-
VIDEO
VIDEO/ Shoqëri civile "e pavarur", Altin Goxhaj dhe Aulon Kalaja nga Foltorja e Berishës shfaqen tek mitingu i Ilir Metës
Thuajse në çdo miting që organizohet, janë edhe disa persona që shfaqen dhe prezantohen aty si shoqëri civile edhe pse me këtë të fundit s'kanë asnjë lidhje.
-
VIDEO
Meta ‘zbulon’ se si e mësonte Bashën për të bërë politikë: I thashë, Lulush hajde këtu ti, e rregulloj unë këtë punë
Në konferencën për media Meta sërish ka sulmuar Bashën po kësaj radhe ka zbuluar sesi e mësonte gjatë kohës që ishte president ish kryetarin e PD-së të bënte rolin e opozitës.
Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje.
Por organizimin merre vete në dorë. Se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit ishte grusht shteti”, deklaroi Meta.
-
VIDEO
Meta: Nuk është problem kush do jetë partia e parë e opozitës! Nuk kam konkurrencë me Berishën
Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Malokut lidhur me kryesimin e njërës parti në frontin opozitar Meta i është përgjigjur se nuk ka rëndësi dhe se nuk ka konkurrencë me Berishën.
‘Nuk është ky problem se kush do jetë partia e parë e opozitës. Dhe nuk je gjë tjetër veç bishti i mazhorancës. Nuk kam unë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do kemi një është lufta ndaj korrupsionit. Ftoj miq dhe partnerë që çdo informacion ta sjellin te Ilir Meta dhe partia e Lirisë.
Jo thjesht për të dëmtuar qeverinë. Por si Partia e Lirisë do të ndezim flakët e demokracisë, të jemi të gjithë të lirë. ‘- tha Meta.
-
VIDEO
Partia e Lirisë e majtë apo e djathtë? Meta nuk jep përgjigje
I pyetur nëse partia e Lirisë është e majtë apoe djathtë Meta numk ka dhënë në përgjigje
‘Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem asnjë sekondë nuk do bojkotojë zgjedhje asgjë. Unë nuk jam naiv të kem demokraci daneze në Shqipëri. Është e mirëpritur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet dhe në të gjithë opozitën e vërtetë.
partia e lirisë është liria, kushtetuta është e majtë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse.’- tha Meta -
VIDEO
Meta: Rama vazhdon të japë miliona për koncesionet! Situata është e rëndë edhe në dogana e tatime
Ilir Meta tha sot se edhe pse vendi është në situatë të rëndë ekonomike qeveria vijon jep miliona për koncesionet.
“Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncesionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës. Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze. Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.
Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta në krye të Partisë së Lirisë, Bushati për Report Tv: Ndryshoi emrin, por jo mbiemrin! I vetmi ish-president që do të bëhet kryetar partie
Ervin Bushati, ish-drejtor i Postës Shqiptare dhe ish-kryetar i PS-së në qarkun e Tiranës, ka komentuar rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike në vend, ndërsa dje i ndërroi emrin erdhe partisë nga LSI në Partia e Lirisë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bushati tha se LSI ka ndërruar emër, por pronari është i njëjtë
-
VIDEO
Meta në konferencë për mediat: Armiku kryesor është korrupsioni duhet të fillojmë shpejt punën
Ish presidenti Ilir Meta në një konferencë për media ka theksuar se duhet të fillojnë shpejt nga puna pasi vendi ka armik kryesor korrupsionin.
‘Dua të falënderoj gjithë intelektualët si Agim Nesho e të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik. Aleati më i madh i kësaj kriprokracie është indiferenca e popullit dhe intelektualëve.
Mendoj se tani duhet të fillojmë nga puna sepse për fat të mirë tani nuk e kemi më atë kostumit që na sillte atë pyeten a i lejohet presidentit të bëjë gjëra të tilla?
Armiku kryesor i demokracisë është korrupsioni dhe është pikërisht ky që e ka rrënduar situatën e çdo shtetari. ‘- tha Meta.
-
VIDEO
Erl Murati për Report TV: Me rikthimin e Metës, debati politik do të jetë shumë i ashpër
Analisti Erl Murati ka komentuar rikthimin e Metës ku thekson se rikthimi i Metës ishte surprizë
-
VIDEO
Veliaj vlerësohet me titullin e lartë “Komandant i Urdhrit të Plejadës së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është vlerësuar me titullin e lartë “Commandeur de l’Ordre de la Pléiade de la Francophonie et du dialogue des cultures” (Komandant i Urdhrit të Plejadës së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave) nga Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, në një ceremoni të posaçme të organizuar pasditen e djeshme
-
VIDEO
Ilir Meta prezanton logon e re të Partisë së Lirisë! Del në konferencë për mediat
Ilir Meta ka prezantuar sot logon e Partisë së Lirisë, ish Lëvizja Socialiste për Integrim. Ngjyrat kuqezi dominojnë në logo, si vazhdimësi e politikës nacionaliste që Meta lançoi dje.
-
VIDEO
Ps pas hapjes së negociatave
Ndryshimet në qeveri që u njoftuan ditën e sotme nga Edi Rama, sipas Blendi Klosit vijnë në kuadër të zhvillimeve të reja për vendin tonë. Duke qenë se janë vënë në vijë punët për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019, prioriteti i qeverisë është sfida me krizën e energjisë dhe çelja e negociatave.
-
VIDEO
Kryemadhi: Meta, politikani më i përgjegjshëm! Zbulon lëvizjen e radhës pas lënies së partisë
Nuk do ta mendoja bashkëshorti i Monikës por themeluesi i partisë. Rikthimi i tij është shpresë për opozitarizmin. Për të krijuar një hapësirë lirie të menduarit dhe të votuarit. Njerëzit nuk ndjejnë liri. Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur por shumë i vështirë. Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet.’- tha Kryemadhi