• VIDEO

    Berisha konferencë nga selia blu: Alibeaj refuzon bashkëpunimin, i shërben Ramës për të mbajtur peng PD

    Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklratë për shtyp nga selia blu akuzoi kryetarit e Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj se nuk dëshiron të bashkëpunojë me demokratët dhe se i shërben Ramës për të mbajtur peng PD.

  • VIDEO

    Gardianët bashkëpunojnë me të burgosurit për të futur drogë e sende të paligjshme në burgje, ministri i Drejtësisë: Gati plani për rritjen e sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit

    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një inspektimi në burgun e Drenovës tha se është gati për implementim plani për të rritur sigurinë në burgje. Vetëm pak javë më parë Burgu i Drenovës u vu në qendër të një skandali së bashku me atë të Tiranës dhe Elbasanit ku gardianët bashkëpunonin me të burgosurit për të futur në qeli sende të jashtëligjshme, ku të dënuarit VIP porosisnin nga qelitë trafikun e drogës.

  • VIDEO

    Shba thirrje demokratëve: Refuzoni Berishën!

    Gara për krerët e PD-së në rrethe, për Edvin Kullurin është një tregues i qartë që Sali Berisha është i bindur se ai nuk e ka shumicën në parti. Në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e demokratëve, tha se nëse Berisha do të ishte i sigurt nuk do të nxitonte, siç ka bërë deri më tani.

  • VIDEO

    Pollo në Report Tv: Apelimi i vendimit të gjykatës për Statutin, shërbimi i fundit i Alibeajt për Ramën! SHBA-të s’na e vendosin kryetarin, detyra jonë të bëjmë opozitën

    Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo e cilësoi apelimin e vendimit të gjykatës për ndryshimet e statutit, shërbimin e fundit të kryetarit të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeajt. Ai shtoi se veprimi i tij tregon se po mohon realitetin, duke mos pranuar se PD e vërtet sipas tij është me Kuvendin e “Rithemelimit”.

  • VIDEO

    Djali i Aqif Rakipit në Kuvend: Kam 2 fjalë për Lulzim Bashën, ndryshe nga babai im, ti nuk je burrë! Do apelojmë vendimin e DASH

    Pas shpalljes 'Non Grata' të babait të tij, Aqif Rakipi, i biri Ornaldo Rakipi ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për të treguar se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Akuzat nuk i ka kursyer as për Lulzim Bashën, të cilin duket se e akuzojnë si "fajtor" për këtë vendim, duke thënë se e ka sulmuan babanë e tij, pikërisht se nuk ka mundur do të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve.  Orlando Rakipi e quan Bashës, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar që të bëjë takime me njerëzit.

     
  • VIDEO

    U rikthye në Kuvend, Leskaj uron Majkon: Politikan që meriton respekt, s’do jetë në grupin e kanabisit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj i ka uruar mirëseardhjen kolegut të tij, Pandeli Majkos. Ai e cilësoi Majkon si një politikan që meriton respekt, ndërsa shtoi se është i bindur se nuk do të jetë në “grupin parlamentar të kanabisit”, referuar këtu procesit të legalizimit të kanabisit mjekësor.

    "Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të vecantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Unë besoj se Majko nuk do të jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit", tha Leskaj. 

    Pandeli Majko u betua sot për herë të 8 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke zënë vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit.

  • VIDEO

    Shehi kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Hajde t'i mbushim mendjen fermerit që të mbjellë patate, kur mund të bëjë lekë ndryshe

    Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, (LZHK) Dashamir Shehi është shprehur kundër procesit të legalizimit të kanabisit mjekësor. Sipas Shehut, kjo do të demoralizonte fermerët për të mbjellur kultura bujqësore, pasi do e shohin që do e ketë më të lehtë për të bërë para në në mënyrë më të lehtë.

    "Hajde t'i mbushim mendjen atij shko e mbill patate,.kur mund të thotë se këtu ka 100 mundësi për të fituar para ndryshe, nuk e di se ku shkon marrina, vendime të gabuara do e shikoni që në fund të këtij viti do të ndikojë te niveli i bujqësisë në Shqipëri, do i ftoja kolegët e bujqësisë kemi akoma kohë që të nxisim bujqit që të mbjellin kulturat e pranverës dhe në vjeshtë të shtojmë sipërfaqet me drithëra që të mos jemi kaq të varur nga perëndimi, kundër këtij ligji nuk jam sot, sikur qeveria t'i largojë pak duart nga 5 gjërat që vijnë nga Europa, bujqësia ka nevojë për ide të tjera shumë më të mëdha, shumë të rëndësishme. Kjo është mënyra se duhet trajtuar bujqësia", tha Shehi.

  • VIDEO

    Shehu kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Nuk do forcojë ekonominë, por do shkatërrojë vendin, keni shembull Kolombinë

    Nga Foltorja e Kuvendit, Tritan Shehu është shprehur kundër legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor. Kjo sipas tij, nuk do të sjellë rritje ekonomike për vendin, siç kryeministri Edi Rama ka deklaruar, por do të shkatërrojë vendin.

    "Tymi të mos dalë në shkolla, po nga qielli shqiptar, është krim për mua dhe të kuptoni qartë që asnjë vend i botës nuk është zhvilluar nga droga, Kolumbia, psh, droga nuk forcon ekonominë, por shkatërron vendin, demokracinë, ekonominë, imazhin e një vendi. jemi njollë e zezë për kanabisin, do bëhemi 3 herë më shumë, se nuk e keni kontrolloni dot, Italia e përdor në mënyrë shumë të kufizuar, ca do bëjmë, ku do shkojmë, do bëjmë republikë kanabisi, nuk do t'ju lejojmë ta bëni, nuk do e kaloni në Kuvend, se do duhet të ndryshoni Kodin penal, siç kthyet mbrapsht ndryshimet në Kodin e familjes, do e bëni dhe këtu, se do të shkatërroni gjithë vendin, do të shkatërroni dhe procesin e integrimit duke rritur kriminalitetin në vendin tonë", tha Tritan Shehu.  

  • VIDEO

    Alibeaj debat me Felaj: Sa herë drejton ti seancën ndodhin incidente, nuk e di ça frustrimesh ke, por ruaj neutralitetin

    Enkelejd Alibeaj ka pasur një debat me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, sipas së cilit nuk po zbaton neutralitetin, por po mban anë duke refuzuar që t'u jap fjalën deputetëve të opozitës, dhe këtu iu referua Helidon Bushatit.

    Enkelejd Alibeaj: Sa herë ulesh ti aty, ndodhin vetëm incidente, nuk e di ca frustimesh ke, se kur je këtu je e socialiste, kur je aty të paktën tregohu neutrale, replika jepet kur përdoren fjalë të padenja dhe të pahijshme, jo nuk i bëri, i ka shtrembëruar thelbin e diskutimit, faktet që nxori zonja, dhe kjo është e drejta parlamentare e parlamentarizmit dhe kjo është replika.

    Ermonela Felaj: Ju siguroj që Rregullorja do të lexohet si shkruhet, jo si doni ju ta mendoni

  • VIDEO

    Takimi me Ramën, presidenti i Azerbajxhanit: Diskutuam për bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe tregtisë

     

    Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka bërë me dije se takimin me kryeministrin Edi Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.

    “Vizita dëshmon nivelin e lartë të dialogut politik mes vendeve tona, jemi takuar shumë herë, kemi komunikuar dhe po kështu edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukëss këtë projekt historik duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik.

    Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për tu rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo ç’ka është në proces bisedimesh do sjell zhvillime të reja. Risitë në fushën e turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve mundësi të eja turistike”, tha Ilham Aliyev.

  • VIDEO

    I druhet SPAK? Berisha: Asgjëje mbi tokë, kam kodin tim të pathyeshëm

    I pyetur nëse i druhet kërkesës së demokratit Lulzim Basha për t’u hetuar nga SPAK pas shpalljes ‘non grata’, Sali Berisha iu përgjigj prerë.

    ‘Absolutisht, asgjëje mbi tokë nuk i druhem unë, unë kam kodin tim të pathyeshëm.’- tha Berisha.

  • VIDEO

    Nuk iu dha fjala mbi replikën e ministres Krifca, Bushati bllokon për disa minuta Foltore, largohet pasi Felaj i tërheq vëmendjen

    Deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi nuk iu dha e drejta për replikë, pas replikës së ministres Frida Krifca. Ai u largua pasi Ermionela Felaj i tërhoqi vëmendjen. 

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv