-
VIDEO
Pakti Basha-Rama në 2017, Haklaj: Shmangu luftën civile! Topollaj: Marrëveshje pazari! Presidenti? Gazetari: Negociatat false, Balla po bën show
Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.
-
VIDEO
Berisha nga Durrësi: Ishim lolo dhe vegël e qeverisë për shkak të Ali-Bashës! Rama ta lerë portin në duart e qytetarëve dhe Dubain atje ku është
Pesë ditë përpara zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD, Sali Bersha ka vijuar takimet e tij nga Durrësi me mbështetësit e tij.
-
VIDEO
Presidenti, nesër në 10:00 negociata në prani të kamerave! PS: Nëse opozita i ka 20 firma të propozojë emër, kërkojmë fleksibilitet! Alibeaj: Transparenca, ilaçi kundër pazareve
Ashtu siç edhe opozita e kishte kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve negociatat për emrin e ri të Presidentit do të zhvillohen në prani të kamerave. Dakordësia që bisedimet të vijojnë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit u arrit në takimin e pasdites së sotme mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.
-
VIDEO
Kritikat e Ramës për SPAK, Petro Koçi në Report Tv: PS nuk mund të heshtë për krimet më të mëdha! Pse nuk hetohet Berisha për Kompleksin 'Partizani'?!
Kushti i vendosur nga Enklejd Alibeaj për procesin e zgjedhjes së presidentit që ta ketë opozita ekskluzivitetin për të propozuar kandidat, sipas deputetit socialit nuk është një proces gjithëpërfshirës. I ftuar në Report Tv, Petro Koçi thotë se ky kusht do e kthente Partinë Socialiste në fasadë, ndërkohë që duhet ta ketë edhe ajo të drejtën për të propozuar kandidatura.
-
VIDEO
Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve, nesër në orën 10 jeni të ftuar për të parë qëndrimin tonë
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij pas takimin me Ballën, i ka ftuar të gjithë gazetarët në bisedimet e ditës së nesërme në orën 10:00.
"Unë mendoj që vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdolloj pazari. Ju dhe publiku e doni këtë. Për këtë arsye nesër ora 10 jeni të ftuar për të parë qëndrimin. Duam te jetë një proces në shërbim të shqiptarëve. Nesër salla është e hapur për të gjithë.
Unë kam durimin që t’i diskutojmë të gjithë hap pas hapi, e kuptoj shpejtësinë që do Balla, por besoj që kushtetuta thotë 1 gjë, që 3 raundet e para duhet shumica e cilësuar. Ne kemi pacaktuar rregullat, pastaj emrat. Le ta shohim...", tha Alibeaj.
-
VIDEO
Negociatat për Presidentin, Balla: Kërkojmë gatishmëri dhe fleksibilitet nga Alibeaj, të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët
Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për Presidentin.
“Ju ishit prezent gjatë bisedës që zhvilluam sot në konferencën e kryetrarëve. Shpresoj që të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Unë kam shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi dokumentin e Alibeajt por natyrshëm që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët.
Unë mendoj se është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe unë besoj që gjithmonë dialogu dhe konsensusi të arrijnë produkte pozitive”, tha Balla.
“Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces besoj se mund të kemi ecuri në këtë proces. I ka opozita 20 firma për një kandidat për ta propozuar, nëse i ka le ta bëjë”, vijoi ai.
-
VIDEO
Fati i PD në Apel, Shehu në Report Tv: PD e përcaktojnë njerëzit dhe jo letrat e gjykatës! Negociata për presidentin? Rama po luan komedi
Ditën e sotme është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Lidhur me këtë zhvillim të fundit, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në Report Tv se PD nuk e bëjnë letrat e gjykatës, por njerëzit.
-
VIDEO
Qeveria firmos marrëveshjen me fondin shqiptaro-amerikan: Krijojmë 100 laboratorët e parë SMART në shkollat 9-vjeçare! Nesër lançohet programi i kodimit
Shqipëria firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
-
VIDEO
Paralajmërimi i Metës: Pas 24 korrikut, qindra persona do shkojnë në SPAK me prova për mullarët e korrupsionit! I kam armët e forta
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në datë 24 korrik, që përkon edhe me përfundimin e mandatit të tij, do të bëj denoncime në SPAK me prova.
"Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund",tha Meta.
-
VIDEO
2 vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar! Veliaj: Ata që gjoja ‘u kujtuan’, janë të njëjtët që janë dënuar për shpifje nga Gjykata
Nga Ndroqi, ku sot u përurua lagjja e re e Programit të Rindërtimit, nga e cila përfitojnë 74 familje, Kryebashkiaku Erion Veliaj i ktheu përgjigje opozitës edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Veliaj tha se ata që bëjnë sikur “kujtohen” për Teatrin, janë po ata që dje akuzonin për ndërtime kullash edhe në projekte të tjera të mëdha, por sot janë shpifës me vendim gjykate.
-
VIDEO
Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë dollarë në SHBA, Meta: Mashtrim! Do t’i padis, kam njoftuar ambasdën tonë në Vjenë për korrektësi
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si mashtrim, shkrimin e gazetës austriake ‘Kronën Zeitung’, e cila denonconte se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen publike.
-
VIDEO
Meta i përgjigjet Ramës: Thua të hetohet Saliu e Iliri, po kush e ka ndaluar? Thirrje që të heqë vëmendjen nga grupi kriminal
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit që për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sipas tij, Rama kërkon të hetojë Metën dhe Berishën, por duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Për Metën, ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.
“Ne kemi dhe poezinë e pavdekshme të Avzni Nelës. Do e shikoni ju bandën e inceneratorëve se ku do shkojë. A do ju japë zemër ai? Mos pranoni që jeni grup i strukturuar. Mos flisni me drejtësinë? Mos pranoni se na kanë thënë ministrat e tjerë, pasi Ilirin që na denoncoi me fakte, numra llogarie, me gjithçka, para gjithë shqiptarëve, m se në shkurt të vitit të kaluar, 3 muaj para zgjedhjeve, me ato që ka bërë Ilir janë bërë akuzat, atëherë nuk ndërhyjë, se çunat duhet të merrnin votat; në Durrës, Fier, Berat, etj. Të bëhej maxhoranca, pastaj çunat të kenë ça lehtësira, dhe paratë do jenë, paguhen me ato para shkrime jashtë, lobime dhe ajo aferë të quhej; suksesi i madh. Po ato 430 mln euro ku shkuan? Kush do paguaj për to? Do hetojë Saliun ai për Non-grata? Keni ca të dhëna nga Soros, dhe nga agjencia e Edi Ramës. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun? Ilirin, apo Ambrozian, që bën dhe pyetje të pahijshme. Dhe do ia kalojë dhe Zambias për korrupsion. Fajin e ka Iliri, Saliu dhe pellazgët, ky s’di gjë. Po ato 14 vendime që janë bërë në një ditë. E di sa punë duhet për t’u bërë ato? Po tërë ato drejtorë që kanë kundërshtuar. Ky nuk dinte gjë?! Gjërat janë shumë të qarta, në dritën e diellit.”, tha Meta.