-
VIDEO
Kundërshtoi zgjedhjet në bazën e PD, Bylykbashi i përgjigjet Isait: Nëse do të ishim në luftë ju keni lënë pushkët varur, bëni pjesë e procesit zgjedhor
Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së së Elbasanit, Eugen Isai, me këtë të fundit që ka kundërshtuar riorganizimin që po bën Sali Berisha në bazë.
-
VIDEO
Raporti i DASH, ministrja e jashtme: Lexojmë me kujdes kritikat e partnerëve dhe i vlerësojmë ato! Vlerësohet mbështetjen që qeveria ka dhënë për procesin e vettingut
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tha gjatë fjalës së saj, duke ju referuar raportit të DASHA, se shqyrtohet me kujdes çdo vërejtje, për të përmirësuar aspekte të qeverisjes. Sipas Xhaçkës, DASH vlerëson mbështetjen që qeveria ka dhënë për procesin e vettingut, ndërsa vlerësohet kontributi ynë për reformimin e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Spiropali debat me Berishën në Kuvend: Nuk e mund dot më Shqipërinë, je gjenerali i një ushtrie që mendon se ti je gjallë! Ish-kryeministri: Po e frenoj gojën se je zonjë
Ashpër i është përgjigjur ministrja Elsa Spiropali akuzave të Sali Berishës mbi qeverinë. Nga Kuvendi, Spiropali i tha Berishës de nuk e 'mund dot më Shqipërinë', teksa i kujtoi atij se në një kohë kur denoncon korrupsionin në qeveri është i shpallur 'non grata' nga SHBA.
-
VIDEO
Shpallja 'non grata' e Aqif Rakipit, Alibeaj i drejtohet maxhorancës: Gjeni kurajën e flisni, nuk është përgjegjësi individuale
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar maxhorancës të mbajë një qëndrim në lidhje me shpalljen 'non grata' të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipi. Alibeaj tha se nuk bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, por për përgjegjësi të të gjithëve, pasi flitet mbi fatin e qeverisjes së shqiptarëve.
"Këtu nuk flet askush për të shpallurit non grata nga DASH, nuk ka asnjë qëndrim. Përgjegjësinë më të madhe personale duhet ta mbajë kryeministri. Çfarë qëndrimi mbani ndaj vendimeve të DASH për përcaktimin e personave politikë 'non grata'? Cili është standardi politik që ju do të vendosni? Çfarë mendoni për atë së çfarë është vendosur si justifikim, keni ju një opinion? Nuk mund ta mbani kokën ulur në telefona, duhet ta gjeni kurajën, çfarë do bëni do prisni sa të vijë ai? Autonominë tuaj njerëzore duhet ta nxirrni. Nuk është përgjegjësi individuale, por publike e të gjithëve sepse bëhet fjalë për ta se çfarë është fati qeverisjes së shqiptarëve. Dilni flisni, shikoji shqiptarët në sy dhe merrni masat tuaja", tha ai.
-
VIDEO
Bejko: Berisha është strumbullari i krizën në PD, e ka futur në proces amullie! Me të në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet! Bashës i pëlqeu berishizmi dhe kjo e dogji
Berisha është burimi dhe strumbullari i krizës në PD, kjo ishte akuza që Roland Bejko drejtoi ndaj ish kryeministrit, ndërsa largimin e tij e shikon si mënyrën e vetme të bashkimit, ringritjes dhe rikthimit në pushtet të demokratëve
-
VIDEO
Basha i kërkoi SPAK të hetonte ‘non gratat’, Berisha: Ai nuk shkon dot në SHBA për shkak të dosjes për lobin rus!
Lulzim Basha i kërkoi SPKA të hetonte persona ‘non grata’ , por kjo nuk është kapërdirë nga Sali Berisha, i cili iu kthye me të njëjta akuza se ai nuk shkon dot në SHBA. Sipas Berishës kjo ndodh për shkak të lobit rus pasi doja Muzin është e hapur atje dhe nëse Basha shkel në SHBA përballet me ligjin.
“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye. U nis me Gjekmarkajn në Ëashington , ai u kthye. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha”, tha Berisha.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: Mbi 80% e shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online, s’ka më pritje nëpër sportele
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa foli sot në Kuvend për Aktin Normativ të shtyrjes së vlefshmërisë së ID në 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, duke iu dhënë mundësi rreth 144 mijë qytetarëve të votonin, u ndal edhe te modernizimi i shërbimit të Gjendjes Civile. Ai tha se sot ky shërbim është ngritur në një nivel të paimagjinueshëm deri disa vite më parë
-
VIDEO
Raporti i DASH, Tabaku: Kryeministri tha se është copy-paste i vitit të kaluar, po qeveria e Ramës është që prej 2013
Deputetja Jorida Tabaku ka folur në kuvend për raportin e DASH ku tha se problematikë është korrupsioni dhe përdormini i grupeve kriminale për të influencuar zgjedhjet dhe deformimin e vullnetin. Duke komentuar deklaratën e Ramës se raporti ishte copy-paste nga viti i kaluar, tabaku tha se dhe qeveria e njëjta është dhe se nuk mund të pritet rezultat tjetër.
-
VIDEO
VIDEO/ Rama mbërrin në Azerbajxhan
Rama mbërrin në Azerbajxhan për vizitat zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
-
VIDEO
Basha si Rama: Drejtësia të hetojë personat e shpallur 'non grata' nga SHBA! Berisha me dy standarde, sot PD nuk mund të thotë që Doshi e Dako s'duhet të jenë në politikë
Në Partinë Demokratike nuk ka një frymë bashkëpunuese, ndërsa vazhdon një gjuhë përçarëse, tha ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ashtu si kryeministri Rama, Basha kërkoi që drejtësia të veprojë dhe madje duhet të kishte nisur hetimet për personat e shpallur non grata, kur ka akuza kaq të rënda nga DASH
-
VIDEO
Basha: Drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur ‘non grata’
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
‘Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet’- tha Basha.
-
VIDEO
Shtrenjtimi i energjisë, Braçe: Për të pasurit na duhet një tatim i ri progresiv për të ardhurat nga kapitali! Për energjinë, burime të reja
Për deputeti socialet Erion Braçe, fatura energjisë 13 mijë, 14 mijë lekëshe apo edhe 20 mijë lekëshe, nuk të bën të pasur. I pasur, thotë Braçe, janë ato që zotërojnë pasuri të paluajtshme e të luajshtme që zotërojnë përfitimet nga kjo pasuri dhe se tashmë duhet të ketë tatime të reja për to