-
VIDEO
‘Territorialja’, Alibeaj për deklaratën e Ballës: Provokim, s’mund të flasësh pa përfunduar punën komisioni! PS do të fitojë zgjedhjet në tavolinë
Kryetari i Grupi Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar si provokim deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë hartës aktuale territoriale. Për Alibeajn, PS kërkon sërish që të fitojë zgjedhjet në tavolinë, ndërsa shton se nuk mund të flasin pa përfunduar komisioni. Alibeaj i bëri thirrje edhe deputetëve të Rithemelimit të bëhen bashkë për të çuar deri në fund propozimet që kanë për Reformën Territoriale.
-
VIDEO
Xhaçka takon homologun çek në Pragë: Çekia, mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë në Pragë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavský
-
VIDEO
Komisioni i ligjeve, miratohet marrëveshja për bashkëpunimin Shqipëri-Emirate të Bashkuara për luftën ndaj terrorizmit
E pyetur nga Enkelejd Alibeaj, zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se është hera e parë që lidhet një marrëveshje e posaçme ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kjo i hap rrugë bashkëpunimit të mëtejshëm”, tha ajo.
Alibeaj tha se kjo marrëveshje duhet të ishte kërkuar nga qeveria shqiptare.
"Kush kryen krime, pas disa kohësh fillon e ndihet se është në Dubai. Ky fenomen ka filluar prej shumë kohësh. Duhet të kishte një kërkesë nga qeveria shqiptare drejt Emirateve të Bashkuara, por marrëveshja është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe", u shpreh Alibeaj.
Në përfundim, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, u miratua.
-
VIDEO
Sula në Komisionin e Ligjeve: Politika të mos mbyllë sytë ndaj parave të pista të 'çunave të Londrës'
Të ardhurat e nga veprimtaritë e paligjshme, si kultivimi i kanabisit, i emigrantëve shqiptarë në Angli investohen në shtetin shqiptar, tha deputeti i PD-së Dashnor Sula në Komisionin e Ligjeve, ku theksoi se vetëm po të ndalet ky proces do të normalizohet situata me emigrantët e paligjshëm në Britani.
“Të ardhurat e shtëpive të barit investohen në shtetin shqiptare. Nëse vullneti politik bëjnë të tyren që të mos mbyllin sytë ndaj parave që vijnë nga “çunat e Londrës” dhe investohen në bregdet. Bankat e nivelit të dytë nuk kontrollojnë “çunat e Londrës”. Ndodh që rekrutohet djem të rinj 18-vjeçarë duke ua shtruar me lule se do të merren atje me shtëpi bari. Të gjithë thonë kam ardhur këtu për të larë borxhin, pasi është 25 mijë euro për të shkuar në Angli, ose me gomone me 5 mijë euro. Kërkesa e palës britanike është për të kuptuar si mund të parandalohet ky emigracion i paligjshëm. Y parandalim bëhet vetëm me anë të qeverisë shqiptare, ndërsa qeveria jonë i nxit. Çunat e rinj po ikin. Mos përpiqemi ta mbulojmë këtë fenomen. Për sa kohë ky vend nuk do të bëjë për rininë dhe qytetarët, të rinjtë do të ikin. Nuk e kanë fajin ata, po shteti.”, u shpreh Sula.
-
VIDEO
Açka do të dorëzojë projekligj për ndryshime ligjore në Kuvend: Të kthehen 100% plazhet publike! 80% janë të zëna, shqiptarët nuk kanë akses për t'u futur
Deputetja e PD, Flutura Açka, së bashku me nismën ‘Thurje’, e cila kishte mbledhur 10 mijë firma nga qytetarët për lirimin e plazheve publike do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për ndryshime ligjore. Në fjalën e saj para mediave, Açka tha se 80% e plazheve të vendit janë të zëna dhe se kjo praktikë duhet të ndryshojë për të kthyer 100% plazhet publike.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Partia Socialiste: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe! PD: Tallje me shqiptarët, Rama ka frikë nga zgjedhjet
Partia Socialiste duket se ka arritur në përfundimin se ndarja aktuale territoriale e Shqipërisë është e duhura. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fund të mbledhjes së grupit tha sot se se kanë arritur në përfundimin se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.
-
VIDEO
Memorandumi Shqipëri-Britani për emigracionin, Alibeaj Ministrisë së Brendshme: A ka një analizë pse largohen shqiptarët?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelej Alibeaj tha se duhet bërë një analizë se përse shqiptarët largohen nga vendi, akoma edhe nëse në vendin e synuar (Britani e Madhe) do të merren me veprimtari të paligjshme që i vendos në rrezik.
Ndërsa listoi arsye si gjendja ekonomike, kriminaliteti e pasiguria në Shqipëri, i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të analizojë shkaqet e largimit të paligjshëm të shqiptarëve.
“A duhet të ishte një politikë realiste të eleminojë fenomenin. A keni bërë një analizë përse shqiptarët sot ikin? Gjendja ekonomike, kriminaliteti, pasiguria, nevoja për një jetë më të mirë. Ka një analizë të plotë të këtij fenomeni? A mund të bëhet një lloj krahasimi me kohën kur, në 2013, është bërë sërish një akt i ngjashëm. Atëherë Britania ishte pjesë e BE-së, tani rregullat janë ndryshe. Në vitin 2010, një nga kërkesat e BE-së ishte zerimi i dëshirës së shqiptarëve për të ikur. Nga PD-ja ishte një kërkesë e përmbushur, e për këtë arsye u liberalizuan edhe vizat. Sot ka lindur prapë nevoja për të ikur. Shqiptarët që shkojnë atje, kryejnë një veprimtari që etiketohet si veprimtaria e shtëpive të barit. Por kjo tregon arsyet reale pse shqiptarët ikin atje. A ka ministria e Brendshme informacion se sa është numri i shqiptarëve që angazhohen në një veprimtari të tillë?
-
VIDEO
Komisioni i Ligjeve, diskutohet memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Të sqarojmë urgjencën
Komisioni për Çështjet Ligjore po zhvillon sot seancën ku në rend të ditës ka 3 çështje. Seanca nisi me diskutimin për projektligjin për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë atje, përkatësisht:
-
VIDEO
Berisha në listën e zezë të SHBA-së e Britanisë, Balla: Ndryshojmë ligjin, kush person shpallet ‘non grata’ të merret menjëherë nën hetim
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë. Balla tha se po vonon drejtësia për kompleksin Partizani, aferën e ÇEZ dhe Gërdecin
-
VIDEO
Zv. Kryetari i Partisë së Lirisë në 'Kontrast': Rama mësues vizatimi, që ka personalizuar politikën e jashtme!
-
VIDEO
24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Berisha: Ishte i guximshëm, u bë lider në mënyrë unike
Në 24 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë. Gjatë këtij bashkëbisedimi në sheshin ‘Demokracia’, Berisha tha se Azem Hajdari ishte njëri i guximshëm dhe u bë lider në një mënyrë unike.
-
VIDEO
‘Integrimi’ miraton programin e IPA 3! Tabaku: BE e shqetësuar për menaxhimin e fondeve! Beqaj: Mbështetje për rrugëtimin europian
Miratimi i marrëveshjes IPA 3 u shoqërua me debate në Komisionin e Integrimit. Opozita akuzon qeverinë për mungesë transparence, teksa koordinatori i programit NIPAK u përgjigj me shifrat e risitë që sjell marrëveshja e re. Programi IPA 3 është një mbështetje financiare, që i vjen në ndihmë vendit tonë në proceset integruese drejt BE.