-
VIDEO
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Do ashpërsojmë ligjin, kontrolle çdo 45 ditë pallatave ndërtim në mënyrë që katet të mos hidhen pa leje
Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Rama ka paralajmëruar se do ta ashpërsojnë akoma më shumë ligjin. Ai tha se do të vejnë kontrolle të detyruara çdo 45 ditë në mënyrë që ndërtuesit të mos hedhin kate pa leje.
Do ta shtrëngojmë akoma më shumë ligjin, do vëmë kontrolle të detyra çdo 45 ditë në mënyrë që katet të mos hidhen dhe pastaj kur shikohet është vonë. Ky do të jetë mësim i mirë për të gjithë ata që do të dalin të implikuar në këtë histori. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ky është një operacion që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël, ka zona të tjera që kanë problematikë më të madhe në raport me sipërfaqen që kanë.
-
VIDEO
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por s’mund të lëmë pasanikët t’i bien në qafë të gjithëve
Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Zall Herr për konfiskimet e ndërtimeve pa leje, duke thënë se nuk janë prishur pazaret, ashtu sic është pretenduar këto ditë, por thotë se s’mund të lënë pasanikët që t’i bien në qafë.
“Kur përpiqesh të bësh dicka, duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë e mallkojnë mos dil nga shtëpia, rri brenda. Nëse do që të gjithë të thonë sa burrë i mirë, as mos fol, as mos lëviz vendi dhe as mos u duk. Atëherë je burrë i mirë, i ndershëm, je për t’u bërë krushk. Nëse merr përsipër të bësh një punë dhe fillon t’i ndryshosh gjërat, gjithmonë ka baltë për ty sa të duash. Kam dëgjuar këto ditë që thonë, ato pallatet nuk u bënë Brenda ditës. Aty i kishit apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë Brenda ditës, as kultura e ligjit. Kultura e ligjit nuk është si pallat që ndërtohet për 2-3 vjet, por kërkon kohën e vet.
Kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje, nuk kishte asnjë pallat të vetëm pa shtesa. Ndërkohë që sot janë pak. Janë shumë pak në tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet por janë raste shumë brutale arrogance dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk mundet që të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk I bëjnë për t’i shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufij në përpjekjen për të bërë më shumë fitim për t’i rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka Pazar të prishur se të ishte për pazar, gjysmat e pallateve do t’i jepnin për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama-banorëve në Zall Herr: Mos u zini për gardhe me njëri-tjetrin! As mos bëni shtesa si të pangopurit në mes të Tiranës
Gjatë inagurimit të shtëpive të reja në Zall Herr, Rama i tha banorëve që të mos zihen me njëri-tjetrin për gardhe, e as të mos bëjnë shtesa si ata që i cilëson si të pangopurit në mes të Tiranës.
“Tani ju takon juve që ta mirëmbani këtë lagje kaq të bukur, të mos vini gardhe e të mos ziheni për gardhe me njëri-tjetrin, të mos bëni shtesa si disa të pangopur në mes të Tiranës, por atyre do jua marrim katet dhe në të gjithë ato metra katror të ndërtuar për qëllim fitimi, do të strehojmë familje në nevojë ose do t’i detyrojmë që t’i paguajnë ato metra katror, jo me cmimet që deklarojnë, por me cmimin real, plus indeksim dhe me gjobën sipër. Në këtë mënyrë t’i blejnë vetë dhe aq sat ë mos u shkojë më nëpër mend të bëjnë më ndërtime pa leje, ne të paguajmë ata që do të shpronësohen tek Unaza e Re”, tha Rama.
-
VIDEO
Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje, Berisha: Ndërtuesit paguajnë ryshfet për të shtuar katet, Rama bën sikur nuk e di
Sali Berisha në një takim me demokratët e Prrenjasit ka komentuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Berisha tha se investitorët paguajnë ryshfet për të shtuar katte, ndërsa Rama bën sikur nuk është në dijeni.
-
VIDEO
Report Tv zbardh propozimin e grupit të PD për reformën administrative: 6 rajone dhe 92 bashki
Grupi Parlamentar i PD diskutoi sot në një mbledhje disa orëshe draftin e Reformës Territoriale, ku kanë marrë pjesë vetëm deputetët që nuk janë rreshtuar me Sali Berishën.
-
VIDEO
Mazhoranca ‘rrëzon’ PD, Denaj: Shtimi i bashkive jo efektiv! S’mund të flasim për numra pa ekspertizë! Çupi: Zonat rurale të harruara, 8 mln euro investim në 8 vite
Mazhoranca nuk e mbështet propozimin e Partisë Demokratike për rritjen e numrit të bashkive në vend. Deputetja Socialiste, Anila Denaj, bashkëkryetare e komisionit për Reformën Administrative Territoriale për “Report TV” u shpreh se copëzimi i mëtejshëm i hartës territoriale është i nxituar dhe jo efektiv.
-
VIDEO
Berisha në Shkodër: Edi Rama tregoi fytyrën e vërtetë me atë paketë gjoja ndihmëse, po gjobit në mënyrë cinike familjarët! Mbështes PL për protestën
Si çdo vendim i qeverisë, edhe paketa e dytë e rezistencës së sociale nuk është mirëpritur nga ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ditën e djeshme kreu i qeverisë tregoi fytyrën e vërtetë me këtë paketë. Kreu i Rithemelimit tha se kjo është thjesht një metodë që përdoret nga kryeministri për të vjedhur në mënyrë cinike familjet e bizneset.
-
VIDEO
Rama, Veliaj e Kushi përurojnë shkollën e re ‘Andrea Stefani’ në kryeqytet, kryeministri: Të kursejmë energjinë në shkolla
Një shkollë e re , “Andrea Stefani”, është ndërtuar në kryeqytet për nxënësit e Astirit dhe Laprakës. Shkolla 9-vjeçare u inaugurua sot, ku në inaugurim morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
-
VIDEO
Ambasada britanike në Tiranë hap dyert për ngushëllim për humbjen e monarkes Elizabeth II, Begaj lë mesazhin: Kujtimi i saj i paharruar
Ambasada britanike në Tiranë ka hapur dyert për ngushëllim për humbjen e monarkes Elizabeth II. Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë së Madhe u shua mbrëmjen e së enjtes të 8 shtatorit
-
VIDEO
Paketa e rezistencës sociale, reagon Erion Braçe: Po rrogat e zjarrfikësve, pse nuk rriten?
Deputeti i Partisë Sociaiste Erion Braçe ka shfaqur pakënaqësitë për faktin se zjarrfikësit nuk do të përfitojnë rritje page.
-
VIDEO
Paketa anti-krizë, PD: E papranueshme rritja e çmimit të energjisë në kohë krizë! Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve
Deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu në një konferencë të përbashkët për shtyp, kanë kritikuar paketën e dytë të rezistencës sociale të prezantuar një ditë më parë nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve
-
VIDEO
Rama për 'thesarin' e fshehur në jug: Nëse vitin tjetër vjen lajmi i mirë, Shqipëria bëhet fuqi e rëndësishme në rajon
Kryeministri Edi Rama pohoi sot se nëse Shqipëria gjen rrugën për të promovuar dhe shitur gazin dhe naftën, që janë zbuluar në Shpirag atëherë vendi ynë do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.