-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, edhe Basha dakord me draftin? Alibeaj: Ma ka dhënë mua mendimin e tij
I pyetur nga gazetarja e Report Tv Daniela Maloku për mendimin e Lulzim Bashës lidhur me draftin për presidentin, Alibeaj tha se kanë folur bashkë dhe ia ka dhënë mendimin e tij.
“Nëse e keni vënë re që nga 25 marsi s’ka marrë pjesë në mbledhjet në këtë seli. Ka vlerësuar që opinionin e tij të ma jap mua dhe mos ta bëjë publik.”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Presidenti i ri? Alibeaj: Kusht të jetë anti-komunist, prandaj na akuzojnë 'si të shitur te Rama'! Mungesë kuorimi? Kishte deputetë online
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj, tha se deputetët që kanë qenë të pranishëm kanë qenë pro marrjes pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Mungesën e kuorimit, Alibeaj e ka justifikuar se disa deputetë kanë qenë online.
"Ajo që unë kam thënë, që kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentit, 3 deputet Non Grata, 2 të tjerë pas hekurave, raporti i OSBE ODIHR, dhe raportin e fundit të DASH që goditet atë që është legjitimiteti i zgjedhjeve, ne si opozitë e kemi thënë këtë gjë, në raste si kjo duhet të marrin pjesë si detyrim moral e politik për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Së dyti, të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht, ka një kusht të panegociueshëm, që presidenti i republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, "jo të shitur te Rama", "jo të blerë", anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes", tha Alibeaj.
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit/ PD mbledh grupin parlamentar për të diskutuar draftin e Alibeajt! Në takim vetëm 21 deputetë! S'ka kuorum për vendimarrje
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi draftin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Mbledhja ka nisur që prej orës 14:00 por nuk ka kuorum për vendimmarrje.
-
VIDEO
Drafti i Alibeajt për Presidentin e ri, PS: Pozitiv fakti që ka një propozim, në këtë proces propozojmë edhe ne! Nuk po zgjedhim Avokatin e Popullit
Drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës është kundërshtuar edhe nga Partia Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar sot se ky propozim është i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, dhe jo në rastin e Presidentit. Balla thotë se në këtë rast, i takon edhe maxhorancës që të propozojë emrin për President.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ kundërshtoi Alibeajn për presidentin, Bardhi ka një pyetje: Vilën 760 mijë € me të cilën i mban peng Edi Rama, e shitën apo s’po ja ble askush?
Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave kundërshtuese të përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit për draftin e Alibeajt për Presidentin.
-
VIDEO
Në prag të sezonit turistik, Rama inspekton punimet infrastrukture në Golem: Bizneset mos t'i hedhin mbetjet në koshat e vendosura për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ishte në Golem ku inspektoi punën për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor që do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza. Rama gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako la udhëzime për mbetjet e subjekteve tregtare
-
VIDEO
Rithemelimi kundër propozimeve të Alibeajt: Akt tradhëtie ndaj demokratëve! PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj
Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo e ka cilësuar si akt tradhëtie ndaj demokratëve draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri.
‘Dje, deputeti Alibeaj ka njoftuar, në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 Prill 2022, dhe rregulloren e Grupit Parlamentar të PD , mbledhje grupi parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson De Fakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës nga Opozita e emëruar Basha-Alibeaj.
-
VIDEO
Denoncimi i deputetit Salianji: Balluku, tender 17 milionë euro shtesë për vetëm 9% të punimeve të pambaruara në Korçë- Ersekë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar një skandal sipas tij pasi prej 9 vjetësh rruga Korçë- Ersekë është e papërfunduar.
-
VIDEO
Drafti i Alibeajt për Presidentin, Rithemelimi kundër: Kandidati i Ramës do dalë nga goja e tij dhe e Bashës, tradhëti ndaj demokratëve! Salianji: Nuk është qëndrim i grupit
Grupi i Rithemelimit nuk e mbështet draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri. Edhe deputeti Ervin Salianji ka kritikuar kreun e grupit parlamentar të PD duke thënë se po i shkon pas Ramës dhe po nxiton të ulet në tryezë me të, ndërsa insiston që presidenti i ri duhet të jetë me angazhim në jetën politike.
-
VIDEO
Salianji për draftin e Alibeajt: Po shkon pas Ramës, Presidenti i ri duhet të ketë angazhim politik! Ka një hile për mbledhjet e grupit parlamentar të PD
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kundërshtuar draftin e Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim të mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD dhe pretendon se drafti i propozuar për zgjedhjen e president të ri është në favor të Ramës. Sipas tij, rregullorja e përcakton qartë se kush duhet të marrë pjesë në mbledhje ndërsa shtoi se nuk është dakord që presidenti i ri nuk duhet të ketë pasur angazhim politik në 5 vitet e fundit.
-
VIDEO
I droguari shtypi prindërit dhe foshnjën dje, Braçe: Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë
“Ligjshmëri dhe barazi, s’mund të ketë të paprekshëm në rrugë”. Vetëm kështu mund të kemi siguri në rrugët tona sipas deputetit Erion Braçe, në një tjetër reagim sot të tijin për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, ku Ajas Sulejmani shtypi prindërit dhe foshnjën e tyre 3-muajshe te vijat e bardha.
-
VIDEO
Çollaku në 'Repolitix': Nuk mund të marr pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi! Nuk votoj asnjë president që nuk vjen nga qendra e djathtë
Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku nuk do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mblidhet ditën e nesërme. Kështu tha në një lidhje live me emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv.