• VIDEO

    Krifca në Report Tv: Bashkë me BERZH do ngremë një platformë ku do vendosim çmime ditore për disa produkte bujqësore! S’ka më grip shpendësh

    Ministrja e Bujqësisë ishte e ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitajn duke treguar se do të punojnë për të orientuar fermerët që të prodhojnë produket që kërkohen nga tregu. Frida Krifca tregoi edhe se po punojnë së bashku me BERZH për të ngritur një platformë që të vendosen çmimet ditore për produktet bujqësore, në mënyrë që të ketë transparencë ndaj fermerëve dhe tregtarëve.

  • VIDEO

    Berisha mbledh nesër Këshillin Kombëtar, Alibeaj: Institucion paralel që synon ndarjen e demokratëve

     

    Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se mbledhja e nesërme nuk është e Këshillit Kombëtar të PD, por të një institucioni paralel, që synon ndarjen e demokratëve.

    “Këshilli Kombëtar i PD nuk kanë mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Presidenti i ri/ Alibeaj: Të hënë mbledhje tjetër me të gjithë grupin parlamentar

    Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se për presidentin e ri do të ketë sërish një mbledhje tjetër lidhur me këtë proces.

    "Mbledhje që u diskutua axhenda parlamentare, u diskutua për Komisionet e posaçme që përbëjnë lëndë të parë për veprimtarinë opozitare, dhe u diskutua edhe për presidentin e ri, i falënderoj kolegët e mi për përgjegjshmërinë, për të përballur këtë lloj procesi, një proces i rëndësishëm, që teston jo vetëm qasjen individualë, por edhe të PD, deputetët dhanë mendimin e vet, lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë, do diskutojmë edhe me kryesinë e grupit, deputetëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të ofrojmë kriteret sipas të cilat ne PD, si e imagjinojnë ato, vlerat, profili, të marrim pjesë në proces, po jo fasadë, është detyrim ndaj zgjedhësve tanë”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Presidenti i ri/ Salianji: Do bëj të gjitha përpjekjet që grupi i PD të jetë i plotë, jo i ndarë sipas interesave

    Ervin Salianji është shprehur se do të përpjekje për të mbledhur të gjithë grupin e PD, e jo të vijojë të ndarë në disa pjesë.

    “Do bëj çdo përpjekje për të mbledhur grupit e PD dhe për të mos ta ndarë grupin, propozimet e të gjithë deputetëve janë qëndrime individuale, kryesia e grupit do të caktojë mbledhjen e ardhshme”, tha Salianji.

  • VIDEO

    Debati në Report Tv/ Deputeti i Berishës braktis emisionin, Jupi: Nuk e përballon dot, s’ka argumente

    Deputeti Luan Baçi, i cili i është bashkuar  Sali Berishës, ka braktisur debatin në Report TV. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Baçi refuzoi të debatojë me anëtaren e kryesisë Taulanta Jupin. Kjo e fundit pati një koment për Baçin, e cila tha se u largua pasi nuk përballon dot debatin ngaqë nuk kanë argumente.

    Pjesë nga biseda:

    Baçi: Alibeaj duhet normalisht, del nga pozicioni i nënkryetari të partisë dhe automatikisht si kreu i grupit parlamentar. Për raste të veçanta, Kuvebdi i PD-së është organi më i lartë dhe merr çdo vendim të mundshëm. Është kuvendi që merr çdo lloj vendi, kuvendi mund të mblidhet t'i ndryshojë edhe emrin, ta shkrijë PD, të marrë një vendim dhe të thotë shkrihet.

    Jupi: Drejt asaj rruge besoj po e çoni zoti Baçi, drejt një partie të vogël që s’do jetë fituese.

    Baçi: Mos më ndërhy se nuk ju njoh fare zonjë.

    Jupi: E ke gabim, sa më the kolege e nderuar. Mos bie në kundërshti me veten.

    Baçi: Prezantimi ta bëri Hitaj dhe kolege e nderuar mos më ndërpre, e sinqertë kjo që nuk iu njoh.

    Jupi: E di shumë mirë që më njeh. Nuk desha të të ndërpres, por kur thua të pavërteta është e pamundur të keqinfromojmë publikun.

    Baçi: Me gjithë sinqeritetin po them nuk e dija që jeni anëtare e kryesisë së PD-së. Nëse jeni e futur më mbrapa pasi janë bërë ndryshimet..

    Jupi: Jam e zgjedhur me votë, por ke pasur punë të tjera. Retorika jote nuk të tregon serioz para publikut

    Jupi: Je deputet që nuk njeh cilët janë anëtarët me votë nga Këshilli Kombëtar më datë 31 gusht. Injoranca juaj nuk është problemi im, jeni ju i painformuar.

    Baçi: Po më bën të qesh, sa për injorancë po e tregon në shkallë superiore...

    Jupi: Injoranca në kuptimin që nuk e njeh situatën.

  • VIDEO

    Mbledhja e grupit parlamentar, Baçi në Report TV: Alibeaj nuk ka tagër, vazhdon të përçajë partinë! Jupi: PD nuk bashkohet me Berishën, sheh interesin personal

    Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar, por Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh. Anëtari i ‘Rithemelimit’ Luan Baçi tha në Report Tv se mbledhja nuk thirret nga kreu i grupit parlamentar, por caktohet nga kryesia e PD-së.

  • VIDEO

    Alibeaj: Nuk më njeh Rithemelimi? E ça pastaj! Mbledhjet e grupit parlamentar i përcakton kryetari i grupit

    Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave para mbledhjes me grupin parlamentar, ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Sa i përket faktit se nuk njihet nga Rithemelimi si kryetar i grupit parlamentar, Alibeajt duket se nuk i intereson dhe thotë se ka detyrimin të thërrasë e të dëgjojë të gjithë deputetët.

    "Kush nuk më njeh?" pyeti Alibeaj ndërsa gazetarja iu përgjigj: "Grupi i rithemelimit".

    Më tej Enklejed Alibeaj vijoi përgjigjen duke thënë se kanë në fokus cështje të tjera ndërsa u ndal edhe tek protesta për rrugën e Rinasit, për të cilën u vendos që të jetë sërish me dy kalime.

    "E ca pastaj? Nuk është ajo çështja kryesore. Grupi parlamentar duhet të ndjekë axhendën parlamentare dhe ka shumë çështje. Një fitore e vogël e banorëve të Rinasit që patën dhe mbështetjen e deputetëve tanë dhe arritën një fitore të vogël. Çështje të tjera janë ato të Komisionit të Posaçëm për të gjithë praktikat korruptive lidhur me investitorë strategjikë. Në pozicionin e kryetarit, kam detyrimin t'i thërras për të dëgjuar të gjithë deputetët, anëtarë të grupit parlamentar" tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Salianji: Do bëjmë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar

    Deputeti Ervin Salianji tha për mediat se do bëjnë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar në mënyrë që ai të funksionojë si një i tërë. Salianji theksoi edhe njëherë se është zhvendosur vëmendja tek kriza që po kalon PD, në një kohë kur lufta e partisë duhej të ishte ndaj qeverisë. Ai tha se  

    "Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm, duke mos i lënë fokusin e duhur diskutimit të deputetëve për t’i dhënë zgjidhje krizës në të cilën është PD. Siç e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë dhe nga reformat kryesore Territorialen dhe zgjedhore. Grupi duhet të hyjë një ulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet në mënyrë për përhershme., të gjithë deputetët duhet ët ulen dhe tu japin zgjidhje krizës, për shkak të ndarjes në palë dhe të mos e shpërndajmë fokusin nga ajo që është objektivi kryesor i PD lufta kundër Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë”, tha Salianji.  

  • VIDEO

    PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, për herë të parë pas Kuvendit të Berishës më 30 prill! Vendoset për qëndrimin për Presidentin! Thirren edhe Alibeaj, Basha e Bardhi

    Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit, që zgjodhi edhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm.

  • VIDEO

    Mbledhja e Grupit, Rithemelimi: Alibeaj po përpiqet të zgjedhë nën-dorë presidentin e Ramës! Futemi në proces vetëm nëse maxhoranca pranon kandidatin tonë

     

    Akt të paligjshëm e ka konsideruar zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, thirrjen e mbledhje së Grupit Parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar mbi negociatat me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri.

    • VIDEO

      Do e miratojnë kandidaturën për president që vjen nga PD? Përgjigjet Rama: Nuk do të paragjykojmë, japim 100% miratimin tonë nëse është e pëlqyeshme

      I pyetur se sa e gatshme do të jetë PS për të miratuar një kandidaturë për president që do të vijë nga PD, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ulen në tryezë me paragjykime dhe do të japin miratimin. Në rast se nuk bien dakord me opozitën për një kandidaturë, kryeministri Edi Rama përmendi sërish se PS i ka votat për të zgjedhur vetë presidentin dhe nuk do të varet nga të tjerët.

      "Ne nuk jemi ulur në tryezë me paragjyukime, do të gjykojmë me emra, nuk do të paragjykojmë se nga vijnë propozimet përderisa jemi ulur në tryezë me palë të tjera për aq kohë sa janë përballë nesh me arenën politike dhe në këtë cështje jemi në një tryezë, ndaj nuk kemi pse japim përqindje.

      Nëse do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të japim 100% miratimin tonë. Nëse nuk do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të bëjmë propozimet tona. Nëse atyre i pëlqen një propozim i yni, do të kemi mbështetjen e tyre.. Nëse jo, falë ndryshimeve kushtetuese që u bënë në 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do të ketë një president normal", tha Rama.

    • VIDEO

      Rama për raportin e 'Gazetarëve pa Kufij': Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë si në Shqipëri dhe këtë s'e luan topi! Nuk shoh asnjë shqetësim

      Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur raportit të organizatës Gazetarët pa Kufij që e radhit Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike për lirinë e shtypit. Rama tha se i beson vetëm raportit të BE ndërsa shtoi se nuk i duket shqetësuese situata e medias në Shqipëri pasi vitin e kaluar nuk është kërcënuar asnjë gazetar.

      "Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që e kanë në Shqipëri. Për këtë nuk ka raport. Nuk ka top që e luan këtë pavarësisht se çfarë thonë raportet. Nëse dëshironi, mund të nis me raportin e BE ku një grup i tërë njerëzish punon për raportin bazuar në fakte e argumenta, jo mbi perceptime e axhenda.

      Me të gjithë respektin, por në këto vite leximi kam mësuar të jem selektiv se një pjesë e këtyre raporteve nuk janë të besueshëm. Nuk shoh asnjë shqetësim për situatën e medias në Shqipëri, përveç se çdo ditë shtohen viktimat e abuzimeve, shpifjeve, fabrikimeve, bullizmit ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë gjyq ndaj asnjë gazetari, nuk ka pasur asnjë gazetar të kërcënuar. Kush bën raportet ka të dhëna të padeklaruara, do i lutesha të vinte në dispozicion këto të dhëna", tha Rama.

      Ndërsa për reportazhet për krimin e organizuar, u shpreh se nuk i beson asgjëje që nuk ka fakte.

      "Kam parë shumë nga këto reportazhe, por faktet kanë rëndësi për mua dhe këto i keni në të gjitha raportet e progreset të BE dhe nga ecuria e luftës me krimin, drogën. Liria e medias dhe reportazhet e lira janë një çështje që ka problematikën e vet kudo, edhe në Gjermani", tha Rama.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv