• VIDEO

    Presidenti/ PS negociata me palët, Alibeaj refuzon! Balla: Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s'është unike, ne s'bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm

    Kur duhen edhe 2 ditë që të përfundojë afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për President të Republikës, ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00. E sotmja ishte ditë negociatash. Teksa Enkelejd Alibeaj i PD ka refuzuar, grupi negociator i Partisë Socialiste zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare të tjera.

    • VIDEO

      Do votojë Fatos Nanon për President? Përgjigjet Berisha: Nuk ia vlen t'ia prishim privatësinë

      Një ndër emrat e përfolur se do të propozohet si kandidat për president është Fatos Nano. Në konferencën për media, Berisha u pyet nëse do të votonte emrin e tij dhe u përgjigj duke thënë se nuk duhet t'ia prishin privatësinë.

      "Mendoj se nuk ia vlen t'ia prishim privatësinë e tij. Lëre se është i akomoduar në jetën e tij, është edhe një lloj hedonisti kështu që më mirë të mos e citojmë", tha Berisha.

      Ditën e sotme, PS pati takime me grupet parlamentare të opozitës për negociatat për presidentin e ri, por nuk mori pjesë Enkelejd Alibeaj. Por vetëm atë e cilëson "peng" të Ballës, ndonse nuk u ul në tryezë me të. Për grupet e tjera parlamentare thotë se janë të pavarura dhe rithekson se Rama është shpërfytyruar nga opozita e vërtetë.

      "Problemi është që loja me kukulla duhet të marrë fund. Nëse e sheh dhe e ndjek Edi Ramën, ai është shpërfytyruar se në skenë ka dalë opozita e vërtetë, kaq është zhvillimi më kryesor. Ndaj dhe loja me kukullat e tjera merr fund. Partitë e tjera janë të pavarura, unë po flas për PD", tha Berisha.

    • VIDEO

      Berisha: Serbia po armatoset se po përgatitet për gjenocide të reja, por do të marrë përgjigjen që meriton

      sh kryeministri Sali Berisha u pyet përse ka rizbuluar cështjen e masakrës së Srebrenicës pasi mund të nxisë trazira në Ballkanin Perëndimor. Berisha u përgjigj duke thënë se Serbia po armatoset për gjenocide të reja.

      "Serbia po armatoset se po përgatitet për gjenocide të reja. Ne nuk përulemi. Nëse do të ndërmarrë aventura, do të marrë përgjigjen që meriton. Nënshtrimi është inkurajimi i revanshit të tij dhe Putinit në Ballkan", tha Berisha.

      •  
    • VIDEO

      “Ishte tmerr këtu”- Rama inspektim të ‘rilindjes’ në Kamëz. E ftojnë për kafe, kryeministrit i tërheq vëmendjen emri i…

      Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Kamëz, ku ka inspektuar përfundimin e punimeve për “rilindjen pas tërmetit e një blloku të madh banimi”. Rama thotë se “tanimë pallatet e vjetra kanë një sistem të ri veshjeje me kursim energjie, depozita uji të qendërzuara poshtë, hapësira publike për komunitetin si dhe markatën e re moderne të fruta-perimeve”. “Ishte tmerr ketu. 29 shkolla e kopshte ne Kamez, uee. Qe ka qene jo zero por nen zero”, tha Rama. Ramen e ftuan per kafe nderkohe qe kryeministrit i terhoqi vemendjen emri i lokalit.

    • VIDEO

      Pse u kujtua pas 27 vitesh për një Rezolutë për Srebrenicën, kur ka qenë edhe 8 vite në pushtet? Berisha asnjë përgjigje: Ne e dënojmë gjenocidin

      Sali Berisha nuk ka asnjë shpjegim se pse u kujtua pas 27 vitesh për të  ‘rizbuluar’ masakrën e Srebrenicës dhe propozoi si ‘rrufe në qiell të hapur’ një Rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk e bëri kur ishte 8 vite në pushtet dhe çfarë ndryshoi tani, dhe nëse do të kërkonte falje se pse nuk e ka propozuar një Rezolutë të tillë kur ai ishte mazhoranca, Berisha iu përgjigj siç di më mirë ‘duke mos thënë asgjë.

      • VIDEO

        Presidenti i ri/ Alibeaj: Nuk vrapojmë pas emrave nëse nuk kemi kritere! Kam njoftuar PS dhe grupet e opozitës me qëndrim zyrtar! Nuk bëhet procesi në dhoma të errëta

        Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave pasi nuk mori pjesë në takimin me PS për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se nuk bëhet procesi në dhoma të errëta ndërsa thekson se ka njoftuar grupet parlamentare me qëndrim zyrtar. Ndër të tjera tha se nuk e cilëson të udhës që të vrapojnë pas emrave konkre si kandidat për President nëse nuk kanë kritere.

        "Në një proces real, të sinqertë ashtu sic e do dhe figura e presidentit e do, të jetë e shqiptarëve, neutral, tu qëndrojë sfidave që pozicioni i presidentit ka. Për të arritur në këtë pikësynim jemi ofruar për të patur një proces të sinqertë, të bazuar në kritere, në procedurë që është garancia e parë dhe e domosdoshme në një produkt sic shqiptarët e duan. Për këtë arsye, ia kam përcjellë qëndrimin zyrtar grupin parlamentar të mazhorancës dhe grupeve të tjera parlamentare. Ky proces të mos perceptohet si lojë apo farsë. Kushtetuta e ka të qartë që presidenti zgjidhet me 84 vota.

        Nuk e ka mazhoranca legjitimitetin për të zgjedhur e vetme sepse së paku 3 deputetë janë deklaruar si "non grata". Për këtë arsye nuk ka legjitimitet mazhoranca për të bërë lojëra apo për të bërë farsë Edi Rama.

        Është e kuptueshme që e drejta për të propozuar, së paku i takon opozitës. Ne kemi propozuar kritere sepse kemi detyrim, jo mes palëve politike, nuk duhet të jetë kështu, por një president që të dalë në sy të shqiptarëve. Ju i dini kriteret, njëri është që presidenti duhet të jetë antikomunist. Është vendosur një kriter për mosaktivizimin politik në 5 vitet e fundit, por nuk është i shkruar në gur.

        Ne këtë qëndrim tonin ia ofrojmë grupeve të tjera parlamentare sidomos atyre të opozitës. Me konsultimet që kam pasur me Dodën dhe Mediun kanë qëndruar tek kriteret. Ne kemi qëndrimin që opozita duhet të propozojë sipas një mekanizmi të bërë publik. Duhet të jetë një proces që të mos jetë buzëkuq. Nuk do ia bëjmë këtë shqiptarëve. Pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të kenë qëndrimin e tyre. Presim reagimin e tyre dhe do të kemi sërish një reagim tonin. Ne nuk jemi për të pasur proces në dhoma të errëta, të cilat nuk kanë rezultuar të mira për shqiptarët. Gjithçka në sy të publikut. Nuk do të ishte e udhës të vrapojmë pas emrave nëse nuk kemi kritere", tha Alibeaj.

      • VIDEO

        Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Rama kërcënoi SPAK! Manja: Kërkoi që një institucion i drejtësisë të bëjë punën, nuk është shkelje

        Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama si “dhunuesin” kryesor të drejtësisë, pasi sipas tij ka folur me tone kërcënuese ndaj SPAK, duke e “detyruar” të hetojnë kundërshtarët e tij politik.

        Gjatë fjalës së tij ka kritikuar gjithashtu faktin që rekomandimet e bëra nuk janë plotësuar me përpikmëri nga prokuroritë, ndërsa shtoi se Manja nuk e ka monitoruar punën siç duhet.

      • VIDEO

        Pamje nga bypassi i Vlorës, Rama: Pritet të hapet këtë sezon turistik, segment i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut

        Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Bypassi i Vlorës duke thënë se ky segment i rëndësishëm pritet të hapet këtë sezon turistik. Në pamjet e publikuara duket se si po vijon procesi i punimeve për të bërë të munudr lehtësimin e trafikut përgjatë sezonit veror kur ka fluks të automjeteve.

      • VIDEO

        Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama në Report Tv: Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit, ndërhyri prokuroria

        Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Berishës.

      • VIDEO

        Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama: Policët e Berishës shkruan në laborator për të prishur provat e 21 janarit, ndërhyri prokuroria

        Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

      • VIDEO

        Rama kritika SPAK-ut, Tabaku: Krekosje si gjeli majë plehut, pasuritë publike janë bërë plaçkë për miqtë e kryeministrit

        Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar kritikat e kryeministrit Rama në drejtim të SPAK, duke e quajtur krekosje ndaj institucioneve të drejtësisë. Ajo kritikoi rrëzimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit të posaçëm për investimet strategjike.

      • VIDEO

        Veliaj në Report Tv: SPAK të godasë 360 gradë! Gërdeci i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit! Presidenti në garë për kryebashkiak? S'ia mban

        Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion duhet të godasë në të gjithë drejtimet, jo vetëm në një kah. Kështu shprehet kryebashkiaku Erion Veliaj në Report Tv, ku thekson se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv