• VIDEO

    Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Mesila Doda: Të nderojmë viktimat e 27 Qershorit

    Mesila Doda, kryetarja e grupit parlamentarë për Demokraci Integrim dhe Unitet është shprehur në mbledhjen e organizuar sot në konferencen e kryetarve lidhur me rezuluten për dënimin e gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë duke saktësuar se së pari parlamenti duhet të nderojë viktimat e shqipëtarve të Çamërisë.

  • VIDEO

    Tritan Shehu: Mazhoranca kundër rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë

    Deputeti i PD-së Tritan Shehu së bashku me disa deputetët të tjerë të ‘Rithemelimit’ propozuan një mocion me debat në Kuvend për një rezolutë “Për njohjen dhe dënimin e genocidit të Srebrenicës, Bosnjë dhe Hercegovinë”.

    Dritan Shehu ka dalë sot në një deklaratë për mediat dhe ka deklaruare se mazhoranca nuk pranon dhe ky është një akt i rëndë.

  • VIDEO

    Kërkesat e Ramës për SPAK që të hetojë Berishën, avokati Ngjela: Hyn kot në lojë! Çështjet penale nuk fillojnë nga deklaratat politike, duhet bërë denoncim nga FBI amerikane

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për SPAK, të cilëve i thotë që të hetojnë Sali Berishën, politikanët e tjerë si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në një intervistë për "Sot live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu duke thënë se SPAK është institucion sekret dhe hetimet fillojnë vetëm nëse bën denoncim FBI amerikane.

  • VIDEO

    Rama kujton rastin e Rovena Vodës: Një grua arrestohet për një arkë peshk dhe qepim gojën! Institucionet e drejtësisë të merren dhe me ata që kanë 13 pasuri të pajustifikuara

    Kryeministri Edi Rama ka kujtuar rastin e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua  pasi pranoi 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e një personi në ministri. Rama thotë se nuk mund të bëjnë punën e budallait dhe kur qepin gojën për një grua që arrestohet për një arkë peshk, si mund të qepin gojën për të tjerët që kanë pasuri të apjustifikuara.

     
  • VIDEO

    Rama: Nuk bëjmë kallëzim për 'non gratën', ka dalë një akuzë e rëndë për të

    Kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të bëjnë kallëzim për Sali Berishën kur ka një akuzë të rëndë ndaj tij dhe kjo duhet të ishte puna e parë e drejtësisë sapo u shpall "non grata" nga SHBA.

    "Pse duhet të bëjmë ne kallëzim? Nuk ka kuptim të bëjmë kallëzim për non gratën. Ajo është gjëja e parë. Ka dalë një akuzë që është më e rëndë se akuza e çdo gjykate nga SHBA. Ndërkohë është bërë vorbull e madhe diskutimesh. Jeni në vete apo jo? Ta marrim ta hetojmë, është apo jo? Nuk kam ndërmend të flas për këtë çështje, por çfarë kallëzimi kërkoni nga ne? Njësia antikorrupsion bën kallëzimin e vet. Nuk mund të bëjmë ne kallëzim për kundërshtarët. Kur nuk ka drejtësi, do i bësh por sot që ke sistem të ri drejtësie, çfarë kallëzimi do bësh? Nuk është puna jonë", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama paralajmëron: Shumë shpejt do të kallëzojmë kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS-në

    Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të ketë kallëzimë në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së.

  • VIDEO

    Rama: Respekt për punën e SPAK, edhe për goditjet në oborrin e PS! Sektori i krimit të organizuar, punë fantastike, por duhet më shumë për anti korrupsionin

     

    Edhe pse ka shumë kritika, Kryeministri Rama nuk la mënjanë sot edhe fjalët e mira për punën e bërë deri më tani nga Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Rama tha se ka shumë respekt për punën e SPAK, edhe për goditjet që ka bërë në oborrin e PS!

    “Kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën e  SPAK deri tani. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt. Pjesa që merret me krimin e organizuar është fantastike. Nuk e kanë promovuar sa duhet por kanë bërë punë fantastike. Sot është merita e Krajës dhe e SPAK që dyert për Shqipërinë janë të hapura në Holandë. Kush i pranonte më parë prokurorët në Holandë më parë, i kishte neveri”, ka thënë Kryeministri.

  • VIDEO

    Rama denoncon: Kemi gati projektin për Teatrin e Kukullave, pronën shtetërore na e ka marrë një gjyqtare! Çfarë pret SPAK?!

    Një tjetër denoncim ka bërë Rama në konferencën për shtyp sot së bashku me ministrin Manja. Rama ka përmendur faktin se projekti për ndërtimin e një Teatri Kukullash ka mbetur peng sepse një gjyqtare i ka dhënë vetes pronën shtetërore të Garda e Republikës.

    "Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Në frymë kam qenë kundër, është fundi. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë të bëjnë kallëzime. Por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi kemi bërë. Pra, nëse ne ndërtuam një prokurori special, nuk e bëmë që të dëgjojmë të njëjtën histori se shiko se ne nuk kemi kallëzim. Shkoni në një vend të konsoliduar. Pa kallëzim fare, nëse një gazetë apo një qytetar nxjerr një fakt tronditës. Çfarë kallëzimi duhet këtu për të gjithë këta që numërova.

    Ministri i Drejtësisë ka çuar çështjen e Teatrit të Kukullave, fëmijët e Tiranës e presin. Ne kemi bërë projektin, e kemi gati, dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit të Garda e republikës. Kemi spostuar Gardën e Republikës për ta ndërtuar dhe pronën na e ka marrë një gjyqtare. Një javë para se ta shporrte vettingu na vënë sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Ndërsa ka 462 mijë euro të pajustifikuara! Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë kur e ka këtu këtë gjyqtare?”, ka thënë Rama.

  • VIDEO

    Rama: E patolerushme që asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pas hekurave

    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është e patolerueshme që asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pak hekurave dhe kërkon që SPAK të mos merret me persona që nuk kanë të deklaruar 60 metra katror, por të tjerë me më shumë pasuri të pajustifikuar.

    "Këtu duhet kapur demi për brirësh, jo për bishti. Është  e patolerushme qëë asnjë gjykatës apo prokuror nuk është pas hekurave. Në këtë moment, kjo që nuk është bërë nga Prokuroria e Zakonshme duhet bërë nga ajo e jashtëzakonshme. Vettingu nuk është pushim nga puna. Sistemi i drejtësisë i pastruar i thërret këta. SPAK-u ka thirrur ndonjë? Kë, atë për 60 metra katror? Pse ndodh gjithmonë me këta pak metra katror, pak peshq në një arkë, pse? Nuk janë 5 mijë veta, por një grup njerëzish me ngarkesë të madhe. Kjo është bindja ime dhe e jona", tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Rama: Hetoni Berishën, se po më akuzojnë mua se kam bërë dosjen me Blinken e Sorosin! Nëse s'ka fakte do t'i kërkoj unë llogari SHBA-së për 'virgjerëshën' tonë

    Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish që të hetohet Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Kjo pasi tha Rama me ironi, po më akuzojnë mua se e kam shpallur unë ‘non grata’ bashkë me Blinken e me Sorosin. Rama tha se nëse del se nuk ka fakte për Berishën, vet ai do t'i kërkojë llogari për ish-kryeministrin.

     
  • VIDEO

    Ministri i Drejtësisë: Të kërkojmë performancën e institucioneve të drejtësisë, është e drejta jonë ligjore! PS s’ka komentuar kurrë asnjë vendim gjykatë

    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Partia Socialiste kurrë nuk ka komentuar vendimet e gjykatës edhe kur ato kanë qenë të disktueshme. Por tha Manja, të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, kjo është një e drejtë që ua jep ligji.

    ‘Nuk kemi ndërhyrë as në drejtësinë e vjetër dhe as tek kjo sot, që jemi sponsorizuesit që të jetë një drejtësi e pavarur në shërbim të qytetarëve. Kush drejton gishtin në drejtimin tonë duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësinë e gjyqësorit e kë garantuar vetë gjyqësori. PS, kryeministri, apo çdo përfaqësues i  asnjëherë edhe kur këto vendimmarrje kanë qenë të diskutueshme nuk i ka diskutuar kurrë vendimet e gjykatës. Vendimet e gjykatës kanë të drejtën ti komentojnë akademikët, jo ne si forcë politike. Por të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, jemi në kushtet tona ligjore. Në këtë pikë kryeministri, por edhe unë si ministër i drejtësisë, po ushtrojmë detyrën që na ka dhënë ligji dhe lidhet me politikat e drejtësisë, që janë përgjegjësi e kësaj mazhorancë.’- tha Manja.

  • VIDEO

    Ministri i Drejtësisë: Kanë bërë miliarda, të hetohen prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu dhe të dorëhequr

    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vettingu.

    ‘Nuk ka asnjë informacion sot se çfarë është bërë me këto 19 kallëzime. Në 197 prokurorë dhe gjyqtarë të larguar dhe nga 50 të dorëhequrit, të hetohen. 10 gjyqtarët dhe prokurorët që kryesojnë listën dhe askush nuk më thotë mua se nga e kanë vënë gjithë këtë pasuri. 857 mln lekë të vjetra mungesë burimesh financiare. 714 mijë euro kur në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit. Ta hetojë drejtësia e re. Për këtë e ngritëm drejtësinë e re. 800 mln lekë të vjetra, subjekti i dytë. Ka ngel edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë hetimi? Dhe e mbyll i vjetri me 150 mln lekë të vjetra. Por që të gjithë kanë probleme me pasurinë. Janë kthyer  në latifondistë kur në jetën e vet kanë bërë vetëm prokurorin dhe gjyqtarin. Drejtësia jonë e re ka dënuar për një avlli, ndërsa një prokuror që ka ndërtuar pa leje, pse nuk fillon një hetim.’- tha Manja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv