-
VIDEO
Në pritje të negociatave të negociatave Shqipëri-BE, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Tiranë! Konferencë për shtyp me Ramën
-
VIDEO
Kraja raporton tek ‘Ligjet’: Kemi rritje të personave në hetim dhe të dënuarve krahasuar me 2020
Kreu i SPAK Arben Kraja po raporton për raportin vjetor të prokurorisë se posaçme në komisionin e ligjeve.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Beqiri në 'Repolitix': Opozita nuk është serioze në negociata! Çaça: Test për vullnetin e PS
Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces.
-
VIDEO
Osmani dhe Gjukanoviç kundër ‘Ballkanit të Hapur’, Rama: Kjo nismë nxit paqen, përshpejton Procesin e Berlinit! E ardhmja nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit dhe homologut të saj të Malit të Zi, Milo Dukanovic të cilët u shprehën kundër Ballkanit të Hapur duke thënë se bashkëpunimi rajonal do të mbështetet vetëm në procesin e Berlinit.
-
VIDEO
‘Basha na e bëri k*kën në mes të shtëpisë’, demokrati nxjerr nga xhepi shishen me raki dhe i drejtohet Berishës: Kam një amanet për Ramën, do ia thuash kur të shkosh në parlament
Një demokrat nga Berati gjatë aktivitetit që Berisha zhvilloi në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, nxori nga xhepi një shishe me raki. Ai iu drejtua Berishës si dollibash, duke i kërkuar që ta prijnë drejt fitores. Po ashtu, ai ironizoi ish kryetarin e PD, duke thënë se kapitulli i tij është i mbyllur dhe ajo që duhet të bëjnë tani është të merren me ringritjen e Partisë Demorkatike.
“Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi k*ka k*ka, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD. Ke një amanet nga mua, kur të shkosh në Parlament do t’i thuash Ramës të bisedojë me stafin e botës së përtejme nëse ata kanë ndërmend që mua të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama le të më çojnë në xhenem mua. Tani doktor, të gjithë ata që me denigruan unë nuk jam pijanec Berat. Të kam gjetur dollibashë, duhet të na prish përpara drejt fitores dhe kastile e mora”, tha ai.
-
VIDEO
Aplikimi në NATO, ambasadorja suedeze: I domosdoshëm për sigurinë! S'duam që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE
Pas shumë e shumë vitesh si një shtet neutral, Suedia vendosi të aplikonte zyrtarisht për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë, NATO-s. Kjo erdhi si pasojë i mjedisit të pasigurt që krijoi Rusia pas pushtimit të Ukrainës, siç tha edhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.
-
VIDEO
Zv.ministrja Fino: Do çojmë përpara anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO! Kërkojmë ndarjen nga Maqedonia nëse në qershor nuk caktohet konferenca për integrimin në BE
Shqipëria mbështet kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për tu bërë pjesë e NATO-s. Zëvendësministrja e Jashtme Megi Fino tha në Report Tv se vendi ynë do të bëjë çmos për të çuar përpara procedurat e anëtarësimit.
-
VIDEO
Berisha nga Berati: Shqipëria rruga kryesore e heroinës në Europë, Rama flet më me pasion për kanabisin sesa për grurin
Vetëm 4 ditë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takime me mbështetësit, ku gjatë pasdites së sotme ishte në Berat.
-
VIDEO
Manja: KE ka vlerësuar Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit! Dixhitalizimi ul abuzimet
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se në raportin e fundit Komisioni Evropian ka vlerësuar luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.
“Unë mendoj se sot është vendi i duhur ku duhet të flasim ne që na keni thirrur për të raportuar. Unë si ministër i Drejtësisë dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve. E konsideroj vendin e duhur për të shkëmbyer përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për ta përgatitur vendin për negociatat. Fakti që jemi sot në një tryezë të gjithë bashkë është sinjal i bashkëpunimit dhe vullnetit tonë për të çuar para procesin e integrimit të Shqipërisë. KE ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të mbajtur konferencën ndërqeveritare. Ky vlerësim është fryt i punës së kësaj mazhorance, sidomos me reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. SPAK kontribuoi në konfiskim dhe sekuestrim të aseteve kriminale. Këtë e thotë raporti i Komisionit Evropian”, tha Manja, teksa nënvizioi se me dixhitalizimin ne tashmë e kemi më të lehtë të identifikojmë abuzimet në administratë.
-
VIDEO
Debati për korrupsionin/ Balla-SPAK: Hetoni '21 janarin', Gërdecin dhe Sali Berishën! Ndërhyn Tabaku: Bëni thirrje edhe për ish deputetët e PS
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian me fokus luftën kundër korrupsionit, Taulant Balla ngriti pyetje përse SPAK nuk heton 21 janarin, Gërdecin dhe Sali Berishën të shpallur "non grata" nga SHBA. Gjatë fjalës së tij, ndërhyri disa herë kryetarja e KKIE, Jorida Tabaku, e cila i kërkonte që të fliste për integrimin. Në përfundim të fjalës së Ballës, nuk mungoi përgjigja nga Tabaku, e cila i tha se duhet të ketë të njëjtat mendime për ish deputetët e PS që kanë kryer krime zgjedhore.
-
VIDEO
Boçi: Rama do të jetë ai që do të ngrejë kupën e presidenti, i ka lënë topin për momentin Alibeajt
‘Rama e zgjedh vetë kundërshtarin. Zgjedh disa kokrra, propozoni por unë kam të drejtë t’iu rrëzoj., Jam unë ai që vendos se kush do të ngrejë kupën e presidentit. Tryeza nuk ka vlerë në nivelin parlamentar, por politik. Në vazhdimësia në rastin, kur i jepet opozitës e drejta propozuese mund të konvergojmë ndonjë emër. Ne do të vazhdojmë në drejtimin për të bashkuar PD-së. Po keqpërdoret grupi parlamentar i PD-së.. Me anëtarët e grupit parlamentar komunikon me email- me tjerët me Ballën preferon që të përqafohet. Kandidatët e opozitës do të rrëzohen. Topin do ta mbaj një aktor siç është Alibeaj, në momentin që afrohet për të gjuajtur topin, e merr vetë Rama dhe e gjuan vetë.’- tha Boçi.
-
VIDEO
Konsensusi për Presidentin, ‘Rithemelimi’ kundërshton: Zgjidhja është tallje! Alibeaj nuk është mandatur nga askush
Luçiano Boçi, i cili sipas Komisionit të Rithemelimit të Berishës është mandatuar për negociatat për presidentin me opozitën, i konsideron false bisedimet mes Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeajt. Sipas tij Balla dhe Alibeaj procesi është një tallje.
“Zgjidhja është ‘sui generis’. Dikush nga mazhoranca ka propozuar se opozita mund të ketë kandidat në tre raundet e para, ndërsa në raundet e tjera nuk mund të ketë. Mazhoranca që I ka votat e ruan propozimin e saj për raundet e katërt dhe të pestë. Pse duhet të ndërtojmë një proces të tillë tallës?”, tha ai teksa e vë theksin edhe te fakti që Alibeaj nuk është mandatuar nga asnjë institucion i Partisë Demokratike.
“Nga ana tjetër Kushtetuta e thotë qartë se negociatat janë tërësisht politike, jo të gruvepe parlamentare. Balla, Gjiknuri dhe Spiropali janë të mandatuar nga partia ndërsa Alibeaj nuk ka asnjë mandate të dhënë nga partia apo grupi parlamentar”, tha Boçi.