-
VIDEO
Pas pak nis ceremonia e betimit të Bajram Begajt, Presidenti i 8 i Shqipërisë post komuniste! Në 19:30 Meta i dorëzon detyrën! ‘Rithemelimi’ bojkoton
-
VIDEO
Nesër konventa e LSI, Meta rikthehet me fjalim! Braimllari: Pikënisje për ridimensionimin e partisë!
Lëvizja Socialiste për Integrim mban të hënën konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën. Ky i fundit, do ta shfrytëzojë për një mesazh mbështetësve të tij.
-
VIDEO
Sot nis 'epokë e re' në zyrën e kreut të shtetit, merr detyrën Bajram Begaj! Axhenda e betimit dhe inaugurimit në Presidencë! Në Kuvend mungon vetëm ‘Rithemelimi’
E sotmja do të jetë dita e fundit e Ilir Metës në Presidencë! Duke filluar nga ora 19:30 Bajram Begaj merr detyrën si kreu i shtetit shqiptar në 5 vitet e ardhshme! Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit. Ndërkohë që në orën 19.30 ëshjtë parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.
-
VIDEO
Dita e fundit në Presidencë e Ilir Metës! Presidenti opozitar, bëri fushata dhe dha pafund dekorata! Nesër e presin në LSI
Në zyrën e presidencës, Ilir Meta do të ketë ditën e fundit sot, kur vendin e tij do ta zërë Bajram Begaj, i votuar më 4 qershor me 78 vota nga Kuvendi i Shqipërisë, para të cilit më 24 korrik do të bëjë edhe betimin. Presidenti në detyrë Ilir Meta, u vendos në krye të shtetit më 24 korrik të 2017, disa muaj pasi ishte zgjedhur me propozim të socialistëve, u votua në Kuvend vetëm nga mazhoranca, me 88 vota, në një kohë që opozita kishte dy muaj që bojkotonte. Shumë shpejt, Meta do të bëhej president i atyre që nuk ishin në kuvend për ta votuar, duke u rreshtuar hapur në krah të tyre. Që para se të betohej në atë detyrë ai u përfshi në fushatën e vitit 2017, në krah të kandidatëve të LSI dhe me flamurin e ish-partisë së tij, edhe pse ishte president i zgjedhur.
-
VIDEO
Veliaj nga Njësia 5: PS punon edhe për emigrantët jashtë vendit, që mezi presin të legalizojnë mundin e djersën
Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar amnistinë fiskale një domosdoshmëri për të gjithë shqiptarët që emigruan në vitet e vështira të tranzicionit politik. Gjatë takimit final me kandidatët për kryetar të PS në Njësinë 5, ku së shpejti pritet të shpallet fituesi i garës, Erion Veliaj veçoi pikërisht nismën më të fundit të qeverisë, si shembull për të treguar se kjo forcë politike nuk punon vetëm në fushatë, por në çdo ditë të vitit për qytetarët dhe në këtë rast, edhe për bashkëkombësit tanë.
-
VIDEO
Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish
Kriza energjetike do të vijojë dhe vështirësitë e para po ndihen. Sot kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk ka arritur dot të sigurojë në bursë të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitej vendit. Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, ai u ka bërë thirrje që të jenë ata të parët që duhet të kursejnë energjinë elektrike, ndjekur më pas nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.
-
VIDEO
Pas SHBA, Berisha i shpall 'luftë' Britanisë së Madhe: Më goditët për të mbajtur në pushtet Ramën, nxirrni provat, unë dhe Fazlliçi të pastër
Sali Berisha ka vendosur të ndjekë të njëjtën strategji si ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përballuar goditjen e dytë historike që mori nga Perëndimi, ku u shpall non grata nga Britania e Madhe si korruptuar, i lidhur me krimin e organizuar dhe për përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjes. Nëse vendimin e shpalljes non grata nga DASH në 19 maj 2021, Berisha ia faturoi Sorosit, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në prapaskenë, George Soros nuk implikohet nga Berisha në goditjen që mori nga Londra.
-
VIDEO
Akuzat e Rithemelimit: 4 të vrarë në 2 atentate nën hundën e policisë! Shqipëria në gjendjen e emergjencës së rendit dhe sigurisë
Sekretari për Diasporën i Rithemelimit, Indrit Hoxha ka reaguar për dy atentatet me 4 viktima që ndodhën brenda një jave në vendin tonë. Duke mos lënë akuzat për qeverinë, Hoxha thotë se situatat kriminale ndodhin nën hundën e policisë. Ndër të tjera theksoi se PD ka lëshuar thirrjen për emergjencën rendit dhe sigurisë duke sqaruar se duhen kërkuar përgjegjësitë për rendin dhe korrupsionin.
-
VIDEO
Be hap dyert Shqipërisë, po tani?
Ado Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar. I ftuar në emisioni "Pa Protokoll" në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari u shpreh do të ketë plane ekonomike dhe investime në ndihmë jo vetëm për institucionet shqiptare, shoqërisë civile, por dhe për bizneset.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Lamallari në Report Tv: Proces me përgjegjësi, reforma që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve
I ftuar në emisioni "Pa Protokoll" në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari u shpreh do të ketë plane ekonomike dhe investime ne ndihmë jo vetëm për institucioneve shqiptare ,shoqërisë civile, bizneseve dhe medias.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Bumçi në Report Tv: Rama dështoi, s’është meritë e tij! BE mori këtë vendim për shkak të luftës në Ukrainë
Ado Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar.
-
VIDEO
Ish-kryeministri ‘Non-grata’ edhe nga Britania/ Vangjeli: Asgjë e re! Ka një betejë të vetme për të bërë, Saliu duhet të mund Berishën
Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka njoftuar vetë se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.