë jo e lehtë, por që është një fazë e re, një fazë që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen e bashkuar europiane dhe ky afirmim ka ardhur falë pasionit, punës, rezultateve dhe vendosmërisë sonë për t’u martuar me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, Europën e bashkuar.”, tha Rama ndër të tjera.
-
VIDEO
Berisha: 'Lul Brava' dhe Rama kanë 60% aksione në Portin e Durrësit! Basha: Kur do të fshehë diçka, 'non grata' shpif! Trekëndëshi i Bermudës i pandarë në korrupsion
“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha.
-
VIDEO
Tubimi i 12 nëntorit, Berisha ndërkombëtarëve: Mbështesni protestat e opozitës, ne do të fitojmë
Pas protestës së 12 nëntorit, ish kryeministri Sali Berisha gjeti guximin të kërkojë mbështetjen e ndërkombëtarëve edhe pse është i shpallur nga 2 shtete ‘Non Grata’.
-
VIDEO
Luçiano Boçi kandidon për bashkinë e Elbasanit dhe zbulon se kush do e zëvendësojë në parlament nga mandati i deputetit
Nënkryetari i Rithemelimit Luçiano Boçi ka kandiduar sot për bashkinë e Elbasanit duke hequr dorë nga mandati i deputetit. Boçi u shpreh se si zëvendësues i tij në Parlament do të jetë Qani Xhafa.
Boçi u shpreh se është një ndër njerëzit më me influencë në zonë dhe se ka një numër të madh votash.
“Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai.
-
VIDEO
Mbledhja e 2 qeverive/ Rama: Jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri-tjetrin! Kemi shumë për të bërë bashkë
Në mbledhjen e përbashkët mes 2 qeverive, kryeministri Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku me njëri-tjetrin e jo vetëm.
“Lufta për të gjunjëzuar perëndimin, NATO dhe të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi ne, lufta nuk ka ardhur me bomba e as me dëbime njerëzish, por me rritje çmimesh, dhe është gjithnjë e më e qartë që s’ka asnjë rrugë tjetër, përballimi me sfidat e kësaj kohe dhe vështirësitë e tejskajshme, që kjo kohë ka sjellë dhe adaptimit me një situatë ku ne jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri tjetrin. Kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin”, tha Rama.
-
VIDEO
Sot mbledhja e dy qeverive, Rama pritet në Shkup me ceremoni zyrtare nga Kovaçeski
Kryeministri Edi Rama është pritur në Shkup me ceremoni zyrtare nga kryeministri Dimitar Kovaçeski.
-
VIDEO
Veliaj vijon turin e takimeve: Tre premtimet e mbajtura për studentët; të rinjtë, pjesë e vendimmarrjeve për qytetin
Takimin me të rinjtë e Njësisë 9 në Tiranë, në vijim të turit në çdo njësi, kryebashkiaku Erion Veliaj e shfrytëzoi për t’i ftuar ata të bëhen pjesë aktive, jo vetëm e politikës, por edhe e vendimmarrjeve të Bashkisë së Tiranës. Ai shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e deputetes së zonës.
-
VIDEO
‘Treni ynë nuk ndalet më’, Berisha reagon pas protestës së djeshme: Më e jashtëzakonshmja që ka njohur Tirana!
Sali Berisha ka reaguar për herë ë parë protestën e mbajtur ditën djeshme. Me anë të një postimi në Tik Tok, Berisha ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin, në atë që e quajtur protesta më e jashtëzakonshme që ka njohur Tirana.
-
VIDEO
Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione
Në 3 orë protestë para Kryeministrisë Sali Berisha dhe Ilir Meta u zotuan se do të dërgojnë prapa hekurave të burgut Edi Ramën, të cilin e quajnë përgjegjës kryesor të varfërimit të vendit dhe eksodit masiv të shqiptarëve. Ata i kërkuan shteteve të Bashkuara dhe BE, që të mos e mbështesin regjimin e Edi Ramës. Ndonëse u nis paqësore, tubimi u përmbyll me incidente.
-
VIDEO
Studenti prezantohet se është nga Lazarati, protestuesit e Berisha-Meta ekzaltohen
Një prej folësve të protestës së opozitës sot para Kryeministrisë ishte edhe studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Olsi Kasemi. Interesant ishte fakti se kur u prezantua se ishte nga Lazarati, filloi të qeshë, ndërsa turma u ekzaltua me të madhe.