-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, Rama: Të gatshëm të pranojmë dhe emër të opozitës nëse plotëson kriteret!
Socialistët nuk do të ulen në tryezën e diskutimeve për presidentit të ri me paragjykime, por të gatshëm për të gjetur një emër të përbashkët për kreun e ri të shtetit për 5 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Tabaku: Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin ta zgjedhë Presidentin e vetme! 2 deputetë në burg e 2 të tjerë në pikëpyetje
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin.
“2 ish deputetë pas hekurave dhe të tjerë në pikëpyetje kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur. Nuk po zgjedhim në përfaqësues të PS por një individ që do të ketë detyrën për të ruajtur Kushtetutën, integritetin, sovranitetin për 5 vitet e ardhshme”, tha ajo.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit, Spiropali i drejtohet opozitës: Ne presim nga ju emra, jo diskutime për procedura
Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se ato presin që opozita të propozojë emra konkretë për kandidatët për presidentin e ri të vendit dhe jo diskutime për procedura.
‘Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë të zgjeshim një president të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një president që nuk na nderon. Kemi rënë dakord që të nisim procesin, por kemi shprehur se kemi gatishmërinë. Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Nëse duhet këto takime ti bëjmë së bashku. Presim nga ju të marrim emra dhe jo diskutime për procedura, të cilat mund t’i keni shtyrë për arsyet e juaja të brendshme. Ne duhet të vijmë që në raundet e para me emra.’- tha Spiropali.
-
VIDEO
Grida Duma: Të drejtën për të propozuar emra e para ta ketë opozita! Tregoni vullnet pa zarfe të mbyllur
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur se me procesin e saj me zarfe të mbyllur, mazhoranca nisi një proces jo transparent. Sipas saj duhet që opozita të bëjë propozimet e para.
“Mazhoranca të thoshte që opozita të nisë ajo propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret. Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike. Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma.
-
VIDEO
Balla bie dakord me kërkesën e Alibeajt: Mjafton që procesi te jetë kushtetues, PS do një president për të gjithë shqiptarët
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla është dakordësuar me kërkesën e Enkelejd Alibeajt, që procesi për nisjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit të nisë me datën 10 maj.
‘Kërkesa jonë e parë ka qenë data 29 prill dhe kemi ripropozuar spostimin e afatit të parë me një javë. Për ne nuk ka asnjë problem e rëndësishme është që i gjithë procesi të jetë sipas Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit ka hapësira dhe ne duam një proces gjithë përfshirës. I gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe grupet parlamentare janë të vetmet që do të përfshihen. Maxhoranca po zhvillon proceset e veta konsultuese. Pra procesi i fillimit të zgjedhjes së presidentit të Republikës ka një vendimmarrje. Jam i gatshëm që ta negocioj. Ne duam një president me të gjitha palët. Ne duam një presidenti të të gjithë shqiptarëve. Nëse jemi gati t’i japim shqiptarëve një presidenti të të gjithëve jemi gati. Jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëjmë shkelje që produkti i procesit të jetën anti-kushtetues. Nëse ju do insistonit deri në fund se doni më shumë kohë që data e fillimit të jetë data 10 e vetmja zgjidhje është që konferenca të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë mbledhja në datën 10. Konferenca e Kryetarëve rimblidhet me datën 10 dhe me datën 16 të jetë raundi i parë. Për pjesën e dytë, e përcakton kushtetuta.’- tha Balla.
-
VIDEO
Mediu: Nëse shkojmë në 3 raundet e para me mendjen te i katërti shkelim Kushtetutën! Të jemi seriozë dhe të gjejmë president konsensual
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, tha se Kushtetuta e imponon zgjedhjen e Presidentit me konsensus. Sipas tij duhet dhënë kohë për procesin.
“Propozimi im është të arrijmë në marrëveshjen që duhet të kemi një President mbi palët dhe garant i unitetit të kombit. Të kemi një takim me një përfaqësi të mazhorancës dhe një përfaqësi të opozitës. Të jemi seriozë dhe të gjejmë një President konsensual. Historia ka treguar se kur kemi pasur vullnet politik kemi gjetur konsensusin. 3 raundet e para nuk janë numra në Kushtetutë por si domosdoshmëri për të gjetur konsensus dhe një President mbi palët. Diskutimet nëse i ka apo jo numrat mazhoranca janë në kundërshtim me Kushtetutën. Në raundin e katërt dhe të pestë shkohet vetëm pas ezaurimit të çdo mundësie. Nëse shkojmë me mendjen që t’i kalojmë 3 raundet e para unë mendoj se bëjmë një shkelje flagrante të Kushtetutës. Shqipëria ka njerëz që janë mbi partitë politike. Duhet të jemi pa më mendjehapur. Kërkoj zgjatje në kohë të procesit por edhe diskutim serioz të mundësisë për konsensus. Nëse shkojmë në datën 10 për të votuar, cili është Kuvendi”, tha Mediu.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri. dy kërkesat e Alibeajt: Procesit të nisë me 10 maj dhe diferencat mes raundeve të jenë 7 ditë
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se data 10 maj të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Alibeaj kundërshtoi propozimin e socialistëve, ku theksoi se data 10 maj mos të jetë data për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit. Alibeaj tha po ashtu se diferenca kohore mes raundeve të jetë 7 ditë.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin ri të PD, Sula në Report Tv: Berisha po nxiton si Basha, ‘Rithemelimi’ do të uzurpojë PD! Presidenti i ri? Të jetë apolitik
Ish-kryeministri po nxiton njësoj si Lulzim Basha një vit më parë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Kështu tha në studion e Report Tv deputeti i PD, Dash Sula, ndërsa shtoi se i gjithë ky “nxitim” është një strategji i “Rithemelimit” për të uzurpuar Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve! Alibeaj: Në datën 10 maj të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të ri
Sot, me propozim të socialistëve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbledhu konferencën e kryetarëve, për të përcaktuar kalendarin e punimeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Mbledhja po zhvillohet me praninë e mdiave, me kërkesë të Enkelejd Alibeajt.
-
VIDEO
Xhaçka pret homologun lituanez: Marrëdhëniet tona të shkëlqyera! Presim datën për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur sot në Tiranë homologun lituanez, Gagrielius Landbergis. Ata nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Konsultimet dypalëshe.
-
VIDEO
Djali i Arjan Salës merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’, Rama: Më lindi ideja për nismën kur takova familjen e tij
deja për të konkretizuar nismën për mbështetjen e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës, Rama tha se i lindi kur takoi familjen e Arjan Salës.
1 prej 11 fëmijët që përfituan të parët nga kjo nismë ishte pikëtisht djali 5-vjeçar i dëshmorit të atdheut, Sala.
“Ideja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtuar kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes flakëve për të nxjerr kolegë. Sapo kam dal prej aty, kam kontaktuar menjëherë Ogertën dhe të tjerët dhe kemi filluar punë, për ta ngritur në mënyrë domethënëse mbështetjen e fëmijëve. E quajta amanet të heshtur, pasi ishte nja amanet që u tha pa fjalë nga ata që nuk janë më, një amanet të pathënë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte. Ishte i pranishëm nusja e re dhe i ati. Sot i japim Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, për 20 vitet e ardhshme.”, tha Rama.
-
VIDEO
Mjeku Drini Dobin humbi jetën në luftën ndaj COVID, djali i tij merr statusin ‘Fëmijë Republike’! Nëna e tij përlotet
Djali i mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën në luftën ndaj COVID, pasi u infektua, ka marrë statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’. E ëma e mjekut e përlotur tha se zemra e nënës do jetë gjithmonë e plagosur, por, fëmijët e tij do të ndjekin rrugën e babait të vet dhe do të ndihen krenar.
‘Unë jam nënë dhe zemra e nënë sështë shumë e plagosur, por këto nderime e vlerësime për djalin tim, i nxorri në pah edhe qeveria. Por ky status që jepet sot ishte më i rëndësishëm dhe më mallëngjyes, pasi këto fëmijë jetim do të ecin në rrugën e baballarëve, se janë gjak i atyre. Prindërit i kanë lënë emër, i kanë lënë histori. Qeveria nuk i la pas dore vlerat e djalit tim.’- tha nëna e mjekut Drini Dobi.