-
VIDEO
Berisha: PD do të organizojë revoltën më të madhe që ka parë ky vend, nuk mund të vazhdohet kështu! Do të bashkëpunoj fuqishëm me Metën
Sali Berisha ka premtuar se dhe partia që ai drejton do të organizojë një nga revoltat më të mëdha që ka parë vendi. Sipas tij situata është e tillë që po kalohet çdo limit.
-
VIDEO
Repolitix/ Mazhoranca në festë, opozita në hall
Anëtari PD Myslim Murrizi dhe ish anëtari i PD Gent Malko diskutuan situatën politike në vend në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
100-vjet marrëdhënie me SHBA/ Berisha: Mike Pence u largua pa takuar asnjë zyrtar! Edhe Pompeo fshiu takimet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në Mirditë për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Edhe këtë herë, Berisha nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë duke thënë se ja nxinë faqen vendit.
-
VIDEO
Koncerti në sheshin Skënderbej, Taulant Balla komenton mungesën e opozitës: Ka hall të madh! Festa është shumë e bukur
Taulant Balla ka mbërritur në koncertin e organizuar nga Edi Rama në sheshin Skënderbej. Në fjalën e tij për Report Tv, Balla tha se kjo është festë e madhe pasi sheshi mbushet plot. Një koment e kishte edhe për opozitën duke thënë se kanë hall të madh.
-
VIDEO
Alibeaj kërkon të hapet debati në Kuvend për ndryshimet në qeveri dhe dosjen e Ilir Metës: Më thirrët e pataksur dje, s'mund të na hiqni të drejtën e fjalës
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të hapet debati në parlament duke qenë se flitet për ndryshimet në qeveri.
“Ka tre ditë që të kam paraqitur një kërkesë që seanca e sotme të zhvillohet me debat. Ju jeni aty për të zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë. Duhet të vini në jetë të drejtën e deputetëve të parlamentit për folur. Ministrat nuk janë lojtarë të një ekipi të basketbollit, hiq një mbrojtës dhe vendos një sulmues. Jo këto qeverisin vendin, ne duhet të debatojmë për çfarë arsyesh po shkarkohen, ku po ikin ata që kanë nisur rrugën për tu shkarkuar, që u qoftë udha e mbarë për ku janë nisur”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Balla i përgjigjet akuzave të ish Presidentit: Bashkë me ne e votoi Sulën si kryetare autoriteti, tani e nxjerr si patronazhiste
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka folur në Kuvend për kërkesën e deputetëve të opozitës që të hapet debati ndërsa pritet votimi i ndryshimeve në qeveri. Balla sqaroi se nuk ka pasur asnjë debat për këtë pikë. Sa i përket dosjes së Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, Balla thotë se çështja është alarmante dhe kërkohet reflektim serioz e urgjent. Kështu i është përgjigjur edhe akuzave të Metës se kryetarja e Autoritetit të Dosjes, Genta Sula është patronazhiste. Balla tha se e kanë zgjedhur me konsensus së bashku me Metën dhe tani që po bën detyrën e saj, e akuzojnë për patronazhiste.
-
VIDEO
Ish-Presidenti spiunoi shokun e tij/ Ylli Pata: Ngjarje e rëndë, dyhet të presim hapjen e dosjes
-
VIDEO
Ilir Meta takon të rinjtë e partisë: Me ritmet e largimeve Shqipëria do të përgjysmohet Brenda disa dekadave
Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot se 65 % e të rinjve dhe të rejave që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen në Shqipërisë ndërsa 79% e aplikantëve për azil jashtë vendit janë nën moshën 34 vjeç. Sipas tij këto ritme tregojnë se vendi do të përgjysmohet brenda disa dekadave dhe kjo është lufta e madhe e shqiptarëve.
-
VIDEO
Begaj në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në: Ne qëndrojmë sot krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan
Në fjalën e tij në kuadër të veprimtarisë festive të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, presidenti i vendit Bajram Begaj u shpreh se këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë.
‘Edhe për mua, ashtu si edhe për parafolësit, është kënaqësi e veçantë që sot mblidhemi edhe një herë për të kremtuar 100-vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë më të madh strategjik. Nuk do të doja të përsërisja aspak çka u tha më parë, por gjithsesi nuk mund të rri dot pa evidentuar (edhe njëherë) një moment të historisë, që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.
Padyshim që rolin më të rëndësishme në krijimin e këtyre marrëdhenieve e ka luajtur Presidenti Uillson. Emër që ka fituar mirenjohjen e gjithë zemrave shqiptare – siç thoshte Noli, i cili bashkë me Konicën dhe Vatranët e tjerë, besonin fort në politikën amerikane të kohës dhe vunë gjithçka patën në shërbim të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Ishte Presidenti Uillson që, me vizionin dhe përkushtimin e tij për një rend të ri botëror dhe një diplomaci të hapur, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe moscopëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.
Ishte pikërisht kjo mbështetje e fuqishme që hodhi bazat më pas për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike si sot 100 vjet më parë. Njëqind vite në historinë e trazuar të një vendi nuk janë pak. Këto janë vite të cilat e kanë shënjuar historinë e vendit tonë, ndërsa miqtë tanë amerikanë na kanë frymëzuar në rrugën drejt zhvillimit dhe forcimit të demokracisë.
Këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë. Sot ne qendrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. SHBA janë jo vetëm pjesë e aspiratave të kombit tonë, por edhe garantë të arritjeve tona.
Rezultatet në reformimin, transformimin dhe mirëqeverisjen, si dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë, diplomacisë, sigurisë e mbrojtjes dhe sundimin e ligjit, e kanë shndërruar vendin tonë në një partner i cili përmbush rolin koherent, konstruktiv dhe diplomatik. Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan. Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare. Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë. Jam besimplotë se Shqipëria dhe Amerika do të vijojnë të jenë miq dhe partnerë të palëkundur të progresit. Partneriteti i ngushtë strategjik me SHBA-të do të gjejë hapësira të reja, ndërsa miqësia dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të zhvilluara në këto 100 vite, do të vijojnë të forcohen dhe përmirësohen edhe në qindra mijëra vitet e ardhshme.’- tha Begaj.
-
VIDEO
Rama: Do thellojmë marrëdhëniet strategjike! Jemi baza politike e SHBA-ve, gjëja që Enveri luftoi 50 vite që mos ndodhte
Kryeminsitri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se është nder e privilegj që dy vendi ynë dhe SHBA ka një një marrëveshje strategjike, gjë që është propozuar nga Uashingtoni të thellohet. Rama u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite.
‘…Është nder e privilegj që kemi arritur kemi një marrëveshje. Kemi marrë një lajm nga Uashingtoni për propozim për thellim të marrëdhënies strategjike me SHBA.
Shqipëria është baza politike e shteteve të bashkuara në rajon është epiqendra është fiks gjëja që Enver Hoxha luftoi 50 vjet që mos të ndodhte dhe shkoi ndodhi në ekstremin e asaj që ai donte të bënte. Falë kësaj marrëdhënieve ne do ta ndryshojmë rajonin.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: S’ka asnjë burrë që t'ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në Drejtësi
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në tha se pa SHBA-në mbase Shqipëria nuk do të ekzistonte.
‘Në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel e thellësinë të marrëdhënies sonë me SHBA-në. Shqipëria është një vend i vogël, një vend që e ka të domosdoshme një aleat të madh dhe aleat më të madh dhe të fortë se SHBA as Shqipëria dhe askush tjetër nuk mund të gjejë dot. Nëse do ta përfytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre viteve pa SHBA-në e marrim vetë me mend se çfarë do të ishte Shqipëria sot, gjithçka tjetër por jo një vend ku po zhvillohet një reformë thellë në drejtësi. Gjithçka tjetër kur vijon përpjekja për tu ndarë nga e shkuara.
Pa SHBA-në Shqipëri mbase nuk do të ekzistonte dhe pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pas SHBA-në Shqipëria nuk do të mund të përballej me të keqen dhe të shkuarën, e cila vijon të shfaqet para nesh nga forma në më të ndryshme. Deri tek hijet e së shkuarës më të errët komuniste, që mendojmë se i ka tretur e kaluar por sërish na dalin para. Tek ne nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane, por edhe kur ka mllef ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së por ndaj politikës së SHBA-së, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje sikur e duan më shumë dhe se BE. Nuk ka këtu një burrë që t’ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në drejtësi, apo se ka frikë të dalë nga shëtpia se e ka damkën në lule të ballit.’- tha Rama.
-
VIDEO
100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Biden: Do t'ju mbështesim në luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e demokracisë! Kim: Nuk jemi lëkundur nga besimi sovranitetin tuaj si vend
Në kuadër të vendosjes së 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, ambasada amerikane ka organizuar një aktivitet për të vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ndërsa nuk ka asnjë përfaqësues të Rithemelimit të Sali Berishës, i cili është shpallur ‘non grata nga SHBA.