-
VIDEO
A ka pirë zotëria? ‘Fol normalisht jo sikur po ha fara në trotuarin e lagjes’, plas debati në studio mes Valterit dhe Mahos
“A ka pirë zotëria? ‘Fol normalisht jo sikur po ha fara në trotuarin e lagjes’, plas debati në studio mes Valterit dhe Mahos
Në studion e Report Tv ka pasur debate mes ish-deputetit Halit Valteri dhe gazetarit Armand Mahos.
Halit Valteri: A ka pirë zotëria?
Armand Maho: Jo unë nuk pi
Halit Valteri: Ose fol normalisht, mos fol sikur po ha fara te trotuari i lagjes -
VIDEO
Valteri në Report TV: Opozita s’merr më shumë se 5 bashki! S’kam pasur presion për padinë ndaj Metës! Maho: SPAK një dështim
Ish-deputeti, Halit Valteri është shprehur i bindur se kjo opozitë nuk do të marr më shumë se 5 bashki në zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
‘Shkëlqimi dhe rënia’ e Arben Ahmetajt në PS e qeveri, Rama e la pa asnjë post! Sula: Kryeministri të lëshon kur SPAK afrohet! Dyrnjaja: Ka përplasje në parti
Dikur numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj sot mban vetëm postin e deputetit. Për kreun e qeverisë, çdo lëvizje në skuadrën e PS-së ka qëllime organizativ, edhe pse për opozitën Ahmetaj shihet si zyrtari i radhës që do të hetohet për inceneratorët.
-
VIDEO
Qeveria shtyu aplikimin e fashës 800 Kwh, Berisha: U tërhoq prej nesh! Deklaratat e Kim? Si t’i kishte bërë Rama, të më kërkojë falje
Qeveria është stepur për aplikimin e fashës 800 kilovat falë opozitës, kështu u shpreh sot ish kryeministri Sali Berisha ndërsa shtoi se vetëm me ultimatum dhe presion mund të funksionojë qeveria.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Çupi: Mazhoranca do i thërrasë logjikës dhe do ua kthejë bashkitë qytetarëve
Dhurata Çupi, bashkëkryetare në komisionin për Reformën Territoriale Administrative, thotë se qëllimi i Partisë Demokratike është që entet publike të ishin sa më pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre
-
VIDEO
Balla në Shkup, takon presidentin e Maqedonisë së Veriut: Duhet të bashkëpunojmë më tepër kundër përpjekjeve të Rusisë për të minuar demokracinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, së bashku me delegacionin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan ditën e sotme një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Shkup.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Çupi: Mazhoranca do i thërrasë logjikës dhe do ua kthejë bashkitë qytetarëve
Dhurata Çupi, bashkëkryetare në komisionin për Reformën Territoriale Administrative, thotë se qëllimi i Partisë Demokratike është që entet publike të ishin sa më pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre
-
VIDEO
Berisha: Rama nuk ka votat për amnistinë, është tërësisht lobim i krimit
Ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here e ka cilësuar aministinë fiskale një lobim të krimit. Sipas Berishës, Rama nuk ka votat e mjaftueshme për zbatimin e kësaj amnistie dhe ky është tërësisht një lobim i krimit.
‘Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin.
Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit.
Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje.
Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre, ose i sjellin në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu.
Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah.
Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Takimi i Metës me Kim, Berisha: Pse të më shqetësojë mua takimi? E quaj shumë normal
Ish kryeminstri Sali Berisha nuk ka asnjë shqetësim për takimin e Metës me Kim. Edhe pse kreu i qeverisë, është shprehur se nëse do i duhej të zgjidhte mes SHBA dhe PD, marrëdhëniet me Amerikën nuk do cenoheshin.
'Përkundrazi,unë e kammmirëpritur absolutisht. Pse do më shqetësojë mua takimi? E quaj shumë normal dhe, Meta është ish president dhe kryetar i një partie. Unë e vlerësoj, pozitiv.'- tha Berisha.
-
VIDEO
Pajtim me Metën për primaret? Berisha: Nëse largohemi prej tyre nuk jemi vetja jonë
Berisha u shpreh se nuk do të ketë një largim nga primaret.
Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.
Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret. -
VIDEO
Meta thirrje Ramës të tërhiqet nga amnistia fiskale: Vjen me urdhër nga bota e krimit! Shtyrja e fashës 800 kilovat tregon mos ekzistencën e ERE-s
Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ligji për amnistinë fiskale është një ligj i cili bëhet me urdhër nga bota e krimit. Meta i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo nismë.
-
VIDEO
Shtyrja e fashës 800 kilovat, Meta: Tregon mos ekizstencën e ERE-s, tejkalim kompetenash! Qytetarët janë të ndërgjegjshëm për priomaninë e artistit që po ua nxin
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga ERE për shtyrjen e fashës 800 kilovat, ku sipas tij këto vendime janë tregues të mos ekzistencës së shtetit të së drejtës. Meta gjithashtu shtoi se ERE ka tejkaluar kompetencat pasi sipas tij nuk mund të përcaktojë KESH shifrat tarifore.
‘Cilin vendim? Ky vendim i marrë i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon edhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Sepse ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja këto vendime sidomos me këtë të sotmen është shpallur mos ekzistenca e ERE-s. Sepse vendimi i kësaj të fundit nuk ishte i bazuar në asnjë vendim. Është një rast i paprecedente që KESH të përcaktojë se kush janë fashat tarifore. Për më tepër që tejkalim të kompetencave. Pra ERE është bazuar vetëm mbi këtë dhe është në konflikt të qartë interesi, sepse s’mund të mbulohen duke katërfishuar çmimet. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon, qytetarët, taksapaguesit etj.
(...)
Në gjithë botën bie çmimi i karburanteve këtu ngrihen, këto janë qëndrimet e qarta të opozitës se e gjithë kjo ishte një manovër për të mbuluar vjedhjet e qeverisë në kurriz të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve. Kjo është dhe frikë nga zgjedhjet, por me shpresën e tij për të shtuar 5 fish e 6 fish, por kjo gjë jam i sigurt që nuk ka për të ndodhur, por qytetarët janë të ndërgjegjshëm për gjithë piromaninë e këtij artisti që po ua nxin.’- tha Meta.