• VIDEO

    Meta: Beteja e "Stalingradit" për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar! Nëse nuk reflektohet, populli do të ndërhyjë ndaj zyrtarëve të korruptuar

    “Referendumi do të ketë disa etapa, tha Ilir Meta. E para është ndërgjegjësimi, më pas mobilizimi i lëvizjes qytetare dhe  revolucioni antikorrupsion. Në fjalën e tij tha se nxit drejtësinë të veprojë për çdo dosje që kanë çuar.

    “Etapa e parë është ndërgjegjësimi se kjo është betejë e Stalingradit. Shqipëria duhet të ishte bërë anëtare e BE me kohë. Nuk kemi asnjë betejë me vendet e rajonit, e kemi vetëm në drejtimin që duke qenë popull pro europian, duam të ecim më shpejt se të tjerët jo të mbetemi të fundit në klasë. Nëse ndodh ashtu, nuk mbetet njeri në Shqipëri, na ikin të gjithë.

    Faza e dytë është mobilizimi i lëvizjes qytetare. Është e vështirë të gjesh një institucion në Shqipëri që nuk kryen falsifikime. Revolucioni antikorrupsion është për triumfin e lirisë. Këta duan edhe të vjedhin edhe të duartrokiten. Shpresoj dhe nxis drejtësinë të veprojë. Nëse nuk do të ketë reflektim, do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar”, tha Meta.

    •  
  • VIDEO

    Meta akuza për Ramën: Vjedhës i pamëshirshëm! Shkeli kodet kanunore duke përdorur firmat e të vdekurve

    Pas Lulzim Bashës, Ilir Meta është kthyer tek Edi Rama duke e cilësuar si vjedhës të pamëshirshëm dhe thotë se përdori firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë. Për këtë i referohet aferës së inceneratorëve.

    “Teksa qeveria ecën me hap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin e saj, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit. Në krye është Edi Rama, një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo vec mes buxhetit të shtetit, jo të të dhënave të qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.

    Nuk ka asnjë lidhje me socialistët. Ky është mjeshtër i paparë për të korruptuar, për të shantazhuar e përçarë. Nuk është ky thjesht problemi, ecën me shpejtësi korrupsion dhe shumica e familjeve shqiptare ecin me varfëri sepse korrupsioni dhe varfëria janë të lidhura bashkë. Vjedh edhe në pandemi. Veç tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa kanë marrë në Shqipëri, gati zero, në Serbi merrnin gati 100 euro në muaj. Ai nuk është i paaftë, por është i pacipë”, tha Meta.

  • VIDEO

    Ilir Meta vijon sulmet ndaj Bashës: Ishte infiltruar për të bërë opozitën fasadë, Lulushi që donit ta bënit kryeministër, ndante fitimet me mafien në pushtet

    Ilir Meta ka vijuar me akuzat për Lulzim Bashën duke e cilësuar si të shitur që ndante fitimet me mafien dhe ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë. 

    “Ka rënë prej kohësh  qeveri prej letre që ka vonuar një popull zemërluan, sysqiponjë dhe sic e kam paralajmëruar, qeveria kur ra nga korrupsioni  paparë dhe veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, ishte shitur dhe infiltruar për të bërë fasadë opozitën, ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por ju kam thirrur aty ku kam qenë me 2 mars, me popullin”, tha Meta.

  • VIDEO

    Meta mbledh Komitetin Organizativ të Partisë së Lirisë, tregon 3 drejtimet ku do fokusohet: Nga lufta anti-korrupsion te qeverisja e vendit

    “Partia e Lirisë”, nën drejtimin e Ilir Meta do të nisë aksionin për një revolucion anti-korrupsion

  • VIDEO

    Marrëveshja për pensionet me Italinë, ministrja e Financave: Ditë fitorje! Bucci: Punë e jashtëzakonshme e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

    Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj për marrëveshjet pë rpensionet tha se do të njihen vitet e pensionit për çdo shqiptar.

  • VIDEO

    Politikani i lartë I.M., ish bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit! Nikolla i jep dosjen kryetarëve të grupeve parlamentare

    Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thërritur mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i dhënë dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

    • VIDEO

      Inceneratorët, Kryemadhi: Kam dorëzuar prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës

      Monika Kryemadhi ka publikuar fakte të reja në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ndërsa thotë se ka dorëzuar në SPAK materiale shtesë dhe se çështjes do t’i shkojë deri në fund. Sipas Kryemadhit bashkia e Tiranës kishte dijeni që në 2016 për kërkesën për Inceneratorin e Tiranës, pasi kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit

    • VIDEO

      Berisha mbledh 'Frontin për shpëtimin e Shqipërisë' dhe flet si Meta: Të përgatitemi për referendum

      Sali Berisha ka mbledhur atë që e quan “Fronti për shpëtimin e Shqipërisë” për të folur rreth situatës ku ndodhet vendi. Në takimin e hapur me intelektualë mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm, Berisha nuk ndali akuzat ndaj Edi Ramës duke thënë se po përdor gjithcka për të mbajtur pushtetin.

    • VIDEO

      Deputetja Xhixho në Report Tv: Në shtator do të kemi aksion agresiv politik kundër Edi Ramës

      Deputetja Erisa Xhixho ka folur në “Studio Live” nga Arbër Hitaj për rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive duke bërë me dije se në shtator do të ketë agresion aktiv politik kundër Edi Ramës.

    • VIDEO

      Gjendet Elderin Zamaku/Familja e kërkon në Greqi, i riu mbërrin në Rrëshen

      Elderin Zamaku 46-vjeçar, kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 17 maj të këtij viti. 3 ditë pasi kishte shkuar si emigrant në Greqi, ndërsa ishte vendosur në fshatin Makrohori të Verias, humb gjurmët. 46-vjeçari nga Rrësheni për herë të fundit takoi të motrën e tij Liljanën, e cila jeton  po në të njëjtin fshat bashkë me familjen. Ai shkoi atë natë në shtëpinë e saj për t'i kërkuar cigare dhe më pas u largua pa lënë asnjë gjurmë. Në shtëpinë ku ai jetonte i vetëm kishte lënë sendet personale, ndërsa ka marr vetëm pasaportën. Pas denoncimit që familjarët bënë në policinë greke nuk rezulton që Elderini të ketë kaluar kufirin. Ai nuk mbante telefon me vete, gjë e cila e bën edhe më të vështirë lokalizimin e tij. 46-vjeçari kishte probleme të vazhdueshme psikologjike, ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë. Ndarja nga jeta e babait 15 vite më parë, shkaktoi një dhembje të madhe tek Elderini, i cili e kishte të vështirë ta përballonte. Që në atë kohë ai nisi të kurohej me ilaçe për shkak të gjendjes depresive që kaloi. Gjendje e tij u rëndua edhe më shumë kur 3 vite më parë humbi nga kjo jetë edhe nënën e tij, me të cilën ishte mjaft i lidhur. Vitet e fundit Elderini jetonte me të vëllanë në Rrëshen, ndërsa largohej shpeshherë nga shtëpia, por me ndihmën e uniformave blu është kthyer disa herë në banesë. Djali i katërt nga 5 fëmijët e familjes Zamaku e njihte mirë Greqinë, pasi emigrimin ai e kishte provuar që në moshën 18-vjeçare. Por largimi i fundit i tij, ndërsa kanë kaluar plot ditë i ka vënë në alarm familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e emisionit' Pa Gjurmë', për gjetjen e 46-vjeçarit.

       

    • VIDEO

      Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive, Bardhi në Report Tv: Asnjë surprizë! Nuk do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar

      “Asnjë surprizë! Nuk shikoj se do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar.” Kështu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.

    • VIDEO

      ‘Bëj sikur mërzitesh”, Meta: Aleanca Rama-Basha që prej reformës territoriale në 2014-n, punonin kundër LSI

      Ilir Meta thotë se aleanca e Bashës me Ramën ka nisur që në reformën territoriale të viti 2014. Sipas tij gjithçka e bënë për të punuar kundër LSI.  

      “Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht z. Basha që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD. Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju.

      Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën. I thoshte Rama: “Bëj si i mërzitu ti por pranojë këtë, dhe unë do të mbështes ku do të ketë kandidatë LSI-ja. Ti për të humbur për të humbur ke”. Kështu që marrëveshja ka qenë që në atë kohë”, tha Meta.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv