-
VIDEO
Zgjedhjet në FRPD/ Fituesi Besart Xhaferi në shkelje të statutit, dhjetëra denoncime për manipulim të votave! Evi Kokalari e lë përfundimisht Berishën: Nuk merrem me ju
TIRANË- I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë. Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit. Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë.
-
VIDEO
Denoncimi i Zhupës: Në Sarandë shkolla mbyllet për rikonstruktim në mes të vitit shkollor! 1200 nxënës s’e dinë ku të shkojnë
Një shkollë në Sarandë me 1200 nxënës do të rikonstruktohet por sipas një denoncimi të deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, kjo do të bëhet ndërkohë që viti shkollor ka filluar dhe nxënësit ende nuk e dinë se ku do të shkojnë.
-
VIDEO
PD-PS sa larg konsensusit? Nesër opozita publikon raportin final për reformën territoriale! PS e hapur për negocim vetëm me grupin e Alibeajt
Rikthehet me një axhendë intensive puna në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht me dy komisione të posaçme, për reformat territoriale dhe zgjedhore, për t’i hapur rrugë pasdite seancës plenare, ku ligjvënësit do të shpalosin problematikat që kanë hasur nga takimet në terren me qytetarët.
-
VIDEO
Berisha i pakënaqur me strukturat që zgjodhi vetë: Duhet më shumë punë, takoni njerëzit që të fitojmë
“Duhet të ndryshojmë, të dalim nga apatia 8 vjeçare...” Me këtë porosi, Sali Berisha iu drejtua demokratëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke mos fshehur notat e pakënaqësisë për procesin që synonte të ri-gjeneronte selinë blu.
-
VIDEO
Balla takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovacevski: Ballkani i Hapur, instrument i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë qëndrimit në Shkup ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
-
VIDEO
Shtyrja e fashës 800 kliovat, Berisha sulmon Ramën: Sillet sikur e nxjerr energjinë nga shtëpia e tij! Ka rekorde botërore cinizmi
Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, sa i takon shtyrjes së fashës 800 kilovat të energjisë elektrike.
‘Dje thotë e hoqa fashën, sot thotë nuk është hequr. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ku ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje nuk e sheh i duhet sateliti për ta parë. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet në qendër të tij është Edi Rama.’- tha Berisha.
-
VIDEO
‘Primaret’ pezull në Këshillin Kombëtar, ‘Rithemelimi’ mblidhet sërish! Berisha: Rama tallet me qytetarët, dje tha e hoqa fashën sot e vendos prapë
Rithemelimi do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar ku në fokus të bisedimeve do jenë primaret të lëna pezull
-
VIDEO
Pse bëni filma? Rama: S’bëhet fjalë këtu as për të vjelë as për të mjelë! Kam luajtur një me Ermal Mamaqin po nuk bëj më
Kryeministri ironizoi disa nga pyetjet e qytetarëve duke i cilësuar si opinione të bazuara në llafe.
‘Opinione të bazuara në llafe, nuk ka nga ata që janë pa drita dhe paguajnë fatura. Gjithsecili që ka një faturë shërbimi të lidhur me OSHEE dhe nuk ka fatura që vijnë që vijnë kur s’ke drita fare. Ka ekzsituar në të kaluarën, nga ata që sot ça nuk thonë por e lanë Shqipërinë në humnerë.’- tha Rama
I pyetur se pse bën aktorin dhe filma Rama sërish iu përgjigj një qytetari me ironi duke thënë se nuk bën më dhe se po përballen me një situatë kritike që po çmend botën.
‘Unë nuk kam bërë heroizëm, por një gjë është e sigurt, se çdo ditë e çdo minutë unë jetoj me dhe këtë detyrë. Dhe kjo është një detyrë të rezultateve të njerëzve dhe të vendit. Inflacionin nuk e sjell unë e sjell lufta. Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë as për të mjelë. Këtu kemi të bëjë me një situatë kritike që po çmend gjithë botën. Unë nuk bëej filma kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit.
-
VIDEO
Rama: Me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje pagash për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit.
‘Paga për zjarrfikësit është një rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as objektivit tonë. Pasi është rritje për këtë tre mujor. Me buxhetin e ri do të ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët infermierët dhe mësuesit. Ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hap i parë në këtë fundviti për të filluar i për të gjitha kategoritë e tjera.’- u shpreh Rama.
-
VIDEO
Kritikat e qeverisë kosovare ndaj Ramës dhe qëllimi i tyre
-
VIDEO
Lobimi rus në PD, Kulliri: Faji edhe i Berishës, mori në mbrojtje Bashën
Ish anëtari i këshillit kombëtar, Edvin Kulluri ka komentuar në Report Tv financimin rus në Partinë Demokratike. Kulluri thotë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Lulzim Bashën, por është edhe faji i Sali Berishës.
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Baçi: Primaret, domosdoshmëri! Do gjendet konsensus që bashki të veçanta t’i lihen Metës! Kandidat të pavarur nga grupi i Alibeajt? S’ka shans
Partia Demokratike nuk heq dorë nga primaret, të cilat për deputetin Luan Baçi janë domosdoshmëri, madje i ka cilësuar si një mrekulli që po i ofrohet qytetarëve shqiptar. Baçi është shprehur i bindur se kjo nuk ndikon aspak në raportin me aleatin kryesor, Partinë e Lirisë.