-
VIDEO
Berisha nxjerr militantin dhe sulmon SHBA-BE: Nuk kemi interesa të përbashkëta me ambasadorët e Perëndimit
Në protestën që po mbahet nga Sali Berisha para kryeministrisë, disa prej folësve kanë sulmuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe përse e kanë shpallur Berishën non grata. Një prej tyre, Milaim Nela tha në fjalën e tij se interesi i tyre nuk përputhet me atë të ambasadoreve dhe vendeve te tyre.
-
VIDEO
Habit fermeri te protesta e Berishës: Tentova të vras veten, jetën e kam prej gruas dhe djalit
Një protestues ka habitur në fjalën e tij para Kryeministrisë. Ai është shprehur se ka dashur të vrasë veten se i kanë vënë gjobë.
“Unë dua t’i them Edi Ramës se nuk duhet të isha këtu, duhet të isha në botën tjeër. Doja t’i jepja fund jetës. Tatimet për dy fermerë nga 7 lopë kanë vënë 45 mln lekë gjobë. Jetën e kam nga djali dhe gruaja ime”, ka thënë ai.
-
VIDEO
Lisandër Hoxha: Rama bashkë me Soros dhe Vuçiç hartuan plan për shpopullimin e Shqipërisë, donin ta kthenin në një ‘tokë të djegur’ dhe të ‘sundohej nga maskarenj’
Anëtari i Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha tha në fjalimin e tij në protestë se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Geroge Soros dhe Aleksandër Vuçiç kanë hartuar një plan për shpopullimin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Hajdari-protestuesve: Ju që jeni këtu më kujtoni Azem Hajdarin! S’është betejë mes partive, por e shqiptarëve me klubin e miliarderëve me në krye Ramën
Ish-deputetja, Rudina Hajdari është ngjitur në podium duke thënë sekjo nuk është një betejë mes partive politike, por mes shqiptarëve dhe Edi Ramës, sipas së cilti ka krijuar klubin e miliarderëve dhe po u jep gjithçka. Ajo nuk ka lënë pa kujtuar as babanë e saj të ndjerë, Azem Hajdarin.
-
VIDEO
Luçiano Boçi në protestë: Ta rrëzojmë këtë regjim, të fusim pas blindave të burgut atë që fshihet jashtë shtetit
Deputeti demokrat Luçiano Boçi në fjalën e tij tha se janë mbledhur në protestë për të ardhmen e shqiptarëve. Boçi tha se synimi më madhor i kësaj proteste është që ta shembin regjimin e Edi Ramës.
-
VIDEO
Ilir Meta niset drejt Kryeministrisë: Protesta paqësore, qeveria të mos provokojë
Ilir Meta nga Selia e Partisë së Lirisë është duke mbërritur drejt Kryeministrisë. Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se do i bashkohen në shesh popullit të lirisë.
-
VIDEO
I shoqëruar nga Boçi dhe Bylykbashi, Berisha lë selinë blu, niset në këmbë drejt Kryeministrisë
Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë. Ai është i shoqëruar nga 2 deputetët, nënkryetarët e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.
-
VIDEO
Pjesëmarrja/ Noka për Report TV: Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se pjesëmarrja në këtë protestë është shumë e lartë.
“Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut”, tha Noka.
-
VIDEO
Çfarë do ndodhë në protestë? Opozita pa skenar, Xhixho për Report Tv: Vendosin qytetarët për ecurinë e saj
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryeministri për të protestuar ditën e sotme. Por duket se opozita nuk ka një skenar të qartë sesi do të vijojë protesta, por do ua lënë në dorë atë qytetarëve. Për Report Tv, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se ecuria e protestës do t’u lihet në dorë protestuesve, ndërsa theksoi se sot të gjithë kanë një arsye për të protestuar.
-
VIDEO
Dhjetëra anëtarë të Partisë së Lirisë presin Metën në seli, do e shoqërojnë deri të kryeministri
Dhjetëra anëtarë të Partisë së Lirisë janë mbledhur jashtë selisë, ku po presin kreun e partisë Ilir Meta që të dalë për t’iu bashkuar më pas protestës së thirrur nga Sali Berisha para kryeministrisë.
-
VIDEO
E moshuara nga Elbasani niset për protestë: Jam gati ta vras Edi Ramën, hallall i kam 30- vite burg
Militantët e Sali Berishës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur para kryeministrisë. Një grua nga Elbasani thotë se është gati ta vrasë Edi Ramën.
-
VIDEO
Rama kujton artikullin që shkroi për ‘The Guardian’: Jetoja në Paris, më refuzuan vizën në Britani! Të rregullosh lirinë e fjalës, sfidë e stërmadhe
Shqipëria ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci. Kështu bëri me dije kryemnistri Edi Rama nga Forumi i Paqes në Paris.