-
VIDEO
Debati për emigrantët në Britani/ Hoxha: Kur të tjerët të thonin Bled trafikanti, unë thoja rebeli! Mane: Jam regjur, kam qenë 3 herë në burg
Një debat ka pasur mes gazetarëve në studion e ‘Repolitix’ për emigrimin e shqiptarëve në Britani. Poli Hoxha tregoi historinë e kushëririt të tij duke thënë se ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria për një jetë më të mirë duke zgjedhur rrugën me gomone, ndonëse ka përfunduar arsimin e lartë. Ndërsa Bledi Mane i kundërpërgjigjet duke i thënë se atje nuk është jeta aq e lehtë.
-
VIDEO
Gazetari Mane: Kosto e jetesës në Britani është e frikshme! Qeveria nuk tenton të liberalizojë vizat
Gazetari Bledi Mane u shpreh në ‘Repolitix’ se kosto e jetesës në Britani është e frikshme pasi çmimet janë të larta ndërsa emigrantët jetojnë rreth 3-4 persona në një shtëpi. Duke iu referuar rasteve të shumta të këngëtarëve që shkojnë për punë, Mane thotë se qeveria nuk tenton të bëjë liberalizim vizash pasi jo të gjithë shkojnë në Britani për punë ilegale.
-
VIDEO
Duma lë mandatin/ Andoni: Largimi nga politika në media, pa logjikë! Koçi: S’ka besim tek e ardhmja PD-së, mund të ketë ikur për pagë
Largimi i Grida Dumës nga politika në media, është një largim pa logjike thotë analisti Ben Andoni. I ftuar në emisionit ‘Studio Live’ në Report Tv, Andoni u shpreh se kjo tregon se Duma nuk kishte shumë besim që të përballet me partinë e tyre siç është PD-ja
-
VIDEO
Rama për Berishën: Ka dhënë prova se di t'i vërë flakën Shqipërisë! Për këtë e do Putini
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Kamza duke thënë se ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë. Për këtë i referohet deklaratave se në protestën e 12 nëntorit do të marrin me dhunë kryeministrinë.
-
VIDEO
Ironia e Ramës për Ilir Metën: Partia e Lekut është në thesin e rublave ruse bashkë me PD
Nga Kamza, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të ironizojë Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë duke iu referuar kësaj të fundit si ‘Partia e Lekut’. Sipas Ramës, edhe ish-LSI është e përfshirë në financimin rus ashtu si Partia Demokratike
-
VIDEO
Partia e Lirisë do të paraqesë 10 amendamente në Buxhetin 2023: 100 euro në muaj për çdo student, rritje të pagave për mësuesit dhe pedagogët
Partia e Lirisë do të bëjë 10 amendamente në ligjin për Buxhetin që ka paraqitur në Kuvend Qeveria. Lajmi e ka dhënë sot kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, në një takim me Komitetin Kombëtar Drejtues të Rinisë.
-
VIDEO
Deputetja e LVV-së: Kurti ka integritetin moral dhe politik ta shtyjë para çështjen e moskrijimit të Asocacionit! Nurellari: Të veprohet me mençuri, jo populizëm
Duke u ndalur tek plani franko-gjerman, Kryeziu u shpreh se ato ende nuk kanë një plan zyrtar konkret në Kuvendin e Kosovës të prezantuar, ndërsa shtoi se është pranuar që të dialogohet në vazhdimësi. Megjithatë shtoi ajo, Serbia e ka refuzuar një plan të tillë
-
VIDEO
Salianji publikon fjalën e Ramës gjatë vitit 2013: Dikur fajësonte qeverinë, sot thotë se s’ka qeveri që ndalon largimin e shqiptarëve
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka postuar sot në facebook-un e tij një video të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit shfaqet në një fjalim të vitit 2013 dhe flet për largimet masive të shqiptarëve nga vendi.
-
VIDEO
Më 12 nëntor marrim Kryeministrinë? Meta kundër Berishës: Dhuna nuk është aleat i opozitës! Projekti i madh i Portit të Durrësit, aferë tipike mafioze
Një aferë tipike mafioze e ka konsideruar edhe një herë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, projektin e Portit të Durrësit. Ai ka dalë në një konferencë për mediat sot nga selia e partisë së tij dhe ka thënë se ky projekt nuk ka asnjë transparencë.
-
VIDEO
Buxheti 2023/ Berisha: Rama e vodhi pa e votuar! Tensionet në Kosovë? Ish-kryeministri 'kërcënon' Vuçiç: Mos i mbaj shpresat te vasali jot, Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin e PD, ndërsa po diskuton për projketbuxhetin 2023. Berisha tha se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Sipas tij, në 7 vite, qeveria Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur 8.2 mld euro nga buxheti i shtetit.
-
VIDEO
Rama sulmon sërish Berishën për pasqyrimin e deklaratave në ‘Daily Mail’: Është llum që si duhet as dreqit
Edhe me të rinjtë në Kamzë Rama ceku sërish pasqyrimin e deklaratave të Berishës në Daily Mail për situatën e vendit aktualisht. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e mëparshme, Rama e ka cilësuar ish kryeministrin si një llum dhe se nuk i duhen vendit por as dreqit.
'Politikanët që flasin keq në gjuhë të huaj, u tremben të vërtetat në kombi e tyre apo që nuk dinë t’i thonë këto të vërteta në sy të tyre, janë llum. Si duhen as vendit, por si duhen as dreqit. Ti pranosh, ose më keq, t’u besosh është njëlloj sikur të mbash sytë nga një moçal që mban një erë të keqe.
Ne jemi kundër shumë gjërave por ne nuk mund të ndahemi ndaj një gjëje themelore, që jemi shqiptarë. Dhe kur flasim në gjuhë të huaj nuk duhet të flasim sikur e kemi inat.
S’jemi vend i pasur jemi vend i vogël por jo nuk ka rëndësi kur ulemi në tryezë me të tjerët, pavarësisht sesa të vegjël jemi.
Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë kjo s’është lojë politike.
Ndryshojnë pamjet dhe shtatin por janë i njëjti soj.
Sot, Shqipëria nuk është ajo që duhet të jetë, se s’do isha me Rakipin sot. Por nëse kthehemi pas, vendi ynë është njëlloj në të gjitha drejtimet si ky liqeni këtu.'- tha Rama.
-
VIDEO
Largimi i të rinjve, Rama: Trend i vjetër, se ka fajin politika, nuk mbyllte dot askush derën që ti mbajnë këtu shqiptarët
Duke folur për një ndër tematikat më aktuale të momentit, Rama u shpreh se për largimin e të rinjve nuk është përgjegjëse mazhoranca, por as politika. Këtë qëndrim, Rama e ndërlidhi me faktin se për të ikja e të rinjve nga vendi është një trend i historisë.
‘Ky nuk është një trend sot në të gjithë Evropën, është trend historik ku të gjithë kanë kaluar nuk ka asnjë.
Po ju them që, është e thjesht por është edhe sipërfaqësore që të thuash që largimet e këtyre 30 viteve vijnë si rezultat i politikës së degjeneruar. Asnjë lloj skuadre politike, ju e dini që s’kam respekt, po asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën dhe që shqiptarët t’i mbante këtu që të gjithë se kjo nuk bën sens.
Por të ishte se këtu do e kishin të gjithë fajin atëherë me siguri në vene të tjera, do kishin dalë politikanë e udhëheqës që nuk do ta kishin lejuar këtë lloj trendi. (...)’- tha Rama.