-
VIDEO
Rama: Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët! Kush nuk e bën të dorëzojë depozitat
Kryeministri Edi Rama në një takim me peshkatarët në Durrës u shpreh se brenda javës do të vendoset një çmim unik tavan për naftën për të gjithë peshkatarët në vijën e bregdetit shqiptar.
-
VIDEO
Duma: Patronazhistët nxorën të dhënat e shqiptarëve, s’ka asnjë hetim
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur me tone të ashpra në komisionin e politikës së Jashtme. Sipas Dumës patronazhistët të cilët nxorën të dhënat e shqiptarëve, por askush nuk është hetuar.
-
VIDEO
Rama takim me peshkatarët në Durrës: Ju binte më lirë të ngarkonit anijet me naftë në Itali e më pas të vitin të peshkonit këtu! Ishit krejtësisht të braktisur
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me peshkatarët. Kreu i qeverisë u ndal tek zhvillimet që janë bërë në sektorin e peshkimit për të cilin tha se ky sektor është rilindur. Rama u shpreh se ky sektor ka qenë krejtësisht i braktisur dhe i shkatërruar
-
VIDEO
Krimet kibernetike, Koçi: Cënojnë jo vetëm integritetin e vendit, por edhe demokracinë! Këlliçi: Për patronazhistët nuk ka asnjë ndëshkim në administratë
Në Komisionin për Politikën e Jashtëm po diskutohet për sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve shtetërore online si dhe ndaj sistemit TIMS
-
VIDEO
'Gjirokastra plot me turistë' ministrja e turizmit debate me Shehun: Qarku është shpopulluar
Nuk kanë munguar debatet në Kuvend edhe mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.
'Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.'- tha Shehu
-
VIDEO
Berisha 'i bën gjyqin' Bashës: PD s’ka marrë kurrë financime ruse, vetëm nëse i ka marrë ish kryetari! Rama të shohë dosjen 'Mitrokhim'
Berisha edhe kësaj here ka hequr përgjgjësinë nga supi duke ja ngarkuar Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus.
‘Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë”, tha ai.- tha Berisha.
-
VIDEO
Balla i kthehet Berishës: Luli është i joti Sali, jo i imi! Po të jesh burrë ti çojë në prokurori, po s’ke qenë ndonjëherë
Me debate ka vijuar seanca plenare ku kreu i Rithemelimit është përfshirë në një debat me Ballën lidhur me financimet ruse. Balla u shpreh se nëse Berisha do ishte burrë mjaftueshëm do e kallzonte në prokurori.
‘Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla.
Me ironi nga foltorja e Kuvendit, Balla uroi djalin e Berishës, i përfolur për aferën e CEZ, për martesën e tij me Armina Mevlanin.
Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të viti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni”, tha Balla
-
VIDEO
Raporti i KLSH për kuotat ushqimore te 'Zyber Hallulli', Zhupa: Vjedhin bukën e fëmijëve, të ngrihet komision hetimor! Manastirliu: Manipuluesit kanë prodhuar gënjeshtra
Deputetja e PD Ina Zhupa dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë pasur debat të ashpër në Kuvend për raportin e KLSH se fëmijët në shtëpinë “Zyber Hallulli” ushqehen më pak se kuota që i është përcaktuar. Zhupa u shpreh se opozita do të dorëzojë në Kuvend një kërkesë që të ngrihet komisioni hetimor për organet që kanë për detyrë kontrollin.
-
VIDEO
Berisha në takim me të larguarit nga puna: Sot vendin e ekspertit e kanë zënë patronazhistët
Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha, po zhvillon një takim me persona të larguar nga puna.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën: Më parë mohoi kategorikisht financimet ruse në PD! Ishte garancia absolute që thoshte ‘Mos ma prekni Lulin’
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend duke ironizuar Sali Berishën që tani kërkon hetimin e fonddeve ruse për PD, por më parë i dilte në mbrojtjte Lulzim Bashës duke i thënë “Mos ma prekni Lulin”.
-
VIDEO
Veliaj kandidat për Tiranën? Berisha bën diversion: E konfirmoi Rama këtë apo ky Ramën? Ka një betejë mes të dyve, balancat janë drejt kryebashkiakut
Sali Berisha ka komentuar marrëdhëniet Rama-Veliaj duke thënë se ka një betejë mes tyre, por balancat janë drejt kryebashkiakut. Sipas Berishës, ai nuk pret konfirmimin e Ramës për të kandidatuar sërish për bashkinë e Tiranës, por ndodh e kundërta.
-
VIDEO
Bushati i drejtohet Ramës: Hoqët fashën 800 KW dhe nuk i kërkuar falje qytetarëve! E turpshme, keni kthyer shiun në bashkëdrejtues
Deputeti i PD, Helidon Bushati ka ngritur 3 pyetje për kryeministrin Edi Rama duke nisur nga rrugët, çmimet e karburanteve dhe fasha 800 KW për energjinë elektrike.
“Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar.
Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta.
E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie”, tha Bushati.