• VIDEO

    Kryemadhi-Ramës: Na dërgonin fotot e Dvoranit në Monaco, kur ai thoshte jam sëmurë

    Pak ditë pasi kryeministri Rama kërkoi hetimin e Ilir Metës nga SPAK dhe mori në mbrojtje rastin e Ardian Dvoranit, ka ardhur edhe reagimi nga bashkëshortja e Presidentit. E ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, Monika Kryemadhi tha se Meta është i vetmi politikan që është përballur me drejtësinë në çdo qeverisje dhe i ka fituar të gjitha betejat.

    “Deklarata e Ramës më bën të qesh sepse nëse ka një njeri që është përballur gjithmonë me drejtësinë, ai ka qenë Ilir Meta. Madje Ilir Metës iu hoq imuniteti që në vitin 1992 vetëm pse doli në mbrojtje të fabrikës së Poliçanit. Pastaj është përballja me Dritan Priftin. Meta është i vetmi deputet që është gjykuar në Themel dhe nuk i është shmangur procesit as me raporte mjekësore e as me imunitete.

    Mos harroni që doli i pafajshëm 5 me 0 dhe relator ishte Ardian Dvorani. Ky thoshte jam sëmurë, dhe na sillnin fotografi ku ishte në Monaco. Shkuan deri atje sa kërkonin dëftesat e shokëve të Ilir Metës në gjimnazin në Lushnje.

    Dy herë e çuan në Venecia, pastaj me Gjykatën Kushtetuese me falsifikimin që bëri Etilda Gjonaj…

    Ilir Meta kishte të drejtë për djegien e mandateve dhe kur thoshte se me një kec si Lulzim Basha nuk e mundni dot hienën Edi Rama” – tha Kryemadhi për ‘Kontrast’.

    Ky reagim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku kritikat ndaj SPAK i përqendroi të Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për Berishën, i kërkoi që të niste hetimet për shpalljen e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja, teksa për Ardian Dvoranin tha se u hetua pasi kështu ka dashur presidenti. 

  • VIDEO

    Kryemadhi: Veliaj drejton sot ‘fijet e prera’ të Saimir Tahirit! Presidenti i ri duhej të zgjidhej nga populli

    Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga Populli.

  • VIDEO

    ‘Peqini si Mariupoli’, Dash Sula nxjerr fotot në parlament: Lagjet në gjendje të mjerueshme, ‘Rilindja’ s’ka bërë asnjë investim, bashkia më e diskriminuar

    Deputeti i PD, Dash Sula ngriti problematikën e investimeve në Peqin që sipas tij janë “zero”, duke thënë se është bashkia më e diskriminuar. Gjatë fjalës së tij ka nxjerr fotografi nga lagjet që sipas tij “Rilindja” nuk ka prekur.

    "Do të fokusohem tek Bashkia e Peqinit. Është një ndër 7 bashkitë e Elbasanit, është më e diskriminuara. E them me kompetencën më të plotë,. Jo më larg se km larg nga Rrogozhina, është për të ardhur keq që në 7 bashkitë, vetëm Peqini është kështu,. Nuk ka përfituar nga “rilindja e famshme. Problematika është shumën e madhe. Edhe me reformën territoriale, numri I punonjësve është shtuar, por janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashki. Kryetarit si keni çuar asnjëherë fonde. Janë 1532 familje në ndihmë ekonomike. Shikoni si është bërë Peqini. Peqini është si Manipoli, pa u sulmuar nga rusët.

    Po të kalosh natën dërrmohesh. Në Peqin mund të kalosh vetëm me fouristrad 4x 4, nuk bëhet fjalë të kalosh me këmbë apo me veturë

    Shikoni rrugët dhe fshatrat, shikoni urën që kalojnë përditë fëmijët. Paqeni nuk ka përfituar gjithë këto vite. Nuk është investuar as 1 m asfalt, nëse është investuar unë iki nga deputet. Është e tmerrshme, braktisja shumë e madhe. Përditë ikin nga fshatrat.

    Shikoni këtë familje në çfarë gjendje është. 1200 lekë kilja e bamjes, 700 lekë kajsia, 220 lekë domatet, 300 lekë bizelja, dhe specat. 4 mijë lekë speci i kuq, 700 lekë kumbullat, 200 mijë lekë kastravecit. Me 3700 lekë të vjetra bëjeni llogarinë, si mund të jetojë kjo familje.", tha Sula. 

    •  
  • VIDEO

    U dhunua barbarisht nga policët? Ministri i brendshëm: E pavërtetë, e filmuar çdo moment që nga prangosja deri në dërgimin në mort të Ilvi Metës

    Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se akuzat e bëra nga opozita se Ilvi Meta është rrahur barbarisht nga policët nuk janë të vërteta. Ai tha se çdo moment, nga momenti kur ka qenë në oborrin e komisariatit e deri në momentin kur është dërguar në mort

    "Më vjen keq që aludoni për gjëra që nuk qëndrojnë dhe akuzoni strukturat sikur ata janë kriminelë dhe vrasës, ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër dhe ju si përfaqësuese e re e këtij parlamenti duhet të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë, faktet janë të plota është eskspertiza mjeko ligjore, janë 25 mjekë, 3 punonjës policie në burg për një neglizhencë dhe dosja është e plotë është e zbardhur, janë të filmuara çdo sekuencë që nga momentin që është ndaluar nga policia, është proces verbali, dhe janë të filmuara që kur ka qenë në oborr dhe deri sa është larguar drejt mortit, ju ftoj që të shikoni të gjitha", tha Çuçi.

  • VIDEO

    Vetëvrasja e Ilvi Metës, Ministri i Brendshëm- Dumës: Kërko hetim parlamentar, i ke të gjitha faktet

    Pasi Grida Duma i kërkoi dorëheqjen, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i tha se nëse ka dyshime për vetëvrasjen e Ilvi Metës të kërkojë hetim parlamentar.

    “Të të jap një përgjigje, ju thoni që bisedova me të atin. Në sekondën që është ndaluar i ndjeri Meta është shoqëruar për kontroll banese dhe ka qenë i ati në banesë nuk ka bërë asnjë kundërshtim. Prandaj nuk është politikë kjo që bëni ju. Ju keni të drejtë për të bërë një hetim parlamentar nëse doni, i keni të gjithë faktet, nëse mendoni se prokurori, mjeku, gjykata, policia janë të korruptuar dhe kanë bërë komplot nuk di ca të them se kjo është përtej meje”, tha Çuçi.

    •  
  • VIDEO

    Duma i kërkon dorëheqjen ministrit Bledi Çuçi: Komisariati duhet të sigurojë jetën një njeriu, Ilvi Meta vrau veten

    Deputetja e PD-së, Grida Duma i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

    "Komisariati që duhet të sigurojë jetën përfundoi që një i ri të vrasë veten brenda Komisariati, të merrni përsipër dorëheqjen tuaj? Së dyti,  thashë do respektoj hetimet, po fakti që Avokati i Popullit thotë që ka raste të përsëritura, ku një i ri kapet dhe ka qenë në depresion, edhe pse familjarët nuk e pranojnë, po ju pyes ju si prind, babai më tha kam shkuar 5-7 pasdite, askush nuk me jepte aanjë përgjigje", tha Duma. 

  • VIDEO

    Ministri i Brendshëm i përgjigjet Dumës: Nuk ka asnjë aludim që hedh dyshime për vetëvrasjen e Ilvi Metës, ka nisur hetimi

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetes demokrate Grida Dumës, e cila ngre dyshime për vetëvrasjen në komisariatin e Kavajës. Çuçi thotë se nuk ka asnëj aludim për këtë ngjarje. Ai theksoi është nisur hetimi për përgjegjësit në komisariatin.

    “Kemi shkuar deri në fund së bashku me AMP për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e policisë së shtetit në komisariat e Kavajës deri në neglizhenca që ata kanë bërë që kanë sjell ngjarjen fatale. Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen, as nga prokuroi as nga hetuesit as nga mjekët ligjor, meqë përmendur edhe avokatin e popullit, kanë qenë dy përfaqësues se kanë qenë në inspektimin e dhomave të ndalimit. Ju ftoj të lexoni edhe raportin e avokatit ku thuhet që ato dhoma janë plotësisht në përputhje me standarde ligjore. E nderuar deputet i bëj thirrje e që jo vetëm ju por të gjithë bashkë të përpiqemi se nuk është e lehtë të largohemi nga kjo retorikë politike”, tha Çuçi.

  • VIDEO

    Vetëvrasja Ilvi Metës, Duma nxjer në Kuvend foto e qelisë: Nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar se zor mund të ndodhë kjo

    Deputetja Grida Duma ka ngritur në Kuvend çështjen e vetëvrasjes së Ilvi Metës, ku nxori dy fotot të qelisë ku duket edhe lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se Ilvi Meta u vetëvra. Duma tha se nuk ka nevojë për ekspertizë, por me sy të lirë mund ta kuptosh se kjo gjë zor se mund të ndodh.

    "I ftoj kolegët pa dëshirën për të bërë jetë parë dy foto. Janë dy foto në komisariat të Kavajës, ku pretendohet se është vetëvrarë jetën Ilvi Meta në komisariat. Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar se zor mund të ndodhë kjo.

    Kam shkuar në atë natë të familja  e djalit, do të kishte parë një kob më të madh sesa vdekjen.  Aty kishte pllakosur heshtja, mpirja dhe mungesa e vërtetës ishin më të mëdha sesa morti, E theksoj këtë realitet për një gjë që është shumë e thellë, aty tek ajo familje përveç se ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, për në çast bërë pyetje, për çfarë akuzohej,. Tha për një derë alumini, që quhen vjedhje krime ordinere, devijanca nga varfëria. Tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që si ka kryer, kjo është dëshmia e tij. Sa herë ndodhte një vjedhje e kapnin e rrihnin dhe ishin mësuar me faktin se ka gabuar dhe do jetë gjithmonë fajtori. Mendoni sesa janë ata që nuk mbrohen dhe nuk nxjerrin dot të drejtën e vet. Problemi më i madh është një njeri që dikur, për shkak kjo shoqëri nuk ka një sistem vlerash, një in riedukimi, mund të të çojë deri në vdekje të fshehura apo vetëvrasje të ndodhur nga depresioni, s epo i rrëshqit këmba të varfrit je i mbaruar", tha Duma. 

  • VIDEO

    Ministri i Drejtësisë kritika SPAK: Hetoni Berishën për vrasjet në 21 janar, ‘Gërdecin’ dhe kompleksin ‘Partizani’

    Ministri i Drejtësisë i bëri kritika SPAK, duke thënë se Sali Berisha duhet të hetohet për vrasjet që ka bërë më 21 janar, ‘Gërdecin” dhe kompleksin partizani.

    “Do të më falni që nuk do të rreshtoj këtu arritjet. Që nuk janë te pakta po të kemi parasysh se ku ishim deri para disa vitesh. Jam i bindur që këtë do ta bëjnë të tjerë këtu. Sepse mund të flitet vërtetë shumë për risitë dhe dobitë e Reformës në Drejtësi. Mund të flitet sot për dobinë dhe potencialin e madh të institucioneve të reja të drejtësisë. Por këtu unë dua të them dy fjalë për elefantin në mes të dhomës së drejtësisë së re, si i thonë fjalës.

    Ai zotëria i shpallur “non grata”, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë nga aleati jetik i vendit dhe kombit tonë, nuk është problemi i Amerikës, por i Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë çështje të rëndë për shtetin shqiptar, të cilën Qeveria Amerikane e ka thënë shumë qartësisht se u takon institucioneve shqiptare ta hetojnë dhe ta gjykojnë!

    Zotëria është i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur deri edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së katër qytetareve në bulevard. Nuk është thirrur megjithatë kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish, as për të tjera skandale korruptive marramendëse, ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë!

    Madje mund të them, meqë kemi dhe titullin e konferencës të tillë, ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtësisë deri më sot, por e sfidon vetë sensin e drejtësisë, duke anatemuar deri institucionet e reja të drejtësisë.

    Unë vërtetë kam një karrierë të tërë në prokurori, po këtu as nuk po bëj prokurorin, as po ngre akuza! Nuk po bëj as gjykatësin dhe as po shpall fajtorë. Por po bëj hapur, troç, me zë të lartë, atë pyetje që bëjnë shqiptarët prej kaq shumë vitesh dhe sot edhe më shumë se dje, qëkur ndodhi shpallja "non grata" e Sali Berishës:

    Ore kur do hapen nga drejtësia e re petët e lakrorit të këtij njeriu që e ka pasur okllainë e pushtetit në dorë kur kanë ndodhur gjëmat dhe skandalet më të mëdha në këtë vend?! Nëse është i pafajshëm siç ulërin me të madhe, dhe një dynja e gjitha, bashkë me vetë shtetin amerikan kanë lajthitur deri në pikën që t'i bien në qafë një plaku qelibar, atëherë le të na e thotë pra drejtësia e re këtë!”, tha ai.

  • VIDEO

    Aksidenti në Tiranë, Arbi Agalliu: Të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve

    Pas aksidentit në Tiranë, deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi që të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve të kodit rrugor.

    “Të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve, mënyra se si ndiqen këto njerëz, të drejtuesve kur japin makinën të droguar”, tha Agalliu.

  • VIDEO

    I shkarkuar nga Berisha? Alibeaj: Nuk e njoh vendimin, jam kreu i grupit parlamentar dhe kryetari në detyrë i PD-së

  • VIDEO

    'Nesër nuk ka negociata’, Alibeaj: Drafti për presidentin nuk është final, do të marrim mendim nga aleatët dhe ‘Rithemelimi’

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve do të shkojnë për negociata me mazhorancës. Gjatë fjalës së tij jashtë selisë blu, ai tha se diskutimet do të bëhen me aleatët dhe deputetët e ‘Rithemelimit’.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv