-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: Nga procesi i vettingut, kanë dhënë dorëheqjen rreth 50 gjyqtarë e prokurorë pas vlerësimit të pasurisë! Rrezikojnë t'u parashkruhet ndjekja penale
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar bilancin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e vettingut. Nga 530 gjyqtarë e prokurorë, 179 janë shkarkuar dhe 51 kanë dhënë dorëheqjen.
"Ku është shqetësimi ynë sot? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar procesin e vettingut 179 janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut. Nga ata ka një shqetësim akoma më të madh. 27 kanë dhënë dorëheqje pasi kanë marrë vlerësimin e pasurisë nga KPK, për të tjerët është bërë vlerësim pasurie por nuk dihet fati i tyre/
Ka afate për ushtrimin e ndjekjes penale. Po t’u referohemi këtyre afateve, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurive, për shkak të mos hetimit, rrezikojnë të parashkruhet ndjekja penale. Për çfarë e bëmë vetingun ne? Thjesht një proces për të pushuar disa gjyqtar dhe prokurorë? Jo. Vettingu duhej që qytetarët të kishin besim te drejtësia", tha Manja.
-
VIDEO
Rama: Tek drejtësia e kemi vënë vetëm gurin e themelit, nuk lejojmë ta mbulojë rëra e së kaluarës
Tek drejtësia e kemi vënë vetëm ne gurin e themelit", tha kryeministri Edi Rama duke theksuar se nuk do të lejojnë që ta pushtojë frika, ndaj insiston që të vijojnë hetimet për të korruptuarit. Ndër të tjera u shpreh se institucionet që merren me vettingun janë të pavarura nga qeveria, pavarësisht se çfarë mund të thonë njerëzit.
"Tek drejtësia e kemi vënë vetëm ne gurin e themelit dhe nuk mund të lejojmë që ta mbulojë rëra e të kaluarës dhe të vijojë frika e së kaluarës nga të njëjtat forca regresive të të kaluarës. Kjo nuk mund të ndodhë. Kemi 2 adresa që nuk i kemi shpallur ne, janë shpallur institucione të pavarura prej nesh, qoftë Departamenti i Shtetit, qoftë Komisionet e vettingut janë jashtë nesh komplet. Mund të thonë çfarë të duan njerëzit, por ky është fakti, jo gënjeshtrat që fatkeqësisht mund të jenë më tërheqëse", tha Rama.
-
VIDEO
Rama për opozitën: Janë të vizatuar nga një dorë që më do më shumë mua, seç dua unë veten! Një i vdekur, një i gjallë në gjumë
‘Reforma në Drejtësi është mbështetur nga populli shqiptar. Këtu nuk është çështje e një luftë politike, politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot, kundërshtarin njërin, tjetrin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do më shumë mua seç dua unë veten time. Ai është një kundërshtar i vdekur, ose një tjetër që është gjallë se fle gjumë. Nuk jemi këtu për këtë por akuza është aq e fortë dhe aq e drejtëpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në punë as besimi dhe as serioziteti i SHBA. Se u bë një vit që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikpyetje serioziteti i drejtësisë së re. Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Se morale e politike këto janë të qarta e të zgjidhura.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Nuk kërkoj dënim, por hetim për Sali Berishën! Të zbardhet e vërteta për 21 janarin, Gërdecin dhe skandalet financiare e korruptive
Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje SPAK që të hetojë për Sali Berishën, por jo ta dënojë. Rama thotë se kërkon të zbardhet e vërteta për 21 janarin, çështjen e Gërdecit dhe disa skandale financiare e korruptive, ndërsa thekson se nuk ka presion apo ngutje.
"Presion mbi drejtësinë? Çfarë duhet të thonim për deklaratat e BE dhe SHBA ku është kërkuar ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Sipas meje jo, nuk ka presion mbi drejtësinë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi? Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi të qartë, juve mund të provoni të kundërtën. Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri.
Të zbardhet e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Që janë të pavarur nuk ka pikë diskutimi, prandaj duhet të clirohet nga çdo frikë e të kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk ekziston, të hetohet nëse është apo nuk është. Këtë ta tregojë hetimi i drejtë dhe i pavarur. Të hetohet Gërdeci. Janë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare e korruptive. Çfarë presioni e ngutje është kjo? Nuk është ngutje se jemi në fund të vitit 3 dhe nuk kemi folur. Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: S’kishte ndodhur në 500 vjet të dënohen figura të larta në oborrin e partisë në pushtet! PS garancia që drejtësia të bëjë drejtësi
Kryeministri Edi Rama tha se Partia Sociliste është garancia që drejtësia të hyjë në oborrin e PD-së dhe të bërë drejtësi, ashtu siç edhe ka vepruar.
‘Nëse sot ish-ministra ish deputetë ish-kryetarë bashkie, apo ish-drejtorë, të cilët një pjesë e madhe nuk kanë qenë hiç kur janë ndaluar dhe tani janë mbrapa hekurave. Ky është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik që as unë dhe askush nga ne, nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme as për të thënë një gjë dhe pastaj për të bërë një gjë tjetër, as për ta përdorur politikisht dhe as për të sulmuar politikisht kundërshtarët.
Përndryshe, siç nuk kishte ndodhur në 500 vjet, dhe e gjithë kjo që ka ndodhur, e tregon. Siç nuk ndodhi në 500 vjet, ndonjë prokuror apo gjykatës që të hetohet dhe të dënonte figura të larta politike në oborrin e partisë në pushtet. Që të jemi të qartë garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS-së dhe të bërë drejtësi për këdo që turpëron këtë parti jemi ne. Vetë kjo parti dhe askush tjetër. ‘- tha Rama.
-
VIDEO
Presidenti i ri, më shumë negociatorë se kandidatë
-
VIDEO
Presidenti i ri, Berisha: Duhet të jetë figurë politike! Kriteret e vendosura nga Alibeaj, të dala nga zyra e Ramës
Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha tha se presidenti i ri duhet të jetë figurë politike. Ndalur në kriteret që ka vënë Enkelejd Alibeaj, Berisha thotë se janë të dala nga zyra e Edi Ramës.
“Përfshihet i gjithë spektri opozitar, kjo nuk ka diskutim të imagjinosh një president jo politik është absurditet, pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtete nuk është post ekzekutiv s’do të thotë që nuk është politik. Çdo parashikim tjetër ose kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, është i stisur he no sens. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë se si i vlerëson Alibeaj, janë të dala nga zyra e Ballës apo Ramës. Dokument që ka synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Edi Rama. ju e keni vënë re sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës, thotë se si Linda Basha s’ka kandidat tjetër, Rama u thotë deputetëve vet që emri im është më i propozoi nga ju, por se morëm kurrë vesh e propozoi njeri apo ji. Po trajtohet si një çështje familjare”, tha Berisha.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Berisha: Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit
Sali Berisha ka bërë me dije se Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë negociatorë të Rithemelimit për presidentin e ri.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja, Berisha: Presidenti i ri të jetë politik! Boçi dhe Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit me opozitën për negociatat për kreun e ri të shtetit
Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur dy negociatorët për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ata do të jenë deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Ish-kryeministri Sali Berisha në përfunim të mbledhjes së Rithemelimit ka deklaruar se presidenti i ri duhet të jetë politik.
"Të imagjinosh një president jo politik është e papranueshme", tha Berisha.
-
VIDEO
Elezi: Të shtyhen me 14 ditë zgjedhjet në PD! Të bëhen takime elektorale të përbashkëta me Berishën me debat në bazë! Të ikë Vokshi e Bozdo nga komisioni zgjedhor
-
VIDEO
Përgjigja e Krajës për Ramën, Yzeiri në Report Tv: Fyese, SPAK mund të nisë hetimet edhe në bazë të indicieve! Ka dosje për Berishën
Për analistin Ilir Yzeiri, përgjigja e Arben Krajës kundrejt kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi llogari se përse SPAK nuk ka nisur hetimet ndaj Berishës, ishte fyese. I ftuar në Report Tv, Yzeriri thotë se Rama nuk foli si kryeministër i Shqipërisë, madje as nuk ndërhyri as në punët e SPAK, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi kërkoi që të dijë nëse Berisha është apo jo kriminel i vrasjeve të 21 janarit dhe Gërdecit.
-
VIDEO
10 ditë nga gara, kreu i ri i PD pa takime në bazë! Berisha e Elezi pa program e fushatë
Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga zgjedhjet për kryetarin e PD, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët e vetëm në garë ende nuk kanë nisur fushatën në bazë. Madje ata nuk kanë prezantuar programet sesi do të drejtojnë partinë. Referuar zgjedhjeve të shkuara të 13 Qershorit, 4 kandidatët përballë Lulzim Bashës bënë 3 javë fushatë.