-
VIDEO
Tërmeti i 26 nëntorit, Garo për lirimin e 4 të akuzuarve: Zotimi i kryeprokurorit Çela solli vetëm emra personash, me urdhër nga Rama nuk u dënuan
Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, ka reaguar lidhur me vendimin e dhënë ditën e djeshme nga gjykata e Durrësit sa i takon hetimeve për tërmetin e 26 nëntorit, ku u lanë të lirë 4 persona.
-
VIDEO
Ikja e Grida Dumës, ja komenti i Ilir Metës
Në konferencën për shtyp nga Selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet edhe në lidhje me lënien e mandatit të deputetes Grida Duma.
“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të komentoj arsyet e dorëheqjeve. Mund t’ju them me bindje të plotë se Parlamenti i 25 prillit është totalisht i deformuar, është shumë larg të qenit një Parlament funksional, shumë larg të qenit një Parlament që mbron institucionet e pavarura”, tha Meta.
-
VIDEO
Berisha ka thënë se më 12 nëntor Rama do të rrethohet në Kryeministri, Meta: Dhuna nuk është aleat i opozitës, do të ketë qytetari
lir Meta nuk është dakord me disa përfaqësues të ‘Rithemelimit’ të cilët kanë thënë se më 12 nëntor do ta rrethojnë Edi Ramën në Kryeministri. Për kreun e Partisë së Lirisë dhuna nuk është pjesë e opozitës.
“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës. Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet. Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm. Ndërkohë që vjedhin çdo ditë shqiptarët”, tha Meta.
-
VIDEO
Primaret e Berishës për Tiranën, Meta: Secilin prej kandidatëve e shoh më të fortë se Veliaj, koha për të vendosur llogaridhënien
Kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranë. Ndonëse kanë një marrëveshje për zgjedhjet vendore me Berishën, Partia e Lirisë nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë për kryebashkiak për Tiranën. Meta tha se mbështet 7 prej kandidaturave dhe se secilin prej tyre e sheh më të fortë përballë Veliajt.
“Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në ët gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë”, tha Meta.
7 kandidatura do të garojnë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës. Ata janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda.
-
VIDEO
Grida Duma lë mandatin e deputetes: Kam bërë gjithçka që PD të ketë përkrah aleatin e saj SHBA-në
-
VIDEO
Duma: Dorëzova mandatin e deputetit, më e thjeshta do ishte të qëndroja duke vegjetuar, por po marr përgjegjësi
Grida Duma ka bërë me dije se ka dorëzuar shkersën për lënien e mandatit të deputetit.
“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.
-
VIDEO
Sot nis sezoni i ri i 'Repolitix' me Denis Mingën, çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv!
Emisioni ‘Repolitix’ rikthehet sonte me sezonin e ri duke nisur nga 8 nëntor çdo të martë dhe mërkurë ora 21:00. Moderuar nga gazetari Denis Minga edhe këtë sezon ‘Repolitix’ do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme aktualitetit dhe ngjarjes së ditës.
-
VIDEO
Kandidatët e Rithemelimit në primare për Tiranën e kapin me të ardhurit: Pse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë?
Pas deklaratës së Belind Këlliçit për të ardhurit, edhe kandidatja tjetër në primare Adriana Kalaja ka habitur sonte me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që vijnë nga rrethet në Tiranë.
-
VIDEO
Vula e PD ende në gjykatë, Ristani: S’mundet që zvarritja e gjykimit të ndikojë jetën politike! Çështja po mbahet varur nga Rama
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se gjykata nuk mund të zvarrisë një çështje e cila ndikon jetën politike. Sipas Ristanit çështja mbahet varur nga Edi Rama që të ndikojë tek zgjedhjet, ndërsa gjykata duhet të ishte shprehur, që në momentin kur presidenti dekretoi një datë për zgjedhjet e 14 majit. Ristani u shpreh se kjo tregon një rënie të sistemit ligjor në vend.
-
VIDEO
Xhaçka takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB: Bashkëpunimi ynë në Këshillin e Sigurimit, kontribut në konsolidimin e partneritetit strategjik
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield në kuadër të aktivitetit për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” të mbajtur në Tiranë
-
VIDEO
PD-ja e ndarë në zgjedhje, Duka në Report Tv: 6 marsi është mësim për ta! Ka ende kohë dhe mund të arrihet në konsensus
Kreu i Partisë Agrare Ambinetaliste Agron Duka thotë për Report Tv se zgjedhjet e 6 marsit janë një mësim për Partinë Demokratike, një arsye se pse dy grupimet opozitare duhet të dalin me kandidatë të përbashkët.
-
VIDEO
Primaret e Rithemelimit, kush janë 7 kandidatët që garojnë për Bashkinë e Tiranës! Nga Ilir Alimehmeti te Jul Deda
7 kandidatura do të garojnë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës.