• VIDEO

    Rama në Bruksel! Borrell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor: Jeni prioritet për politikën e jashtme të BE

    Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar mbrëmjes e sotme në Bruksel. Organizatori i darkës joformale ishte Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

    • VIDEO

      Veliaj në Report Tv: SPAK të godasë 360 gradë! Gërdeci i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit! Presidenti në garë për kryebashkiak? S'ia mban

      Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion duhet të godasë në të gjithë drejtimet, jo vetëm në një kah. Kështu shprehet kryebashkiaku Erion Veliaj në Report Tv, ku thekson se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.

      • VIDEO

        Rama sot në Bruksel! Borrell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor: Jeni prioritet për politikën e jashtme të BE

        Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen ditën e sotme në Bruksel. Organizatori i darkës joformale është Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, shkruan Blic.

        • VIDEO

          ‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, Çuçi: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar! Alibeaj: Dështim! Bardhi: Po u jepni kriminelëve tendera dhe po pastrojnë paratë

          Përballë Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ministri i Brendshëm Çuçi foli për ecurinë në luftën ndaj krimit të organizuar teksa tha se partnerët ndërkombëtar kanë krijuar besim te Shqipëria. Ndërkohë kryetari i Grupit socialist Taulant Balla paralajmëroi sërish ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE. Ai tha në Këshillin Kombëtar të Integrimit, se ka zero shanse që Bullgaria t’i heqë veton Shkupit. 

          • VIDEO

            Autobusi përfundoi në Lanë, Veliaj për Report Tv: Do e kthejmë instalcion

            Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, do të vendoset përfundimisht si instalacion. Lajmin e ka dhënë për Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të zhvendoset përkohësisht për t’u riparuar.

            “Ne do ta zhvendosim përkohësisht, që ta meremetojmë, dhe do të kthehet në një hapësirë artistike, në një hapësirë që simbolizon një sensibilizim se duhet “me pas mendjen në timon”. Do të kemi një instilacion aty,” u shpreh Veliaj në një intervistë për Report TV.

            Veliaj pak kohë më parë hapi dhe një sondazh në rrjetet sociale për këtë temë, pas komenteve të cilat sugjeronin një instalacion në vend të zhvendosjes së autobusit.

          • VIDEO

            Veliaj: S’tërhiqem nga akuzat për Dukën, në Tiranë e fituam betejën për futbollin

            Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se nuk tërheq asgjë nga akuzat e bëra në drejtim të FSHF-së dhe të Presidentit të saj Armand Duka. Në një intervistë për Report tv, Veliaj theksoi se Bashkia e fitoi betejën me FSHF për të pasur zgjedhje të drejta në kryeqytet.

            “Ne patëm një betejë për Shoqatën e Tiranës, Gjykata na dha të drejtë, dhe zgjedhjet që ne pretendonim që ishin ato me një anëtar, një votë, të shoqatave, dhe që zgjodhën Eduart Prodanin, ishin zgjedhjet e vlefshme. Këtë vendosi Gjykata. Zoti Duka e ka njohur atë vendim dhe unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës. Po të isha i Kukësit do të merresha me zgjedhjet në Kukës, ose po të isha i Beratit, do merresha me zgjedhjet ne Berat. Unë jam i Tiranës, kështu që u sigurova që në Tiranë nuk pati vjedhje dhe në Tiranë drejtësia foli. A mendoj se duhet bërë një betejë kombëtare që, siç sollëm transparencë në Tiranë, të sjellim në çdo qytet? Dhe të mos vidhen zgjedhjet dhe ëndrrat e kalamajve të mos trafikohen? Patjetër që po! Por këtu secili duhet të bëjë betejën e vet. Unë sot jam kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe solla drejtësi në këtë zonë të qytetit, që ishte Shoqata e Futbollit. Aty ku unë shërbej, që është qyteti i Tiranës, a meriton të vazhdohet ky debat? Unë besoj që po, por për çdo gjë ka një kohë”, tha ai.

          • VIDEO

            Depozita ra tarraca e pallatit dhe dëmtoi tre makina, Veliaj: Administratori të aplikojë për leje që t’i vendosë nëntokë, do ia aprovojmë brenda ditës

            Pasi Report Tv raportoi dëmet që shkaktoi depozita që ra në një pallat në Tiranë, kryebashkikau Erion Veliaj i bëri ftesë administratorit që aplikojë për leje në Bashki që t’i vendosë depozitat nëntokë. Veliaj theksoi se leja do t’i aprovohet brenda ditës, nga momenti që ai do të aplikojë.

            “Nëse administratori aplikon ne i japim brenda ditës për lejet nëntokë. Ftesa për të gjithë administratorët është që nëse lagjja juaj kanë kaluar në 24 orë, duhet ti heqin depozitat, kur nuk ka më nevojë duhet t’i heqin, në atë situatë është përgjegjës administratori i pallatit.  

          • VIDEO

            Veliaj për opozitën: Politizimi i punëve publike duhet të mbarojë, e latë Tiranën me 6 orë ujë në ditë

            Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në një Intervistë për Report TV, tha se opozita duhet të ketë parasysh në ç’gjendje e la kryeqytetin kur bën akuza për ujin e pijshëm apo fondet e rindërtimit. Ai tha se i ka fituar të gjitha gjyqet për shpifje me deputetët e opozitës, si shpifja për shkollën “Sami Frashëri”, për të cilën thanë se do ndërtohej në Paskuqan.

            “Opozita e çon në Gjykatë Bashkinë e Tiranës për çdo punë publike, për këndin e lodrave, për kopshtin, për çerdhen, për mbjelljen e pemëve, për Kalanë, për Pazarin, për Sheshin, për urën, për “5 Majin”, për Kombinatin, për gjimnazin “Sami Frashëri”, për shkollën “Kosova” dhe për sa kohë Gjykata jep një vendim se këto janë shpifje, atëherë duhet të respektosh gjykatën. Unë jam përballur me të gjitha këto akuza dhe deri më sot nuk kam humbur asnjë gjyq. Kam shkuar në Gjykatë dhe kam thënë shkolla “Sami Frashëri” po ndërtohet tek Rruga e Barrikadave. Kush tha që, “po ndërtohet në Paskuqan se këtu do të bëhen pallate”, qartazi ka gënjyer. Gjykata pa faktet, pa ku po bëhet shkolla dhe tha, kjo zonjë ka gënjyer, kjo zonja tjetër ka shpifur, kjo zonja tjetër u bë në mënyrë përsëritëse shpifëse. Duhet të largohemi nga kjo! Unë besoj se politizimi i punëve publike duhet të mbarojë, sidomos kur janë për një çështje siç është çështja e tërmetit,” u shpreh Veliaj.

          • VIDEO

            Kriza e çmimeve rriti koston e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Do ketë indeksim nga qeveria, brenda disa ditësh hapim garën për ndërtimin

            Kriza e çmimeve sipas Veliajt solli një rritje të produkteve që përdoren për ndërtim, si hekuri dhe betoni, duke shtyrë ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në Report Tv, Veliaj tha se brenda disa ditësh qeveria do të dalë me një akt normativ ku do vendosë një çmim të ri për teatrin dhe pastaj do hapet gara për ta ndërtuar.

            “Kemi pasur një azhornim të çmimeve, sidomos të hekurit dhe betonit, për punë ditësh nxjerr një akt normativ që bën indeksim të këtyre cimeve që të hapim garën”, tha Veliaj në Report Tv.

          • VIDEO

            President nga radhët e PS? Veliaj: Jo si Meta dhe Nishani! Do të doja një president që nuk djeg gomat dhe nuk rreh brigadat e punëtorëve

            Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi ditën e  sotme procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Duke folur për Report TV, Veliaj nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të ketë një karrierë të konsoliduar dhe të qëndrojë si unifikues i Kombit. Veliaj  theksoi se Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta apo Bujar Nishani, që u sollën si brigadierë komunaleje.

            “Deri tani procesi ka qenë shumë i hapur për të caktuar disa kritere që do e bënin kandidaturën eventuale një kandidaturë të pranueshme. Pra, PS edhe pse i ka votat, dhe në fakt socialistët ndihen që ka ardhur koha për një president socialist, duke qenë se populli ka votuar mjaftueshëm deputetë për këtë vullnet, e megjithatë për PS nuk është qëllimi këtu. Qëllimi është të kemi një vend funksional. Kjo do të thotë se për herë të parë ne kemi vënë rregulla të brendshme: pra nuk do të jetë deputet i PS apo politikan aktiv i PS. Nëse dikush vjen, qoftë si i pavarur apo qoftë dhe me bindje të ndryshme nga tonat, por nuk është aktiv në politikë, por do të shërbejë në këtë funksion - mund të vijë nga Akademia, nga diplomacia, mund të vijë nga Forcat e Armatosura - pra me një karrierë të konsolidar si profesionist, kjo do t’i bënte mirë Shqipërisë. Për mua si kryetar bashkie, do të doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës, një president që nuk nxit miletin, që është shpronësuar, të djegë gomat dhe të bllokojë Astirin. Një president që nuk merret në çfarë ane rrjedh Lana dhe merret me lloj lloj kanalesh të ujërave të zeza. Një president që nuk merret me kënde lodrash. Kemi pasur president që shkon dhe proteston për këndin e  lodrave. Nuk i bën një president  normal në botë. Unë si Kryetar bashkie do të doja të kisha një president normal. Kemi pasur dy presidentë të cilët merreshin si brigadier komunaleje non stop me punët e qytetit. Kjo është anormale. Nëse duan të merren me punët e kryeqytetit, le të kandidatojnë për kryetar bashkie. Po nëse janë aty si unifikim i kombit, duhet të jenë aty që të unifikojnë kombin. Skema si ajo që pamë tek qendra e emergjencave civile, të cilat presidenti i toksikuar i ngatërroi me zyrat e FRD, janë skena për karikatura, janë butafori”, deklaroi Veliaj.

          • VIDEO

            ‘Conference League’ më 25 maj, Veliaj tregon përgatitjet e Bashkisë: Tre 'Fun Zone' për tifozët, autobusë falas nga Rinasi në Tiranë

            Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar në Report Tv përgatitjet që po bën Bashkia Tiranë ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet në Tiranë. Veliaj tha se do të ketë tre 'Fun Zone', një në Pedonale për tifozët e Feyenoord, një tek diga e liqenit për tifozët e Romës, dhe një fun zone në sheshin ‘Skëndërbej’ për të gjithë sportdashësit, sakaq, Veliaj shtoi se do të ketë autobusë falas nga Rinasi në Tiranë për të mikpritur tifozët që do të vijnë nga vendet e tjera të botës.

            “Tirana do ketë tre fun zone, një në pedonale, një tek diga e liqenit, qendra e Tiranës do jetë për një zonë tifozeri për ata që janë dashamirës. Po përgatitemi për dekorimin e qytetit. Do vëmë autobus falas për të gjithë tifozët , nga Rinasi në Tiranë”, tha Veliaj në Report Tv.

            Ndalur në rritjen e çmimeve të hoteleve, Veliaj tha se nuk ka abuzim nga ato hotele që janë të regjistruara në booking, pasi është vetë algoritmi që llogarit çmimet.

            "Kur flasim për hotele te regjistruar në booking, në sisteme, ke dorëzuar një pjesë të pavarësisë për çmimin. Është algoritmi që përcakton, teksa mbushen vendet rritet çmimi, kjo ofertë si për flurimin si për bujtje paska kërkesë të madhe, të fajësish hotelet që i kanë dorëzuar pavarësinë këtyre sistemeve është fyese”, vijoi ai.

          • VIDEO

            Meta kandidat për kryebashkiak, Veliaj: Nuk ia mban, por nëse kandidon mezi e pres këtë sfidë

            Erion Veliaj ka komentuar në Report TV deklaratat e Ilir Metës se do të kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023. Sipas Veliajt, Metës nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë mezi pret që të ketë një përballje me të.

            “Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur mezi e pres”, tha Veliaj në Report Tv.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv