-
VIDEO
Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Procesi finalizon triumfin, shohim dritën e shpresës për të ardhmen! Nuk ka vendim që ndal këtë mision historik
Pasi hodhi votën për kreun e ri të PD në selinë blu, Sali Berisha foli para mediave duke e cilësuar proces historik që finalizon triumfin dhe tregon dritën e shpresës për të ardhmen. Një koment e pati dhe për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se procesi që po zhvillohet është mafioz dhe antikushtetues.
-
VIDEO
Trofeu i Kupës së Botës mbërrin në Tiranë, Veliaj tregon bisedën me ish futbollistin brazilian! Apelon sërish për finalen e Conference League: Të dalim faqebardhë
Fifa World Cup nga Coca-Cola ka mbërritur në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi pritën ekipin e Trofeut të Kupës së Botës. Veliaj tregoi bisedën me ish futbollistin brazilian Gilberto Silva dhe përsëriti thirrjen që e mërkura të jetë dita pa makina për finalen e Conference League pasi do të ketë dyndje të kryeqytetit dhe duhet të gjithë të dalin faqebardhë duke respektuar rregullat.
-
VIDEO
I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha voton për kreun e ri të PD
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të hedhur votën për kreun e ri të PD. Vetë Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do arrijë të marrë fitoren.
-
VIDEO
PS insiston: Opozita të sjellë zyrtarisht kandidatin për President! Nëse vijohet kështu në raundin e 4 i japim vendit kreun e ri të shtetit
Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit. Kështu ka thënë nga Fieri, kryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh kreu i grupit negociator me opozitën për procesin e zgjedhjes së Presidenti Taulant Balla.
-
VIDEO
Gara mes Berishës dhe Elezit/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, marrin pjesë edhe demokratët që nuk janë në lista! Marrin pjesë në zgjedhje me kartë anëtarësie
Prej orës 08:00, ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Në zgjedhje marrin pjesë edhe demokratët që nuk janë në lista dhe shkojnë me kartë anëtarësie për të votuar. Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD/ Drejt përfundimit të numërimit, s'ka surpriza! Berisha fitues në të gjitha degët! Diferencë të madhe nga Ibsen Elezi
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen sot nga Komisioni i Rithemelimit. Procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.
-
VIDEO
‘Qyteti im, shtëpia ime’, Rama nga Vlora: Lungomare ka rritur vlerat e pronave, i ka bërë njerëzit më të pasur! E bukura dhe pastërtia katalizator ndryshimesh
VLORË- Kryeministri Edi Rama i ka vënë theksin investimeve infrastrukturore në qytetin e Vlorës dhe vlerën që i ka dhënë “Lungomare” pronave përreth saj.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes kryeministri tha se pastërtia e një qyteti i shton atij vlera jo vetëm në aspketin vizual, por edhe e rrit ekonomikisht.
-
VIDEO
Investimi në Vlorë, Rama: Njerëzit me prona në Lungomare janë bërë më të pasur sot, pastërtia e një qyteti e rëndësishme për t’u rritur
Rama gjatë fjalës së tij e vuri theksin te investimi i Lungomares në Vlorë, që përvec benefiteve vizuale, ka sjellë edhe ekonomike. Ai tha se njerëzit me prona pranë Lungomares janë më të pasur sot. Kryeministri theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e pastërtisë së një qyteti dhe vlerat që i shton ajo atij.
"Flitet për Lungomaren në aspektin estetik dhe kënaqësisë, por në fakt përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken. Njerëzit që kanë prona në atë zonë, sot janë më të pasur. Ai investim i bërë, i ka bërë njerëzit më të pasur.
Kush ka shtretër në Vlorë do të rrisë çmimet. Kjo është shenja më e parë e rritjes së një ekonomie tërësore. Vlora sot ka 7 herë më pak shtretër se Saranda, por ky është një potencial shumë i madh dhe për këtë duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi nisur. Kur ne nisim një punë, ngrihen ata që thonë, “ne s’kemi bukë, ju bëni sheshe” “hajde shiko x shesh këtu”. Ky është një konceptim i gabuar. E kam thënë edhe më parë, në Kume, kur deri më parë duhet të futeshe me çizme, nuk është e largët dita, kur ato shpitë do të jepen me qira për pushuesit. Zona do dali në dritë me një investim.", tha Rama.
-
VIDEO
‘Berisha tha...’, Rama i kthen përgjigjen epike gazetares në Vlorë: Ndjesë Pastë!
Pas konferencës në Vlorë, gazetarët i drejtuan një “gjysmë” pyetje Ramës për Sali Berishën, por ai tha se nuk e njeh.
Gazetarja: Berisha nga Vlora tha...
Rama: Kush është ky? Kush është ky? Ndjesë Pastë!
-
VIDEO
Këshillë opozitës për zgjedhjen e Presidentit? Meta: Nuk kam asnjë, ata kanë bërë krime që bëhen 1 herë në 100 vite
Presidenti Meta ripërsëriti sot akuzat ndaj disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite, duke iu referuar lënies së mandateve apo edhe bojkotit të zgjedhjeve.
"Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit si ishte djegia e mandateve bojkotoi i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi. Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet. Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm”, the Meta.
-
VIDEO
Drejtësia e re Spak nuk ndalet dhe Berisha në zgjedhje, Alibeaj në negociata
Një pseudokryetar të Grupit Parlamentar të PD dhe “gur” të lojës së Ramës për sa i përket çështjes së presidentit e ka cilësuar Enkelejd Alibejan, deputeti i PD Luan Baçi. Sipas tij mënyra sesi mazhoranca ka ftuar për bisedime opozitën është fals dhe hipokrite dhe kurrsesi mes dy palëve nuk ka pasur negociata.
-
VIDEO
10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë
Ministrja për Shtetin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se aplikimet janë hapur me datën 16 Maj dhe të interesuarit do të mund të konkurrojnë me idenë e tyre deri më 5 Qershor. Individët, sipas ministres vetëdeklarohen si Start Up në portalin e-Albania dhe më pas pajisen me pasaportën e startup-it