• VIDEO

    Ministrja e Infrastrukturës: E vetmja gjë që bëni ju është t'i hidhni pak baltë punës sonë! Ju vini në parlament për tu dukur bukur

    Ministrja e Infrastrukturës: E vetmja gjë që bëni ju është t'i hidhni pak baltë punës sonë! Ju vini në parlament për tu dukur bukur

  • VIDEO

    Kuvend/ Shehaj: Pas ndërtimit të resortit në Butrint fshihen të afërm të Gjiknurit! I përgjigjet deputeti i PS-së: Idiot i dobishëm, do shihemi bashkë në gjykatë

    Sipas Shehajt, ministria ka zvogëluar hapësirën e Parkut të Butrintit, për t'ja dhënë një kompanie e cila menaxhohet nga kushërinjtë e Gjiknurit dhe ku pritet që të ndërtohet një resort turistik. Për këtë ka ndërhyrë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i cili tha se kjo është një shpifje dhe se bashkë me Shehajn do të shihen në gjykatën e Tiranës

  • VIDEO

    Tabaku ironi ministres së turizmit: Vjen e krekoset për ndërtimin në një zonë të mbrojtur! Kumbaro: Prandaj votohemi për herë të tretë

    Me debate ka vijuar interpelanca e ministres së turizmit Kumbaro dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Deputetja pretendon se në aeroportin e Vlorës është ndërtuar pa lejë në zonën e mbrojtur. Tabaku thotë se është prekur lumi i Vjosës dhe se qeveria ka shkelur ligji. Kumbaro nga ana tjetër i ka thënë se PD kur ka qenë në pushtet nuk ka pasur  asnjë zhvillim ndaj PS votohet për herë të tretë.

  • VIDEO

    Tabaku akuzon në Kuvend: Po preket Vjosa! Ministrja e turizmit: Kur ka qenë PD në pushtet s'ka pasur asnjë zhvillim, ndaj votohemi për herë të tretë

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka thirrur një interpelancë më ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaron. Deputetja e ka nisur fjalën e saj në foltoren e Kuvendit duke i hedhur akuza qeverisë se sa i përket ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të lumit të Vjosës

    • VIDEO

      Miratimi i Hartës së re Gjyqësore, Haxhia: Do ta çojmë në Gjykatën e Kushtetuese

      ‘Kjo është harta më e gabuar. Nuk na bëhet qejfi se edhe pse jemi të bindur që pasojat do jenë tejet të rënda për ne nëse do të aplikohet. Ne fituam, fituam në radhë të parë pasi demonstruam një nivel te lartë profesional. Hapi jonë final do jetë Gjykata Kushtetuese. Kemi ngritur një gurp që do të përgatisë materialin, që do finalizohet me një kërkesë të përcaktuar konform ligjit.’- tha Haxhia.

      •  
    • VIDEO

      Berisha: Shqipëria të ngrejë padi civile kundër Dick Marty për shpifje

      Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se Shqipëria duhet të ngrejë padi civile ndaj Dcik Marty për shpifje.

      'Çështja e Dick Marty, një mashtrues ordiner del këtu dhe përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. Ju kujtoj shqiptarëve se Sali Berisha me 24 shtator 2011 në sallën më prestigjioze të planetit në OKB ka denoncuar raportin e Dcik Marty-t, si ato që shkruhen në raport janë shpifje. Unë nuk i marrë të gjithë socialistët në një.

      Edi Rama shiste ikona të vjedhura në Paris ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. Nuk votohen raportet është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për organe as për krime, as për shpinë e verdhë dhe as për shpinë e Bardhë. Shqipëria votoi sepse po të mos ishte votuar do të pranonte fajësinë dhe nuk do ishim sot në këtë rezolutë të cilën e unë e mbështes. Ato vetë duhet ta hidhnin Dick Martyn në gjykatë, të ngrinin padi civile për shpifje. Tani Shqipëria duhet ta hedhë, si për familjen Katuci, të cilën e futi në një stres të tmerrshëm, por edhe për emrin e Shqipërisë që paraqiti një vend në të cilin shkuleshin organe, çka u faktua se është gënjeshtër.

      Kam një foto ku kam hedhur sloganin ‘një komb një qëndrim’. (Nxjerr një video në selinë e PD-së me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin). Nëse Edi Rama, Fatos Klosi e Frederik Imeri merreshin me afera të zeza, gjatë asaj lufte PD dilte në ballë dhe bërë gjithçka për pavarësinë  e saj. Ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se e futët në spirale të lojërave të rrezikshëm ballkanike.'- tha Berisha.

    • VIDEO

      Tabaku: Vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit! Gjuha e Ramës më bindi që brezi i ri i largohet politikës

      Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend vlerësoi rezolutën e Dick Marty-t ndërsa e emocionuar kujtoi se dy vajzat e saj e vizituan në seancën plenare. Sipas Tabakut, mazhoranca duhet të bëjë të paktën gjysmën e asaj që ka bërë PD për Kosovën .

      'Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën.

      Ai e përdor të shkuarën. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë bërë krime? Jo nuk e besojmë. PD ka punuar vetëm për Kosovën. Një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. PD ka qenë aty që në ditën e parë. Para se të nxjerrësh helm besoj se nuk mund ta justifikosh veten. Kosova duhet të na kishte bërë bashkë. Duke qenë se jam anëtare në asamblenë e KiE nuk kam asnjë kompleks pse thotë do e votoni si çeço. Do e votojmë po sepse e besojmë.

      Çfarë dua të vlerësoj nga rezoluta e PS është ligji që përmend vitin 2012, për të treguar se PD nuk ka bërë asgjë për të penguar hetimin. Kemi vlerësuar edhe arritjet e ushtrisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se i hapur rrugë hetimit. A ka ardhur koha që në asamblenë parlamentare të diskutohet një raport tjetër? Po. Nuk besoj që atë që kemi bërë për Kosovën duhet të rrimë dhe ta përdorim këtu me fjalë’, tha Rama.- tha Tabaku.

      •  
    • VIDEO

      Grida Duma i drejtohet Ramës: Berisha ju futi në kurth, e votuat Srebrenicën si çeço

      Deputetja demokrate Grida Duma u tregua e ashpër në gjuhën e saj në Kuvend kundrejt kryeministrit Edi Rama.

      ‘Ti je aktori më i madh këtu! E përdor gojën për të nxjerrë jashtëqitje. Ju e votuat Srebrenicën pasi dikush këtu ju futi në një kurth politik dhe u nxorët kartonat e kuq e votuat kundër, por më pas erdhët një pas një jave si çeço e votuat denoncimin e masakrës së Srebrenicës. Ne do ta votojmë Dick Marty, se nuk bëjmë ne thika pas shpine me Kosovën.’ – tha Duma.

    • VIDEO

      Berisha akuzon Ramën: Ti je promotor i arrestimit të Hashim Thaçit

      Sali Berisha, pasi i kaloi fjalën deputeti demokrat Tomor Alizoti, akuzoi Ramën se ai është promotor i arrestimit të Hashim Thaçit.

      ‘Ky i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Edi Rama futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale, e cila në mënyrë absolute ndikoi në të ardhmen e tyre.  Ky që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun janë promotorë të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Ndërmorën fushatën e anulimit të gjykatës ndërkombëtare. Në çdo lëvizje del thjesht argat dhe vasal i Vuçiçit. Për planet e Vuçiçit përpiqet që në çdo samit t’i bëjë retushin.’- tha Berisha.

    • VIDEO

      I la radhën Berishës të fliste në podium, Alibeaj i kërkon llogari Alizotit

      Sali Berisha nuk ikte nga podium kur radhën për të folur e kishte Tomorr Alizoti. Ky i fundit ‘u detyrua’ që t’i linte radhën Berishës duke ‘ia falur’ katër minutat e tij.

      Por kjo nuk i ka pëlqyer kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka shkuar pranë tij menjëherë dhe i ka kërkuar llogari. Alibeajt duket se nuk i ka pëlqyer veprimi i Alizotit.

    • VIDEO

      Mediu: Në raport nuk është shënjestër vetëm Kosova por edhe Shqipëria

      Fatmir Mediu ka folur për raportin Dick Marty-t nga Kuvendi ku ka thënë se shënjestra e tij nuk ka qenë vetëm në Kosova por edhe vendi ynë.

      'Ajo që po ndodh në Bosnjë Hercegovinë ndarja që po ndodh në Malin e zi janë tendenca të qarta për të krijuar dinamika të tjera. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova por edhe shqiptarët, lexojeni raportin e Dick Marty,për të na bërë fajtorë duke përdorur një kukull, i cili thotë se jam i kërcënuar nga shërbimet serbe. Janë 12 mijë të vrarë 20 mijë të dhunuar. Në KiE duhet të kërkojmë hetimin se rezoluta e Dick Marty është koka e të gjithë lëvizjeje që ka bërë Rusia dhe Serbia.'- tha Mediu 

    • VIDEO

      Momente tensioni në sallë, Sali Berisha i flet përballë Ramës: O burracak, i pafytyrë! Ndërhyn garda

      Sali Berisha ka kërkuar sërish që të zaptojë foltoren e Kuvendit, ndërkohë që i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me fjalët ‘burracak dhe i pafytyrë’. Berisha u ngrit dhe shkoi përballë kreut të qeverisë, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen.

      •  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv