• VIDEO

    Shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Britania, Krashi për Report Tv: Sinjale që drejtësia duhet të veprojë

    Lavdrim Krashi, me diplomaci u shpreh, që ky nuk është një lajm i mirë në vetvete për Shqipërinë, por nga ana tjetër çoi një mesazh për të gjithë ato që abuzojnë me taksat e shqiptarëve dhe kryejnë korrupsion

  • VIDEO

    Frrok Çupi në Report Tv: Berisha më keq se Saddam Hyseini! Do jetë Non Grata edhe në vende të tjera! Ta shpallin edhe qytetet e Shqipërisë

    Berisha konfirmoi ditën e sotme se u shpall Non Grata edhe nga Britania e Madhe. Për këtë, si ish lideri komunist Enver Hoxha ish kryeministri i Shqipërisë u ka 'shpallur luftë' amerikanëve, duke drejtuar gishtin nga Sorosi

  • VIDEO

    Çmimet e larta në bregdet, Rama: Dhërmiut, Drimadhes e Vlorës u ka ra dielli në kokë! Thonë s’ka turistë kur rrisin çmimet më shumë se Greqia e Turqia

    Drimadhes, Vlorës dhe Dhërmiut ju ka rënë dielli në kokë. Kështu komentoi kryeminstri Edi Rama të gjitha shqëtësimet për mungesë turistësh në plazhet në jug të vendit duke thënë se vendosin çmime më të larta se Turqia dhe Greqia.

  • VIDEO

    Berisha: Diplomatët e Amerikës kanë lobuar ndaj Britanisë së Madhe edhe vendeve të tjera

    Berisha u shpreh se diplomatët amerikanë kanë lobuar për shpalljen e tij Non Grata

    Diplomatët e Amerikës kanë lobuar ndaj Britanisë së Madhe edhe të tjera. Sepse ajo ka marrë vendime të pazbuluara. Jam në betejë ligjore, por duhet të bëj transparencë kam përgjegjësi ndaj shqiptarëve.- tha Berisha. 

  • VIDEO

    Pas shpalljes ‘non grata’ nga Britania, duhet të largoheni nga PD? Berisha: Po i bëj nder demokratëve

    Sali Berisha nuk heq dorë nga Partia Demokratike, ndonëse u shpall ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe.

     

    Unë po nderoj demokratët dhe vendin se po luftoj për dinjitetin e shqiptarëve. Për të vërtetën dhe liritë e tyre. Unë jam i bindur se ata do kenë të gjitha shanset me votë, të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij vendimi. Kam bindjen e plotë se po mbroj sot, dhe koha po e tregon, sepse ata njerëz që ndjekin Sali Berishën, nuk e ndjekin për sytë e bukur, por për idealet që ai mbron. Të themi të vërtetën. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen përditë. Derisa e detyruan Edi Ramën të bëjë antimiting. Çdo gjë e bëj për qytetarët shqiptarë. Jam i inkurajuar për një mbështetje në rritje nga ana e tyre", tha Berisha.

    •  
  • VIDEO

    Berisha 'non grata' nga Britania e Madhe: Të dorëzojnë provat e akuzave që kanë ngritur kundër meje

    Pas shpalljes 'non grata', Sali Berisha i kërkon autoriteteve britanike që të dorëzojnë faktet e akuzave që kanë ngritur ndaj tij për lidhje të qartë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    "Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje. Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj", tha Berisha.

  • VIDEO

    Pse nuk votoi Rezolutën kundër Dick Marty, Berisha: Kisha punë

    Sali Berisha thotë se nuk e ka votuar Rezolutën kundër raportit të Dick Marty në Kuvendin e Shqipërisë për arsye se kishte punë të tjera. I tha se e kishte thënë që ishte pro Rezolutës.

    “Për arsye pune nuk mund të isha por deklarova votën pro në platformën  e Kuvendit. Ishte vendosur që ne si deputetë ta votonim rezolutën dhe këtë e deklarova në parlament. Obligime të tjera nuk më lejuan të isha në parlament kur u votua. Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai.

    Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit.

    Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Kush qëndron pas 'Non Grata-s' nga Britani e Madhe? Berisha: Absolutisht që Lulzim Basha dhe Edi Rama

    Qëndron plotësiosht pas vendimit Lulzim Basha dhe Rama, këshut tha Sali Berisha pas shpalljes Non Grata nga Britania

    'Qëndron plotësiosht pas vendimit Lulzim Basha dhe Rama

    Rama njioftoi të parion njoftoi dhe të dytin. të akuzosh një tjetër për një ccësahtje të një personi 14 vite më parë e cila është zbardhur 100% do të thotë jesh mashtrues. '- tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha e konfirmon: Britania e Madhe më shpalli 'non grata'! Lidhje të qartë me grupet kriminale dhe korrupsion! I kujtohet afera me Damir Fazlliç

    Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike. Gjithashtu Ai është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

    • VIDEO

      Meta: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën! Ju jap fjalën se do bëj më tepër nga mëngjesi i 25 korrikut

      Presidenti Ilir Meta ka premtuar nga Kosova se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë thotë me bindje se edhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

       
    • VIDEO

      Vjosa Osmani-Metës: Ju keni qenë zëri edhe i Kosovës në sfida të rëndësishme

      Në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin Meta, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e tij edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.

      “Kosova ka qenë dhe do të mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseradhur. Një muaj më parë shtetet tona nënshkruan 19 marrëveshje. Është më se e nevojshme që ato të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Axhenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin edhe më tej në pozicionin tonë si shtet i pavarur. Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Kosova po përgatit aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat në BE. Kosovën dhe Shqipërinë i bashkon shumë gjë, por ajo që na bashkon më shumë është e ardhmja euroatlantike. Në emër të të gjithë qytetarëve ju faleminderit për ndihmën që i keni dhënë Kosovës.  Sot është 12 vjetori i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë sa i përket pavarësisë së Kosovës që e vulosi pavarësinë dhe integritetin territorial. Faleminderit që në të gjitha këto rrugë keni qenë krah nesh”, tha Osmani.

    • VIDEO

      Rama-kryebashkiakëve: Alarmohuni nëse zyrtarët lënë kokrrën e namit! Duhet të kërkoni largimin e tyre

      ryeministri Edi Rama është treguar i prerë në mesazhet e tij për kryebashkiakët duke i theksuar se nuk duhet të pranojnë asnjë drejtor që nuk di të sillet me qytetarët. Në takimin me kryetarët në Pogradec, Rama tha se kryetari duhet të jetë i alarmuar nëse “zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia”.

      “Nuk kemi arsye pse të kemi bashki të mira e pastaj problematike. Nuk po flasim që të jenë të shkëlqyera, por duhet të jenë të mira. Duhet të kenë mesataren e artë të shërbimeve. Kjo është A-ja dhe raporti me qytetarët është baza. Çfarë vlere ka ti shkosh kur je në fushatë kur je kryetar bashkie dhe nuk garanton që çdo ditë t’ju hapet dera njerëzve? Nuk pranon të kesh zyrtar që A dhe Zh është kujdesja, respekti dhe sjellja ndaj qytetarëve. Jo vetëm zyrtarëve por ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.

      Duhet të thuash o unë o ky këtu se i ka dalë boja, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja. Kjo është të jesh kryetar bashkie dhe të thuash ti nuk vazhdon më këtu, ti nuk do jesh më drejtor hipoteke, sigurimesh shoqërore apo poste. Pse nuk e di kryebashkiaku kur posta bën zullume me pensionistët? E di që çke me të dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di të gjitha”, tha Rama.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv