• VIDEO

    Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Rama e largoi që të arratiset për shkak të aferës së inceneratorëve, por nuk do e lejojmë

    Ish-kryeministri Sali Berisha e ka lidhur shkarkimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetajn me inceneratorët

  • VIDEO

    Privatizimi i ish- kompleksit Partizani, PS depoziton sot në SPAK prova të reja për Sali Berishën dhe familjen e tij

    Ditën e sotme në SPAK do të depozitohen prova të reja për  privatizimin kompleksit Partizani.  Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim.

  • VIDEO

    Xhaçka takon homologun Portugez Cravinho: Me çeljen e negociatave BE vlerësoi punën dhe arritjet tona

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot homologun nga Portugalia Joao Cravinho. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave. Sipas saj BE certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

  • VIDEO

    Rama shkarkon Ahmetajn, Balluku emërohet zv.kryeministre! Majlinda Dhuka në krye të negociatave me BE dhe Ministre Shteti, ikën Mazi

    Arben Ahmetaj nuk do të jetë më numri i dy i qeverisë, vendin e tij do të zërë Belinda Balluku. Ndërkohë Majlinda Dhuka është emëruar në krye të negociatave me BE dhe Ministre Shteti, ndërsa është larguar Zef Mazi.  Ndryshimet në Qeveri siç duket do të jenë dekretet e para që do të firmosë Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj. 

    • VIDEO

      LSI mban sot Konventën, Meta rimerr kartën e anëtarësisë: U riktheva për të shpëtuar integrimin! Do jemi partia e Referendumit, 'shpata e Demokleut' mbi tradhtarët

      Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën. Ky i fundit, do ta shfrytëzojë për një mesazh mbështetësve të tij

      • VIDEO

        Ilir Meta: Referendumi, shpata e Demokleut mbi tradhtaret! Basha-Rama të koordinuar kundër integrimit! PD u bë shtojcë e mazhorancës

        Ilir Meta tha sot se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë koordinuar për të penguar integrimin evropian të vendit.

        "Përshpejtimi i integrimit nuk ishte vullneti jo vetëm i lidiershipit të PS, por për fat të keq, i ish lidershipit të korruptuar e të kapur prej kohësh të PD, që programuan në mënyrë të qëllimtë djegien e mandateve, shkatërrimin e reformës në drejtësi. S’mund ta bënin pa futur në grackë edhe LSI, e cila për fat të keq doli jashtë funksionit të saj duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të vetëdijshme, që ishte PD e Lulzim Bashës, që e kishte të mirëprogramuar gjithçka me Edi Ramën.

        Falënderoj anëtarët e LSI për gjithë sakrificat e tyre dhe kam besim në përkushtimin e tyre në t ardhmen për çështje më madhore që ndeshet vendi ynë, nuk është më një forcë politike që ndryshon fatin e vendit, siç ishte një nga rolet e LSI përmes krijimit të saj për të qenë një forcë që ndihmonte zhbllokimin n ngërçeve artificiale që krijoheshin ka ardhur momenti që populli i 2 marsit të nisë rrugën e tij të shumëfishohet ditë pas dite dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë e vetmja mënyrë që do vendosë në kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme. kjo do ndodhë shumë shpejt dhe jam i bindur që referendumi që i ka munguar vendit, uzurpatorët dhe tradhtarët”, tha Meta.

      • VIDEO

        A do bashkëpunojë me Berishën? Përgjigjet Meta: Nuk jam në garë as me atë as me Lulushin

        Ish-presidenti Ilir Meta pritet të rikthehet së shpejti në jetën aktive politike. Meta është pyetur edhe nëse do të bashkëpunojë me Berishën.

        ‘Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primare e primareve. Refrendumi tani është vetë Shqipëria, p

      • VIDEO

        Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së! Referendumi do të jetë shpata e 'Demokleut'

        Ish-presidenti Ilir Meta thotë se nuk është për të marrë drejtimin e LSI-së, por që t’i rikthejë popullit, sovranitetin.

        ‘Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së, se e lash me vullnet të lirë përpara 5 vitesh për arsye të rrethanave që u krijuan dhe për tejkalimin e një ngërçi artificial politik. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI-së në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit dhe kjo do të bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Zvicra nuk ka asnjë më shumë se Shqipëria, ne kemi më shumë, detet, por që Shqipëria duhet të bëjë atë që bën Zvicra, referendum. Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga oligarkët, referendumi do jetë shpata e Demokleut, mbi të gjithë politikanët dhe ata që abuzojnë me popullin dhe ata që kanë vonuar integrimin. Referendumi do e shpejtojë integrimin.’- tha Meta.

      • VIDEO

        Largimi i zef Mazit, Meta: U shkarkua sapo u hapën negociata, treguan se urrejnë meritokracinë

        Ilir Meta ka komentuar largimin e kryenegociatorit, Zef Mazi.

        ‘Na i hapën tani dhe shkarkuan kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat. Duke treguar se e urrejnë zgjedhjet, urrejnë meritokracinë, pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur. Jam krenar për atë forcë politike. I dha vendin stabilitet, dhe jo vetëm kaq por edhe liberalizimin e vizave, por edhe që ka meritat për marrjen e statusit kandidat, por edhe rekomandim për çeljen e negociatave.’- tha Meta.

      • VIDEO

        Ilir Meta rimerr kartën e LSI: Kisha nostalgji! 25 korriku ditë e re! Rikthehem për të shpëtuar integrimin e vendit

        Ilir Meta, tashmë ish-presidenti i vendit, është rikthyer në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai ka thënë se rimarrë kartën e anëtarësisë dhe tashmë ‘ky është një agim i ri”. Meta tha se është krenar që krijoi partinë në vitin 2004 për integrimin evropian të vendit.

        “Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e  Stabilizim-Asociimit”, tha Meta.

        •  
      • VIDEO

        Bajram Begaj njihet me zyrat e tij të reja, ja takimi me Metën

        Para se të merrte zyrtarisht detyrën, Presidenti Bajram Begaj u njoh edhe me zyrat e reja. Paraardhësi i tij Ilir Meta i bëri turin duke e njohur me ambientet e Presidencës.  

        •  
      • VIDEO

        'Rithemelimi' bojkotoi, Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa tradhtojnë Berishën, marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Begajt

        2 ishin deputetët që nuk iu bindën urdhrit të Sali Berishës për të mos marrë pjesë ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj në Kuvend. Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa ishin deputetët e vetëm të ‘Rithemelimit’ që morën pjesë në ceremoni.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv