• VIDEO

    Rama-Berishës: S'i shpëton dot historisë, është më e fortë se ty! Të erdhi ‘non grata' nga SHBA, së shpejti do harrosh edhe 'La Manche" ('Non grata' nga Britania?)

    Në një debat në seancën e sotme plenare, Kryeministrin Rama i ka kujtuar Sali Berishës shpalljen ‘non grata’, ndërsa i tha se historisë nuk i shpëton dot. Ndërsa Berisha i tha se është hajdur ikonash  në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner. 

    • VIDEO

      Rama ironi me opozitën: Jeni një tufë varkash druri që mendoni se do përballeni me anijen

      Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend e krahasoi opozitën me një tufë varkash druri që kërkon të përballet me PS-në që është një anije. Kreu i qeverisë duke paralajmëruar opozitën dhe duke ju referuar Sali Berishës i cili është shpallur 'non grata' tha se shumë shpejt do ë harrojë edhe Gjibraltarin dhe Adriatikun.

      ‘Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e tuaja, por të mbrohet nga ky raport. Është bërë pis gjaku i atyre. Tani ju miratoni rezolutën. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet. Një gjë është sigurt, historia të del para. Një gjë, historia e ka thënë shumë qartë, se PS ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut. Bilanci i asaj që quhet PD, pasi sot është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me anije. Oqeanin ta harroni, por do harroni dhe Gjibraltarin dhe Adriatikun, mbajeni mend se mua më dalin fjalët. Ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ja ngulni Kosovën.’- tha Rama.

    • VIDEO

      Rezoluta për raportin e Dick Marty, Rama: Të vëmë në vend nderin e këtij kombi

      Kryeministri Rama tha se me rezolutën për raportin e Dick Marty mazhoranca kërkon të vendosë në vend nderin e një kombi dhe të një luftë çlirimtare.  

      “Jemi përpara faktit që qysh prej vitit 2011, Asambleja Parlamentare e KiE, me votën pro të PD dhe me votën kundër të PS-së dhe deputetit Shpëtim Idrizi, ka miratuar këtë raport monstruoz, dhe sot fakti është që asnjë nga hetimet ndërkombëtare nuk kanë gjetur asnjë fakt dhe asnjë provë që të vërtetojë asnjë nga akuzat dhe pretendimet e ngritura nga zotëria në fjalë.

      Kjo nismë që ne do ta çojmë deri në Strasburg nuk ka asnjë qëllim të interferojë me procesin që bëhet në Hagë. Kjo nismë është në bazë të këtij raporti Hashim Thaçi atëherë miratoi krijimin e dhomave special të Gjykatës së Kosovës. Ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. As zyra e prokurorit të specializuar që u krijua prej raportit të Dick Marty-it në asnjë prej akuzave nuk përmend asnjë rast që lidhe me trafikun e organeve njerëzore. PO flasim për akuzat e raportit që i dha jetë dhomave të specializuara.  Të vëmë në vend nderin e këtij kombi. Se nuk mundet kurrë që ne ta pranojmë që ky komb i jep jetë një lëvizje që na qenka grup terrorist që na bëka trafik të organeve njerëzore”, tha Rama.

    • VIDEO

      ‘Çohu merr fjalën’ momenti kur Basha udhëzon Alibeajn të dalë në ‘Foltore’

      Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pranishëm sot në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, është filmuar duke i dhënë udhëzime Enkelejd Alibeajt teksa qëndron i ulur pas tij.

      Menjëherë pas debatit me Lindita Nikollën, Alibeaj u konsultua me Bashën dhe menjëherë pas kësaj kërkoi fjalën për procedurë.

    • VIDEO

      Basha: Votojmë rezolutën, por të dënohet edhe gjenocidin serb në Kosovë

      Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend tha se duhet të votohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, por gjithashtu edhe të dënohet gjenocidi serb në Kosovë.

      'Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar genocidin serb.

      Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit. Një raport “fake”, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

      Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit - siç e ka pohuar vetë protagonist – ishte planifikimi për eleminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërisht shqiptarët.

      Por e vërteta nuk zhbëhet dot, ajo është shkruar në historinë e dhimbshme të kombit tonë me gjakun e viktimave të pafajshme të rëna prej genocidit serb në Kosovë, e po ashtu prej gjakut të të rënëve në mbrojtje të shqiptarëve nga shfarosja.

      Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, genocidit, spastrimit etnik, krimeve kundër njerëzimit e spastrimit etnik që regjimi kriminal i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë së pambrojtur në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës.

      Lufta e UÇK-së pati në krah të saj NATO-n me në krye SHBA, sepse ishte një luftë e drejtë. Shqiptarët patën në krah dhe mbrojtje të tyre të gjitha vendet demokratike, sepse ndaj tyre po kryhej genocid, spastrim etnik dhe krimet më çnjerëzore. Prandaj ky parlament, burrat dhe gratë me integritet nuk mund të kenë asnjë ngurrim për të folur qartë dhe fort dhe për të votuar, makineria ushtarake serbe e urdhëruar nga Sllobodan Milloshevic ka kryer genocid e spastrim etnik ne Kosovë. 1600 persona janë ende pa varr edhe sot që flasim.

      Dënimi i genocidit serb në Kosovë, nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme, por për t’i hapur rrugën të ardhmes, që nuk mund të jetë e paqtë, as e begatë për rajonin pa u shëruar plagët e një lufte që shqiptarët nuk kanë nisur, por kanë pësuar.
       
      Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë, sado të fshihet pas sokëllimave, gjuhës së shthurru dhe banaliteti dhe gënjeshtrave, është një amnisti e fshehtë ndaj një të shkuare që rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet si e gabuar. Na takon ne të jemi sot zëri i viktimave të atij genocidi, të jemi edhe zëri i Kosovës. Në këtë mënyrë ne i japim edhe më shumë zë në arenën ndërkombëtare të vërtetës së hidhur të genocidit dhe spastrimit etnik të kryer në Kosovë.

      Në këtë mënyrë jemi në krah të përpjekjeve të Kosovës për të mbështetur padinë që ajo po përgatit kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vetëm duke u përballur plotësisht me të kaluarën, qytetarët e Rajonit tonë mund të arrijnë pajtime të vërteta, pajtime të qëndrueshme.

      Ju ftoj të jemi të gjithë bashkë në votimin e amendamenteve që i hapin rrugë përballjes së plotë me të kaluarën si urë drejt së ardhmes europiane, në liri, paqe dhe zhvillim për të gjithë popujt e rajonit.'- tha Basha.

    • VIDEO

      ‘Jeni thika në kurrizin e Kosovës’, Rama-opozitës: Ju e votuat raportin e Dick Marty në KiE

      Kryeministri Rama ka akuzuar Partinë Demokratike se ishin ata që e votuan raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës në vitin 2011, duke i ngulur një thikë pas shpine Kosovës.

      “Kjo rezolutë e ka zanafillën në votën që keni dhënë ju në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Ia keni hapur rrugën ju. Përkundër votës së Shpëtim Idrizit dhe Damian Gjiknurit që votuan kundër. Thikat që  i keni ngulur ju Kosovës ka qenë që ditën e parë. Ditën ia ngulët në gjoks Presidentit të Kosovës. Ju jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Dhe këtij roli historik nuk keni për t’i shpëtuar kurrë”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama i përgjigjet PD-së: Sa herë keni krizë brenda partisë fusni në mes viktimat e Kosovës

      Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kërkesave të opozitës për të shtuar në rendin e ditës denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kreu i qeverisë tha se kjo është një mënyrë që është përdorur gjithmonë nga opozita duke dashur që të kapërcejë krizat brenda partisë.

      'Është sa e thjeshtë aq e neveritshme që e bëni këtë. Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që jemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati t'i rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran demokratit është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk i bëjmë. Përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e ndërkombëtarëve.'- tha Rama.

    • VIDEO

      Alibeaj 'shpërthen' ndaj Nikollës në Kuvend: Shtyp butonin, me dorën e atij që ke poshtë! Kryetarja: Shiko punën tënde ti

      Një përplasje e fortë ka nisur seancën plenare të ditës së sotme mes Alibeaj dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

      Pasi e akuzoi se nuk respektonte rregulloren, Alibeaj mori fjalën në foltore dhe iu drejtua ashpër Nikollës.

      Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.

      Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.

      Nikolla: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.

      Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë.  Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.

    • VIDEO

      Alibeaj debat me Nikollën: Të futet në rendin e ditën projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë

      Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në Kuvend që të futet edhe projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë.

      ‘Projekt rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb. E gjeta dhe gjuhën me Shehajn, do duhej të ishte futur në seancë që në 27 qershor, me alibi të tilla nuk mund të shtysh. Kosova thotë nuk do të na ndajë, po bëheni ju shkak për të krijuar nja ndarje artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetuese të rregullores, që një projekt rezolutë ta kalosh në konferencë dhe ta sjellësh në seancë ku gjithsecili të shprehet mbi gjenocidin serb në Kosovë. Këtu do ta keni në çdo seancë. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim këtu tani. Është detyrim politik, moral dhe institucional për të votuar dhe diskutuar ato projekt rezoluta. Ju po bëheni shkak që të krijoni një hendek artificial. Ju keni frikë që ta fusni në rend dite’- tha Alibeaj.

    • VIDEO

      Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Durrës, ku po zhvillon takim më të rinjtë. Në fjalën e tij përmendi ngritjen e flamurit të BE-së nga kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si “fatkeqësi të madhe”.

      Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Durrës, ku po zhvillon takim më të rinjtë. Në fjalën e tij përmendi ngritjen e flamurit të BE-së nga kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si “fatkeqësi të madhe”.

    • VIDEO

      Drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Report Tv: 3 janë shtyllat kryesore të investimeve tona në Shqipëri, fokus mbrojtja e trashëgimisë kulturore

      Drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Stefania Vizzaccaro, në një intervistë për Studio Live në “Report TV”, ka folur për rritjen e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe projektet konkrete që janë të angazhuar. 3 janë shtyllat kryesore të investimeve, me fokus kryesor mbrojtjen e natyrës dhe ambientit, forcimin e rolit të gruas, për të vijuar me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e komuniteteve lokale.

    • VIDEO

      Riorganizoi të gjitha degët në vend, Rama takim me krerët e rinj: Mos merrni hilet më shpejt se rregullat! Të largohemi nga e shkuara, na duhet frymë e re në parti

      Pas përmbylljes së garës për zgjedhjen e krerëve të degëve të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim me të gjithë drejtuesit e rinj, të cilëve i ka dhënë mesazhe të qarta. Në fjalën e tij, Rama u kujdes që t'i sqaronte se duhet të sjellin frymë të re në parti dhe të largohen nga e shkuara por të fokusohen që të dëgjojnë shqetësimet dhe hallet e të gjithë njerëzve.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv