-
VIDEO
Palët arritën dakordësinë, Qafoku në Report Tv: Në fund, presidenti do të jetë i PS! Nuk do e humbë këtë shans
Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot live në Shqipëri" nga gazetari Andi Kapxhiu për zgjedhjen e presidentit të ri pasi për herë të parë sot u zhvilluan negociata mes PS dhe PD. Gazetari Roland Qafoku tha se pavarësisht dakordësisë mes palëve, mazhoranca nuk do e humbë shansin që presidenti të jetë i PS.
-
VIDEO
Arrihet konsensusi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri: Dy raundet e ardhshme, propozon opozita!
Palët kanë arritur dakordësinë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas diskutimeve, opozita ra dakord që në dy raundet e ardhshme të propozojë për zgjedhjen e presidentit. Ndryshimi i vetëm i dokumentit të Alibeajt është që opozita do të ketë ekskluzivitetin për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë dhe të tretë ndërsa PS nuk do të bëjë propozime. Nëse nuk miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, më pas PS ka të drejtën të propozojë në raundin e katërt dhe të pestë.
"Si më the a keni besim tek ju? Jo. Ju deshët të merrnit presidentin e federatës, le më këtë. Nuk jeni fare për t'ju testuar në këtë pikë. Ne flasim për një gjë tjetër, 3 raundet e para, propozimi të jetë i opozitës, pikë", tha Alibeaj.
Ndërsa Balla iu përgjigj: "Po e zgjidhëm, ramë dakord. Deri raundin e tjerë, propozimet i keni ju. Ne të tre thamë të njëjtën gjë sa herë folëm. Sillni propozimet, bëjeni si të doni ju. Nëse doni të konsultoni një emër, thoni kur. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri raundin e tretë."
-
VIDEO
Gjiknuri: Sillni emra sipas kritereve që keni vendosur! Lini një orar sot pasdite dhe hajdeni të dialogojmë
Damian Gjiknuri i bëri kërkesë Enkelejd Alibeajt dhe opozitës që të mblidhen në tavolinë negociatash për të folur me emra konkret për presidentin e ri. Gjiknuri i thotë se nuk mund t'i paragjykojnë se po i përdorin raundet e para për të arritur në raundet e fundit që ta zgjedhin vetë presidentin, ndaj i fton të dialogojnë.
"Ne jemi dakord, sillni një emër që përmbledh kriteret! Një, 2, 3, 4 emra, hajdeni në tavolinë negociatash! Nuk ka nevojë për shfaqje, na jepni shansin dhe ne e mos na paragjykoni. Nuk keni të drejtë të na paragjykoni. Ne nuk do ta lëmë vendin pa president nëse raundet do të digjen. Jam dakord me Alibeajn, sillni emrat sipas kritereve që keni vendosur dhe hajdeni ti negociojmë, që sot pasdite lini një orar dhe hajde të dialogojmë, gjithçka tjetër është politikë. Nuk jemi studio politike", tha Gjiknuri.
-
VIDEO
Mediu: Nëse opozita nuk shkon me kandidatë bën sërish gabimin fatal dhe i dhuron pushtet mazhorancës
Kryetari i Partisë Republikani, Fatmir Mediu, edhe një herë bëri thirrje që opozita të propozojë kandidatë.
“Opozita duhet të shkojë patjetër me kandidatura ose do të vijojë të bëjë gabimin fatal që i dhuron pushtet mazhorancës. Kjo u bë e papranueshme për vetë opozitën. Duhet të kërkojmë atë që është më e lehtë. Të ulemi me njëri-tjetrin dhe të themi që kemi 2-3 kandidatura serioze. Nëse ata nuk pranojnë përgjegjësia pastaj është e tyre. Përgjegjësia na obligon të marrim pjesë në proces. S’kam asnjë problem me sjelljen e mazhorancës, diferencën e bën qëndrimi ynë si opozitë”, tha Mediu.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Duka: Të provojmë të propozojmë kandidatë, nuk ma kap truri të jetë e vështirë kjo punë
Agron Duka ishte i qartë në fjalën e tij për opozitën dhe mazhorancën teksa diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri. Duka tha se duhet të provojnë të flasin me emra për kreun e ri të shtetit dhe do ia lënë në dorë mazhorancës që të tregojë nëse i bënë raundet vetëm për të arritur ku donin vetë apo jo. Nuk mungoi dhe batuta e tij me shifrat duke shkaktuar shumë të qeshura.
-
VIDEO
Alibeaj: Garantoni se President të zgjedhur njëanshëm nuk do të ketë! Nuk bëhemi pjesë e lojës
Enkelejd Alibeaj përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se mazhoranca duhet të garantojë se nuk do të ketë një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme.
“Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita e bojkoton procesin. Në këtë rast do të zgjidhej një President i mazhorancës, vetëm në rastin kur opozita nuk do të marrë pjesë në proces. E para që ju duhet të thoni është që raund të katërt dhe të pestë nuk ka. Ndërkohë që ju e thoni gjithmonë ‘po të doni hajde negocioni, por ne kemi edhe raundin e katërt dhe të pestë’.
Nëse thua që ju do të propozoni por do të propozojmë edhe ne s’po thua asgjë’. Po bëni lojë me propozime konsensuale, sepse thoni që sillini ndërsa ne i votojmë ose jo. Opozita nuk bëhet pjesë e kësaj loje. Askush s’mund të futet në një proces që të bëhet ‘mish për top’. Do të ishte sikur të luajmë ‘presidentësh’”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Negociatat për presidentin e ri, Balla-opozitës: Propozoni ju në 2 raundet e ardhshme, pastaj PS! Nuk pranojmë kandidatë nga 'katrani me bojë'
Në negociatat për presidentin e ri, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri të qartë opozitës se ka të drejtë të propozojë në 2 raundet e tjera dhe kandidati të votohet. Më pas thekson se do ta ketë mazhoranca të drejën e propozimit të kandidatëve, por do ta bëjnë pasi opozitës të çojë emra konkret por nuk pranojnë asnjë kandidaturë nga "katrani me bojë" duke iu referuar Rithemelimit të drejtuar nga Berisha.
"Nga sot deri në fund të këtij procesi kanë ngelur 4 raunde. 2 prej tyre i takojnë opozitës, 2 shumicës. Natyrshëm që 2 të mbeturat i takojnë opozitës sepse ne nuk i kemi 84 vota dhe i takon që të jetë bashkëpunuese, si dhe neve që të jemi shumë më shumë bashkëpunues. Nuk e di nëse do të kthehesha që në 28 mars kur kemi filluar procesin për të përgatitur propozimet tona për procesin dhe më pas për të inicuar procesin. Kemi pasur gjithmonë dëshirën të ulemi të gjithë bashkë si sot. Atë që tha Mediu këtu, e ka thënë edhe pa mediat. Edhe Doda pak a shumë në të njëjtën linjë. Shumë mirë që jemi 4 grupet sot në një sallë. Ju Alibeaj thoni opozita të ketë të drejtën e propozimit , unë jam dakord por jo të keni monopolin apo ekskluzivitet. Të drejtën e propozimit e ka pasur çdo palë.
Unë mendoj që kështu jemi të barabartë. Natyrshëm që nuk propozojmë kandidatë pa e propozuar ju. Ju propozoni, ne do ta mendojmë dhe më pas kemi edhe ne të drejtën e propozimit. Për t'iu përgjigjur pse nuk propozon emra PS, nuk ka një proces që PS nuk e përgatit në kohë. Kemi 2 muaj që jemi përgatitru, kemi bërë seanca, kemi bërë takime, kemi bërë shumë konsultime me kolegët këtu dhe kemi gati një short listë tonën. Jua thashë, ku i dihet, në ato që propozoni ju mund të gjeni kandidatin për të qenë president i republikës. Sikur ne të biem dakord për një person që bie në rrjetin e dekriminalizimit, shkarkohet menjëherë. Prandaj propozimi ynë që ngjan sado pak me idenë që u hodhën këtu, ju keni të drejtë të propozoni, por jo deri në fund
Të mos vëmë kusht që procesi duhet të zgjedhë me çdo kusht një president me shumicë të cilësuar, kjo e tejkalon Kushtetutën. Procesi duhet të synojë zgjedhjen me shumicë të cilësuar, jo me çdo kusht. Edhe pjesë e kandidaturave që duhet t’i propozojë vetëm opozita, ta ndryshojmë ‘në raundet e para’ propozon opozita, ndërsa raundet e tjera propozojmë edhe ne. Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë të drejtën e 20 firmave. I keni ju 20 firmat? Silleni kandidatin, opozita mund të sjellë 3 kandidatë. Ne kemi vendosur një kusht që kandidatë që vijnë nga katrani me bojë nuk pranojmë. ", tha Balla.
-
VIDEO
Mediu: Absurde të hyjmë në parlament pa pasur një kandidaturë! S’kemi pse jemi pjesë e procesit për sa kohë nuk kemi një rezultat konkret
Kryetari i i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ndryshim, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita të hyjë në parlament pa pasur një kandidaturë. Mediu tha se nuk kanë pse të jenë pjesë e diskutimit për sa kohë asnjë palë nuk ka një rezultat konkret.
‘Unë mendoj se është absurde nëse hyjmë në parlament pa pasur kandidaturë. Hyrja në proces pa kandidaturë në raundit tjetër i jep shan justifikimit të një farse që është bërë pjesë edhe opozita. Ne si opozitë ose duhet të dalim me një kandidaturë të përbashkët, ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Nuk kemi kohë më, para se të ulemi me ju duhet të ulemi mes vetes sonë. E drejta është e çdo deputeti të opozitës për të propozuar. Nuk kam pse të jem pjesë e diskutimit me asnjë palë për sa kohë që nuk kemi një rezultat konkret dhe i jep frymë një procesi anormal.’- tha Mediu.
-
VIDEO
Mesila Doda: Çdo raund që ikën pa kandidat është një mundësi e humbur
Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi po humb kohë dhe mundësi duke mos biseduar me kandidaturat.
“Ky parlament ka një histori, ka një memorie të veten. Ju e mbani mend kur disa njerëz uleshin me orë të tëra për të kaluar kandidaturat përkatëse. Çdo raund që ikën pa kandidat është një mundësi e humbur. Nuk besoj se politika shqiptare nuk e ka këtë mundësi që të debatojmë për një President. A ka mundësi të futemi në një proces real? Kemi momentin që të japim një rezultat të mirë për shqiptarët! Historia botërore njeh edhe konklavat për zgjedhjen e një pape. Për sa kohë jemi duke bërë politikë këtu, nuk do kemi mundësi për proces real”, tha Doda.
-
VIDEO
Negociatat për presidentin, Alibeaj: Morëm pjesë në proces që mazhoranca të mos këndonte 'ata s'erdhën, e zgjedhim ne'! Të propozojë opozita në raundet e para
Në diskutimet për presidentin e ri të vendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka treguar se kanë marrë pjesë në këtë proces vetëm që të mos vinte raudni i katërt dhe i pestë e mazhoranca të bënte zgjedhjen duke fajësuar opozitën se braktisi procesin.
"Opozita mori pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi, arsye të paqena që pjesa tjetër e Kuvendit të shkojë në raundin e katërt dhe të pestë e të këndojnë "Ata s'erdhën, por e zgjedhim ne". Kjo nuk do ti shërbente askujt, thjesht do ishte zgjatim i mazhorancës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Pavarësisht ndryshimeve të 2008, thelbi mbetet, 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota.
Ajo që sot konsiderohet mazhorancë nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Kriteret nuk janë ndonjë habi, përveç kritereve, legjislacioni përmbante një sërë kriteresh të tjera të shpërndara andej-këtej që i referohen institucioneve të tjera dhe ka ardhur e gjitha si nevojë për deformimin për të implementuar edhe për presidentin. Pjesa e dytë i përket procesit. Është legjitime, e justifikuar, shkon drejt frymës së kushtetutës. Në 3 raundet e para, e drejta për të propozuar t'i përkasë opozitës", tha Alibeaj.
-
VIDEO
Sot për herë të parë negociata mes PD-së dhe PS-së për presidentin e ri të vendit! Palët ulen në tryezë në prani të kamerave
Për herë të parë do të zhvillohen sot negociatat me Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për emrin e ri të presidentit të vendit. Negociatat, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, do të zhvillohen në prani të kamerave.
-
VIDEO
Presidenti i ri, negociatat PS-PD
Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.