-
VIDEO
PD dhe PS nuk gjejnë dakordësi, Florian Bianku zgjidhet me short si kandidat për anëtar të KLP-së
Opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur dakordësi për votimin e kandidatëve për anëtar të KLP-së. Gjatë mbledhjes së nënkomisionit, 3 anëtarët nga mazhoranca dhe 2 nga opozita, nuk arritën kuorumin e katër votave.
-
VIDEO
Iu bashkua protestës së Metës, Salianji për Report Tv: Do të jem i pranishëm saherë ka tubime kundër qeverisë! Opozita, të ishte ngritur me kohë
Si një ndër figurat e pakta të rëndësishme, pjesë e Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte pjesë e protestës së thirrur nga Meta te inceneratori i Tiranës. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mbi një ‘koalicioni’ të pritur së paku nga Berisha e Meta.
-
VIDEO
Spaho nga protesta: Komisioni Hetimor u ngrit për t’i ‘shërbyer’ Ramës! Paraqiste variantin e tij te qytetarët për aferën e inceneratorëve
Të shumta ishin shigjetimet plot akuza në protestën e mbajtur nga Partia e Lirisë, por nuk munguan as nga ato të Rithemelimit i cili ishte në protestë (me mungesën e kryetarit të tyre). Spaho u ndal te një tjetër akzuë, atë të ngritjes së Komisionit Hetimor me kryetare Jorida Tabakun nga ku nuk u zbulua asgjë, përkundrazi, sipas Spahos dha mundësi që Rama të jepte variantin e tij te qytetarët.
-
VIDEO
Meta nga protesta te Inceneratori: SPAK të heqë nga sytë shaminë që i ka vënë Rama e Veliaj, të zbatojë ligjin e të çojë rilindasit në burg
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta nga protesta në Inceneratorin e Tiranës, e quajti një aferë korruptive, ndërsa i bëri thirrje SPAK që ët zbatojë ligjin. Meta tha se ka ardhur koha që tashmë SPAK të heqë shaminë që i kanë vënë syve Edi Rama dhe Erion Veliaj.
-
VIDEO
Meta akuza SPAK: Po bashkëpunon me PS për të blerë zgjedhjet vendore
Në fjalën e tij gjatë protestës, kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza se SPAK po bashkëpunon me qeverinë për të blerë zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Meta: Afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga krimineli Rama! Para drejtësisë shkojnë hallexhinjtë dhe jo megafirmën e Veliaj
Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e thirrur për inceneratorët ku tha se para drejtësisë duhet të dlaë kryeministri Rama të cilin e ka cilësuar si 'kryetari' i një organizate kriminale sëbashku me Veliajn. Meta edhe njëherë i ka bërë akuza SPAK se po bashkëpunon me qeverinë dhe nuk po sheh faktet. Përpara drejtësisë theksoi kreu i PL-së, po vendosen njerëz të cilët janë hallexhinj ndërkohë që duhet të ishte Rama dhe Veliaj, të cilin e cilësoi si megafirmuesi i inceneratorëve.
-
VIDEO
E keni thirrur Berishën në protestë? Meta: Gjithsecili është i mirëpritur në monumentin e korrupsionit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mirëpritur gjithsecilin t’i bashkohet protestës së tij te inceneratori i Tiranës.
-
VIDEO
Brisida Shehaj nxjerr kontratën: Klodian Zoto ka marrë 100% të fondeve! Kjo kontratë ka vlerën 140 milionë dollarë për inceneratorin që sot se ka
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit Brisida Shehaj nga protesta e partisë së Lirisë ka nxjerrë disa fakte të reja për incenratorët ku sipas saj, Klodian Zoto do të marrë 140 milionë dollarë për inceneratorin që sot nuk e ka.
-
VIDEO
Protesta e Partisë së Lirisë, qytetarëve u bashkohet Meta
Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në inceneratorin e Tiranës, aty ku paralajmëroi se do të bënte një protestë. Në protestë siç dukej edhe nga pamjet me dron nga Report Tv prezenca ishte e ulët.
-
VIDEO
Reforma Territoriale, Partia Socialiste: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe! PD: Tallje me shqiptarët, Rama ka frikë nga zgjedhjet
Partia Socialiste duket se ka arritur në përfundimin se ndarja aktuale territoriale e Shqipërisë është e duhura. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fund të mbledhjes së grupit tha sot se se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.
-
VIDEO
Pas rreth 2 orësh, mbaron takimi ‘kokë më kokë’ mes Kurtit e Ramës
Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
-
VIDEO
Samiti kundër Terrorizmit në Izrael, Nikolla: Shqipëria është renditur në anën e duhur të historisë
"Terroristët shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për të goditur paqen.", kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila mori pjesë në samitin e 21 Botëror kundër Terrorizmit në Izrael.