-
VIDEO
Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, Begaj në Slloveni: Sulmet kibernetike, dëshmi se aktorë të tretë rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Në Bërdo të Sllovenisë mbahet sot samiti i Procesit Brdo-Brijunit, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon
Sot në të gjithë vendin ka nisur viti i ri shkollor, ku në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë rreth 29 mijë vogëlushë. Mirëpo, ky vit ka pasur rënie të ndjeshme edhe të numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë, ku janë rreth 30 mijë nxënës më pak
-
VIDEO
Sherr në bashkinë e Kamzës, Xhixho 'përplaset' me Rakip Sulin: Kur do të bëhet shkolla? Eja në dëgjesë publike me qytetarët
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka qenë sot në shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz, ku kanë nisur punimet për rikonstruktimin e saj. Xhixho ka shkuar në Bashkinë Kamëz ku ka pasur edhe një debat me kryebashkiakun Rakip Suli. Ajo i ka kërkuar atij të bëjë me dije se kur do të jetë gati shkolla për të nisur mësimin nxënësit. Xhixho dëgjohet se i thotë që e kishte ftuar në një dëgjesë publike me prindërit në orën 08:00 , por Suli nuk kishte shkuar. Ky i fundit dëgjohet teksa i thotë ta bënin dëgjesën në orën 13:00.
-
VIDEO
Policia shërbime me pagesë privatëve, reagon Rithemelimi: Rama do t’i kthejë policët në shoqërues të klientëve të tij
Vendimi i qeverisë për Policinë e Shtetit ku policët mund të ofrojnë shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publik ose privat si edhe eventeve të ndryshme, ka sjellë reagimin e Rithemelimit.
-
VIDEO
Berisha bëhet meme në Postribë: Gjuhëtarin e njohur e bën kreun e kryengritjes antikomuniste
Angazhimi politik aktiv po e lodh shumë Sali Berishën, i cili edhe ngarkesën e stresit dhe atë të moshës, tashmë e ka të ngritur. Prej ditësh, në takimet që po zhvillon në disa zona të vendit, Berisha ka bërë gafa pa fund, sa ka qenë një ushqyes i rrjeteve të satirës.
-
VIDEO
Përvjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Berisha dhe familja homazhe te ‘Varrezat e Dëshmorëve’
Homazhet për Azem Hajdarin kanë vijuar, ku të pranishmit kanë shkuar te "Varrezat e Dëshmorëve të Kombit". Sali Berisha dhe familjarët, me radhë, kanë vendosur lule mbi varrin e Hajdarit.
-
VIDEO
Homazhet për Azem Hajdarin, Rudina Hajdari: Ishte ndër figurat më të pastra që i shërbeu Shqipërisë
Në homazhet për Azem Hajdarin e pranishme ishte edhe e bija, Rudina Hajdari. Ajo tha se Azem Hajdari ishte një ndër figurat më të pastra që i shërbyen Shqipërisë, ndërsa ftoi të rinjtë që të ndjekin shembullin e kryengritjes.
“Revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Do të mbetet një nga figurat më të pastra e modelet më të mira shoqërore që i shërbeu Shqipërisë. Edhe pasi e sollën pluralizmin erdhi, ai nuk i ndryshoi parimet. Azemi është personi që në vitin ’90 si student u çua për të sjellë ndryshimin. Për këtë, mesazhi im është për të rinjtë që duan ta çojnë jetën në Shqipëri. Hajde të çohemi në beteja për më shumë liri, drejtësi, meritokraci”, u shpreh Hajdari.
-
VIDEO
24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90! Rudina Hajdari: Ishte model për shoqërinë
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit 'Heroit të Demokracisë', aty ku u pushkatua 24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha.
-
VIDEO
Açka: Të bëhen të detyrueshme klasat e notit në shkolla
Kryetarja e Komisionit për Edukimin Flutura Açka propozoi që në sistemi arsimor shqiptar të bëhen të detyrueshme klasat e notit, të mësohet me detyrim historia e regjimit diktatorial si dhe të bëhet transparencë në lidhje me detajet që lidhen me arsimin. Açka nënvizoi se fëmijët duhet të mësojnë mbi të kaluarën komuniste të vendit, pasi sipas saj në histori përmendet shumë pak.
‘Të bëhet e detyrueshme klasat e notit në shkollat Shqiptare; Në shkollat Shqiptare të vendoset me detyrim mësimi i historisë së regjimit diktatorial; Transparencë për të gjitha detajet që lidhen me arsimin.’- tha Açka.
-
VIDEO
Rindërtimi/ Rama kujton bisedën me një drejtor: Më tha kishim shkollë pa banjë, sot ka më shumë banjo se i gjithë fshati
Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën në Kongresin e Arsimit kujtoi bisedën me një drejtor shkolle që u rindërtua pas dëmtimit të madh që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Më tha bukur një drejtor shkolle në një nga zonat e Rindërtimit, kishim shkollë pa banjë, sot shkolla ka më shumë banjo se i gjithë fshati. Edhe program i arteve dhe zejeve në shkollë do të nisë e nuk do të ndalet. Përkrah me teknologjinë e finalizimin duhet të fusim këto aktivitete”, tha Rama.
-
VIDEO
Gjiknuri nga Elbasani: Drutë e zjarrit, me gjysmën e çmimit për pensionistët dhe familjet në nevojë
Qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit e cila këtë vit ka vendosur t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë.
-
VIDEO
Grupi i Alibejt ka mohuar pjesëmarrjen të protesta para inceneratorit, Meta: Po përdorin alibi!
Dyzimit të deputetëve të grupit Alibeaj në Partinë Demokratike për të qenë pjesë e protestës së thirrur prej tij para incenratorit të Tiranës, Ilir Meta iu përgjigj nga selia e Partisë së Lirisë. Mbështetësit e Sali Berisha kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa mbështetësit e Enkelejd Alibeaj nuk do të jenë, ndër to edhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Meta tha se rezistenca është detyrë, ndërsa shtoi se ata që duan të gjejnë alibi i shpikin kurdo. Kriteri i vetëm për të qenë opozitë, sipas Metës, është të jesh kundër Ramës.